700 Lekë


Përshkrimi

Sasia 100 ml

VAJI I KASTORIT (RECINIT) - ZGJEDHJA  JUAJ PËR LËKURËN DHE FLOKËT!

Një vlerë e shtuar dhe një nga trajtimet bazë në industrinë kozmetike!

100% natyral, i presuar në të ftohtë

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 50526

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

2 700 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
1 300 Lekë
Shitur (5)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm

Përshkrimi

 PËRSHKRIMI

Vaji i kastorit (ose siç quhet shpesh vaji i ricinit) shquhet për një spektër mjaft të gjerë përdorimi dhe me efekte të shkëlqyera për çdo gjë që përdoret: flokët, fytyrën lëkurën!

Ajo që e bën të veçantë këtë vaj është është përmbajtja në nivele të larta të një acidi  të rrallë yndyror që quhet acidi ricinoleik, i cili mund të gjendet vetëm në këtë vaj dhe në disa lloje të kërpudhave. Për shkak të këtij acidi, vaji i ricinit ka veprim të forte anti-inflamator. Por vlerat e vajit të kastorit nuk mbarojnë këtu; ai është  hidratant, nutrient, eksfoliant, balsamik, astringent, cikatrizant, duke plotësuar në këtë mënyrë një gamë mjaft të gjerë të efekteve në lëkurë; përveç kësaj, zgjat flokët, eleminon rënien, u jep flokëve jetë, etj.

EFEKTET & PËRDORIMET

SI TA PËRDORIM VAJIN E KASTORIT PËR PËRDORIM TË JASHTËM?

Për përdorim të jashtëm, vaji i kastorit jep rezultate të shkëlqyera bazuar në metodën “hot-oil massage”. Sipas kësaj metode, vaji i kastorit ngrohet në banjamarinë (ngrohje në të njomë) në temperaturën 40-50 gradë Celcius. Më pas, masazhohet trupi, fytyra ose flokët. 

Rekomandohet gjithashtu që për përdorim të jashtëm, vaji i kastorit të përzihet me vajra të tjerë, si psh. vaji i bajames së ëmbël , vaji i kokosit, etj., për shkak se vaji i kastorit është një vaj me kosistencë (dendësi) të lartë dhe përzierja me vajra me dendësi më të ulët e bën më të lëhtë përthithjen e tij nga lëkura ose flokët.

VAJI I KASTORIT PËR LËKURËN

Vaji i kastorit ka një spektër jashtëzakonisht të gjerë të përdorimit në fytyrë, për shkak të vetive të tij unike. Ai është anti-inflamator, Megjithatë, vaji i kastorit ka disa specifikime në përdorim, krahasuar me vajra të tjerë. Vaji i kastorit nëse aplikohet i papërzier me vajra të tjerë, për shkak se është viskoz (i trashë), rekomandohet që pas aplikimit, fytyra të fshihet me një tampon të lagur pak me ujë të ngrohtë. Vaji i kastorit fillimisht mund të jetë ngjitës në fytyrë, por sapo të aplikoni një tampon pastrues, ajo absorbohet menjëherë, duke mos lënë gjurmët e vajit mbi lëkurë.

Gjithashtu, nëse vini re tharje të lëkurëës nga përdorimi i vajit të kastorit, mund të aplikoni mbi të një lloj vaji tjetër, ose një krem hidratant.

PËR PASTRIMIN E FYTYRËS NGA PAPASTËRTITË

Vaji i kastorit ka efektë të jashtëzakonshme për pastrimin e fytyrës për shkak të acideve që ai përmban. Vaji i kastorit depërton thellë në pore dhe nxjerr jashtë të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura. Një nga trajtimet më të mira është receta me vaj kastori e përzier me vaj bajame të ëmbël ose vaj ulliri në raportim 1:1.

