A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në MBRETËRINË E FANTAZISË? Përmes tij do të shkoni atje ku shkon vetëm mendja plot trille
I ri
A keni ëndërruar ndonjëherë të udhëtoni në MBRETËRINË E FANTAZISË? Përmes tij do të shkoni atje ku shkon vetëm mendja plot trille
A do të dëshironit të takonit shtriga, sirena, dragonj, xhinde, xhuxhmaxhuxhë mjekroshë, gjigantë, zana… Por edhe njëbrirësh, katallanë dhe njerëz-ujqër? Do t’ju pëlqente të fluturonit në shpinën e Dragoit legjendar të Ylberit?
Le të nisemi së bashku, atëherë, në këtë udhëtim aventuror në flatrat e Fantazisë!
Rreth Jeronim Stilton
I lindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuke të Krahasuar.
Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i Çmimit Andersen 2001 si personazh i vitit.
Në kohën e lirë, Stiltoni koleksionon kore antike parmixhani të shekullit XVIII, por sidomos i pëlqen të shkruajë libra ku rrëfen histori zbavitëse plot aventura prej supermiushi.