Pasi keni bërë përzierjen dhe e keni aplikuar në të gjithë fytyrën, vendosni për disa minuta në fytyrë një peshqir të lagur me ujë të nxehtë dhe të shtrydhur mirë. Kjo maskë do ju mundësojë të nxjerrë jashtë të gjitha papastërtitë.

Pas këtij trajtimi, vendosni një krem hidratant nëse dëshironi.

PËR HIDRATIMIN E LËKURËS SË FYTYRËS NË THELLËSI

Vaji i kastorit është një hidratues i mrekullueshëm i lëkurës. Acidet yndyrore të përqëndruara, të cilat janë të pranishme në vajin e kastorit, depërtojnë në thellësi të lëkurës mjaft lehtë. Ky proces ndihmon për të eleminuar tharjen e lëkurës dhe për të rikthyer në këtë mënyrë hidratimin. Vaji i kastorit është posaçërisht i dobishëm në tharjet e lëkurës gjatë stinës së dimrit.

PËR LËKURAT NORMALE DHE TË YNDYRSHME

Përzieni në një filxhan në sasi të barabartë vaj kastori, vaj jojoba, vaj të farës së rrushit, vaj susami dhe vaj kokosi. Masazhoni butësisht në darkë fytyrën. Nëse në fytyrë ka prani të shtuar të vajit, fshijeni lehtësisht me një tampon. Lëreni fytyrën në këtë gjendje dhe në mëngjes lajeni me ujë të ngrohtë. Ndryshimet do te jenë të mënjëhershme dhe të thella. Ky trajtim rekomandohet 2-3 herë në javë.

Një metodë mjaft e efektshme për hidratimin e lëkurës në thellësi është përgatitja e maskës me vaj kastori dhe të verdhë veze. Përzieni mirë një të verdhë veze me një lugë çaji vaj kastori. Aplikoni maskën në fytyrë për 15 minuta dhe pastaj e lani fytyrën me ujë të ngrohtë.

Mjaft efikas është edhe përzierja e vajit të kastorit me vaj të arrës së kokosit. Përzieni 1/4 e një flilxhani kafe me vaj kastori dhe shtoni 3/4 vaj të arrës së kokosit. Këtë përzierje aplikojeni në fytyrë edhe trup.

Nëse keni një lëkurë normale, përzieni një sasi prej 1/4 me vaj kastori dhe 3/4 me vaj të farës së rrushit. Ky trajtim është gjithashtu mjaft i efektshëm. Këtë përzierje aplikojeni 2-3 herë në javë.

Nëse keni një lëkurë të yndyrshme, përzieni një sasi prej 1/4 me vaj kastori dhe 3/4 me vaj jojoba. Ky trajtim ndihmon edhe në balancimin e yndyrës në fytyrë. Aplikojeni 2-3 herë në javë.

PËR LËKURAT E THATA

Përzieni në një filxhan një sasi prej 1/4 me vaj kastori dhe 3/4 me vaj susami. Masazhoni butësisht në darkë fytyrën. Lëreni fytyrën në këtë gjendje dhe në mëngjes lajeni me ujë të ngrohtë. Ky trajtim rekomandohet 2-3 herë në javë.

PËR ELEMINIMIN E RRATHËVE DHE  RRUDHAVE TË SYVE

Vaji i kastorit ka rezultuar mjaft dobiprurës kundër rrathëve të zinj dhe rrudhave të syve.

Lëkura e syve është një nga pjesët më delikate të lëkurës dhe për këtë shkak ajo kërkon kujdes të veçantë. Ajo ka mungesë të gjendrave dhjamore, kështu që faktorë të tillë, si mosha, lodhja fizike, stresi dhe problemet shëndetësore lënë shenja të konsiderueshme, duke na treguar më të plakur.

Për këtë arsye, trajtimi i rrudhave të syrit është domosdoshmëri, si për të parandaluar krijimin e tyre, ashtu edhe për të reduktuar dhe eleminuar rrudhat egzistuese. Hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është i vetmi ilaç për të parandaluar dhe vonuar shenjat e plakjes, stresit dhe lodhjes.

Aplikoni vajin e kastorit së bashku me vajin e bajames së ëmbël çdo natë në zonën rreth syve për 1 muaj rresht. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore lehtësisht për disa minuta. Ky trajtim nuk ka nevojë për shplarje.

Një maskë tepër e efektshme është maska me mjaltë, vaj kastori dhe vaj bajame të ëmbël. Në një filxhan kafe përzieni një lugë gjelle me mjaltë, një lugë kafe vaj kastori dhe një lugë kafe vaj bajame të ëmbël. Përziejeni mirë derisa të bëhet një masë unike dhe aplikojeni në zonën rreth syve me mollëzat e gishtave. Përhapeni me lëvizje rrethore për disa minuta.

Mbas 20 minutash, shplajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Në fund, aplikoni një krem ushqyes.

Ky trajtim aplikohet çdo ditë përpara fjetjes për 20 ditë rresht. Rezultatet do të jenë surprizuese!

PËR SHËNDETIN DHE BUKURINË E BUZËVE

Kundër plasaritjeve të buzëve, për buzë të buta, me ngjyrë trëndafili, plot shkëlqim dhe të shëndetshme, vaji i kastorit është një trajtim i shkëlqyer! Me vajin e kastorit, përveçse mund të përdoret i pashoqëruar, mund të bëhen maska mjaft të mira.

Një nga maskat e mira është maska me vaj kastori, vaj bajame të ëmbël, vaj avokado dhe mjaltë. Përdoreni sa herë keni çarje, apo tharje të buzëve.

Përbërësit:

1 lugë çaji vaj kastori

1 lugë çaji vaj bajame e ëmbël

1 lugë gjelle mjaltë

1/2 avokado

Përgatitja:

Grini shumë hollë avokadon, deri sa të formoni pure. I shtoni edhe përbërësit e tjerë dhe përziheni mirë, deri sa të formohet një masë homogjene.

Përdorimi:

Aplikoni përzierjen sa herë keni çarje buzësh, tharje të tyre, ose dëshironi që të t’i hidratoni dhe ushqeni ato. Lëreni 20-30 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Rezultatet do të jenë plotësisht të dukshme.

Një maskë tjetër është vaj kastori, vaj kokosi dhe mjaltë. Kjo është një maskë për ruajtjen nga i ftohti, në rastet e çarjeve dhe dëmtimeve të buzëve.

Përbërësit:

1 lugë çaji vaj kastori

1 lugë çaji vaj kokosi

1 lugë gjelle mjaltë

Përdorimi:

Aplikoni përzierjen sa herë keni çarje buzësh, tharje të tyre, ose dëshironi që të t’i hidratoni dhe ushqeni ato. Lëreni 20-30 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Rezultatet do të jenë plotësisht të dukshme.

PËR REDUKTIMIN E NJOLLAVE TË LËKURËS

Vaji i kastorit është tepër efektiv për eleminimin e njollave në lëkurë (njollat e diellit, të shtatzënisë, të moshës, etj.). Kjo për shkak të aftësisë së saj për të zvogëluar pigmentimin. Prania e shtuar e acideve yndyrore, kryesisht e Omega 3 stimulojnë lindjen dhe rritjen e indeve të reja të lëkurës, duke eleminuar në këtë mënyrë indet e vjetra dhe me probleme.

PËR REDUKTIMIN E SHENJAVE TË LËKURËS

Vaji i kastorit është një trajtim i mirë kundër shenjave të lëkurës (shenjave të plagëve, strijat, cikatricet, etj.). Ky trajtim vepron ngadalë, por vazhdimisht. Vaji i kastorit duke qenë se është i pasur me Omega 3 stimulon lindjen dhe rritjen e indeve të reja të lëkurës.

PËR PARANDALIMIN DHE REDUKTIMIN E RRUDHAVE

Vaji i kastorit stimulon mjaft prodhimin e colagjenit dhe elastinës, të cilat janë përgjegjëse për ruajtjen e fytyrës nga rrudhat. Përveç kësaj, vaji i kastorit depërton thellë në lëkurë duke e hidratuar, ushqyer dhe rigjeneruar atë dhe në këtë mënyrë parandalon kriimin e rrudhave dhe i japin fytyrës një pamje më rinore.

Një tampon make up-i ose një top të vogël pambuku lageni me vaj kastori aplikojeni atë në lëkurën e rrudhur para se të shkoni në shtrat.

Receta e mëposhtme është ideale në moshat mbi 40 vjeç:

Në një enë përzieni 1 lugë çaji vaj kastori me 1 lugë çaji mjaltë, 1 lugë kafe vaj kamomili, dhe 1 lugë gjelle argjilë jeshile. Pasi ta keni përzier mirë, aplikojeni në të gjithë fytyrën, duke mos përjashtuar zonat delikate, siç janë rrathët e syve. Lëreni të veprojë për rreth 15 -20 min dhe me pas lahet fytyra me ujë të ftohtë.

PËR SHËNDETIN DHE BUKURINË E THONJVE

Në rastet e thonjve të brishtë dhe lehtësisht të thyeshëm, vaji i kastorit është i mrekullueshëm! Gjithashtu, ky vaj është një zgjidhje e shkëlqyer kundër infeksioneve fungale që shpesh rrezikojnë kutikulat e thonjve. Nëse aplikoni vajin e kastorit çdo natë në thonj për rreth 20 ditë, thonjtë do ju bëhen të fortë, të gjatë dhe të shkëlqyeshëm!

PËR RRITJEN E QERPIKËVE

Për rritjen e qerpikëve vaji i kastorit jep rezultate surprizuese! Ngrohet vaji në temperaturë 45-50 gradë C dhe më pas aplikohet në qerpikë. Ky trajtim bëhet çdo natë për 30 ditë rresht.

KUNDËR STRIJAVE (SHENJAVE TË SHTATZËNISË)

Vaji i kastorit është i provuar për strijat dhe jep rezultate mjaft të mira. Vaji i kastorit përshpejton procesin e shërimit të lëkurës nga plasaritjet, duke rigjeneruar indet e dëmtuara. Në këtë mënyrë rritet qarkullimi i gjakut, ushqehet lëkura dhe bëhet më elastike.

Reduktimi dhe eleminimi përfundimtar i strijave është jo i lehtë. Ato kërkojnë kohë dhe trajtim sistematik. Eleminimi përfundimtar i strijave varet shumë nga historiku i strijave (jetëgjatësia e tyre, numri i shtatzënive), dhe struktura indore e pjesës abdominale (shkalla e obezitetit, e tonifikimit të tij, mosha, etj.). Nëse trajtimi përdoret sistematikisht dhe për një kohë të gjatë, strijat eleminohen pothuaj krejtësisht.

Trajtimi kundër strijave fillon që në muajin e tretë (ose të katërt) të shtatzënisë dhe vazhdon pas lindjes, deri sa nëna të marrë plotësisht peshën e saj të mëparshme.

Vaji i kastorit në trajtimin kundër strijave rekomandohet të përzihet me vajin e bajames së ëmbël në raportin 1:1 dhe paraprakisht të ngrohet në banjamarinë. Pasi laget me perzierjen e vajit zona e strijave, bëhet masazhimi lehtesisht me gishta i të gjithë lëkurës. Idealja është ta bëni aplikimin çdo ditë pas dushit. Për profilaksi ndaj strijave, përveç barkut, masazhohen gjoksi, vithet dhe kofshët.

PËR PASTRIMIN E MAKE UP-IT (MAKE-UP REMOVER)

Vaji i kastrorit rekomandohet të përdoret për pastrimin e make up-it. Vaji i kastorit realizon pastrimin në thellësi të lëkurës dhe njëkohësisht e lë atë të freskët , të hidratuar, të butë dhe mjaft elastike.

Paraprakisht, rekomandohet të përzihet vaji i kastorit me një ose disa vajra bazë, si: vaji i bajames së ëmbël, i arrës së kokosit, i jojobës, i avokados, etj. Lyhet fytyra me një tampon fytyre ose pambuk me këtë përzierje dhe fshihet make up-i, duke përfshirë edhe kapakët e syve. Lihet për 2 minuta dhe pastaj butësisht fshihet me një copë të freskët prej pambuku, ose me nje garzë të ngrohur paraprakisht. Më pas, fytyrën lahet me ujë të pastër dhe sapun. Lëkura në këtë rast është e pastër, e shëndetshme, e hidratuar dhe e ushqyer.

KUNDËR ERËS SË KEQE TË TRUPIT

Vaji i kastorit është i pasur me acid ricinoleik, i cili ndihmon në luftimin e baktereve të lëkurës, të cilat  në shumë raste janë shkak i erës së keqe të lëkurës.

Masazhohet trupi me vaj kastori pas dushit dhe për një kohë të shkurtër, era e pakëndëshme do të largohet.

PËR REDUKTIMIN E SHENJAVE TË PLAGËVE

Me kalimin e kohës, aplikimi i rregullt dhe i përditshëm i vajit të kastorit në shenjat e plagëve mund t’i zvogëlojë ato. Acidet yndyrore në përbërje të vajit të kastorit depërtojnë në indet e lëkurës dhe stimulojnë rritjen e indeve të shëndetshme rreth shenjës së plagës, duke zvogëluar madhësinë e vetë shenjës.

PËR DISINFENKTIMIN E PLAGËVE SIPËRFAQËSORE DHE GËRVISHTJEVE TË LËKURËS

Vaji i kastorit është i shkëlqyer për dezinfektimin e plagëve sipërfaqësore dhe gërvishtjeve të lëkurës. Ai ka veti të theksuara ati-inflamatore, çka e bën atë një trajtim mjaft efektiv kundër plagëve sipërfaqësore dhe gërvishtjeve të lëkurës.

KUNDËR MYKUT TË LËKURËS

Vetitë e tij anti-inflamatore e bëjnë mjaft efektiv vajin e kastorit për trajtimin e mykut të lëkurës.

Kundër mykut, lyhet lëkura me vajin e kastorit për 20 ditë rresht.

KUNDËR DJEGIEVE TË LËKURËS NGA DIELLI

Për shkak të vetive të tij balsamike dhe anti-inflamatore, vaji i kastorit është një trajtim i përshtatshëm kundër djegieve të lëkurës nga dielli. Aplikohet vaj kastori e përzier me vajin e arrës së kokosit në raportin 1:1 në zonën e prekur nga djegiet dhe shpejt do të ndjeni lehtësim dhe rigjenerim te plotë të lëkurës.

VAJI I KASTORIT PËR FLOKËT

Nëse vaji i kastorit do të përdoret i papërzier me ndonjë vaj tjetër, rekomandohet që para aplikimit flokët të jenë gjysëm të thatë. Lageni me gishat e dorës flokun me pak ujë dhe i kaloni lehtë një peshqir të thatë. Më pas filloni aplikimin. Duhet pasur parasysh se nuk rekomandohet aplikimi i vajit të kastorit në sasi të mëdha, por vetëm në sasi të vogla. Aplikimi i sasive të mëdha nuk do t’ju ndihmojë, por vetëm do t’i bëjë flokët tuaj të yndyrshëm.

PËR RRITJEN E FLOKUT

Vaji i kastorit është një nga stimuluesit më të mëdhenj të rritjes së flokut. Nga hulumtimet shkencore është vërtetuar se vaji i kastorit ka aftësinë të stimulojë tre deri në pesë herë rritjen e flokut krahasuar me rritjen normale të tij!

Rekomandohet qe vaji i kastorit të përzihet në raportin 1:1 me vaj bajame të ëmbël, ose me vaj kokosi. Në mungesë të tyre, mund të përdoret edhe vaji i ullirit. Pasi ngrohet përzierja në banjamarinë , masazhohet me mollëzat e gishtave e gjithë lëkura e kokës dhe floku për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1 deri në 2 orë dhe më pas lahet koka. Aplikimi me vajin e kastorit rekomandohet minimalisht 2-3 herë në javë dhe pas rigjenerimit të flokut dhe rritjes së tij, aplikimi bëhet vetëm 1 herë në javë. Nëse këtë aplikim do ta bëni çdo natë, efektet e dukshme do të shfaqen për më pak se 2 javë!

Një variant i zakonshëm, gjithashtu mjaft efektiv, është edhe aplikimi i vajit të kastorit pa asnjë përzierje tjetër. Hidhni disa pika vaj kastori në kokë dhe masazhoni skalpin e kokës lehtë me mollëzat e gishtave.Mbajeni 2-3 orë dhe pastaj lani kokën.

Nëse dëshironi, në të dyja variantët e mësipërme mund të rrisni kohën e aplikimit, duke e mbajtur vajin e kastorit në kokë gjithë natën. Pasi kryeni para se të flini aplikimin, mbështilleni flokun dhe të gjithë kokën me një kapuç plastik dhe…gjumë të ëmbël! Në mëngjes lani kokën. Kjo gjithashtu është mjaft efektive.

Gjithashtu, për rezultate shumë më të mira dhe më të shpejta për rritjen e flokëve, aplikoni metodën “kokë-poshtë”. Kjo metodë është shpikur dhe aplikuar për herë të parë në SHBA dhe për shkak të suksesit të saj është shpërndarë shumë shpejt në të gjithë botën.

Sipas kësaj metode, masazhimi i rrënjës së flokut bëhet me kokën poshtë. Në këtë pozicion, rritet mjaft qarkullimi i gjakut në kokë dhe në këtë mënyrë, stimulohet mjaft rritja e flokut. Masazhimi i rrënjës së flokut vazhdon për 5-10 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-2 orë dhe më pas lahet koka.Ky trajtim bëhet për 1 javë rresht për çdo muaj.

Metoda “kokë-poshtë” nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

Në vëmendje: Në ndryshim nga aplikimet e tjera, efektet e rritjes së flokut realizohen për shkak të aplikimit në skalpin (lëkurën e kokës), kurse aplikimi në të gjithë flokun në këtë rast është trajtim plotësues.

KUNDËR RËNIES SË FLOKUT

Vaji i kastorit është një trajtues i shkëlqyer kundër rënies së flokut. Ky vaj është efektiv në këtë aspekt për disa arsye: është antibakterial dhe antifungal dhe siç dihet, infeksionet bakteriale dhe fungale janë shkaqe madhore të rëniës së flokut. Përveç kësaj, acidi recinukleik stimulon qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke aktivizuar rrënjët e flokëve.  

Përzieni nga një lugë gjelle vaj kastori, vaj kokosi dhe vaj bajame të ëmbël. Aplikoni maskën në rrënjët e flokëve dhe gjatë gjithë gjatësisë së tij për rreth 1-2 orë para larjes. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë.

Po kështu mjaft efekti është përzierja në raportin 1:1 të vajit të kastorit me vajin e ullirit. Perdorimi është si në rastin e mësipërm.

KUNDËR MAJAVE DYSHE TË FLOKUT

Masazhoni majat e flokut për 5 minuta për të trajtuar majat dyshe. Lajeni flokun pas 2 orësh. Ky trajtim bëhet në 10-15 seanca sa herë që e lani flokun. Rezultatet do të jenë mjaft të mira.

KUNDËR INFEKSIONEVE TË SKALPIT

Infeksionet e skalpit të kokës mund të shkaktojnë probleme të mëdha dhe të shumta për shëndetin e flokëve, si irritime të skalpit, rënie të flokut, zbokth, tharje të lëkurës dhe flokë të dëmtuar. Përdorimi i vajit të kastorit është jashtëzakonisht efektiv në këto raste. 
Përse vaji i kastorit është efektiv për këtë qëllim?

Vaji i kastorit është antifungal dhe antibakterial dhe për këtë arsye, ky vaj mund të luftojë me shumë sukses mikro-organizmat patogjene që shkaktojnë infeksionet në skalpin e kokës.

Hidhni disa pika vaj kastori në kokë dhe masazhoni skalpin e kokës lehtë me mollëzat e gishtave. Mbajeni 2-3 orë dhe pastaj lani kokën. Ky trajtim bëhet jo më pak se 3 herë në javë.

PËR TRASHJEN E FLOKUT

Vaji i kastorit është zgjidhja e duhur për flokë të holla. Për një kohë fare të shkurtër ai i kthen flokët e holla në fibra të trasha, duke i dhënë në këtë mënyrë qëndrueshmëri dhe volum flokut.

Aplikoni vaj kastori nga rrënja deri tek majat për rreth 15 minuta. Mbajeni 2-3 orë dhe pastaj lani kokën. Ky trajtim bëhet jo më pak se 3 herë në javë. 

Një recetë tjetër mjaft e mirë për këtë qëllim është edhe trajtimi i flokut me vaj kastori, vaj bajame të ëmbël dhe vaj horsetail (bishti i kalit) në sasi të barabarta.

Në një filxhan kafe, hidhni nga 1 lugë gjelle vaj kastori, vaj bajame të ëmbël dhe vaj horsetail. Përbërjen e përzieni mirë. Me përbërjen e përfituar, masazhoni flokun dhe skalpin e kokës për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 2 orë dhe më pas lahet koka.

PËR FLOKË TË DËMTUAR

Nëse keni flokë të brishtë, pa shkëlqim; flokë të djegur nga dekolorantët, piastrat apo tharëset e flokëve; flokë që këputen, flokë pa jetë, pa volum, etj., recetat me vajin e kastorit janë jashtëzakonisht efektive. Vaji i kastorit është një nga ushqyesit dhe rigjeneruesit më të fuqishëm të flokut.

Aplikoni vajin e kastorit 2-3 herë në javë. Masazhoni skalpin dhe gjithë gjatësinë e flokut për 10 minuta dhe lajeni flokun pas 2 orësh.

KUNDËR THINJAVE TË PARAKOHSHME

Nëse flokët tuaj ka filluar të tregojnë shenjat e para të thinjave, aplikoni vajin e kastorit në flokë për të parandaluar humbjen e mëtejshme të pigmentimit. Aplikimi i vajit të kastorit është një metodë e njohur për të parandaluar thinjat e parakohshme. Ajo i ruan flokët të mbajnë pigmentin dhe vonon shtimin e thinjave.

Aplikoni vaj kastori nga rrënja deri tek majat për rreth 15 minuta. Mbajeni 2-3 orë dhe pastaj lani kokën. Ky trajtim bëhet jo më pak se 3 herë në javë. 

KUNDËR ZBOKTHIT

Për shkak të vetive të tij të fuqishme anti-fungale dhe anti-bakteriale, vaji i kastorit eleminon krejtësisht zbokthin. Vaji i kastorit, ashtu sikurse edhe ne rastet e tjera te trajtimit të flokut, përdoret vetëm, ose e shoqëruar me përbërës të tjerë.

Masazhoni skalpin për 10 minuta dhe lajeni flokun pas 2 orësh. Ky trajtim bëhet 3 herë në javë.

Në rast se do të aplikoni kombinimin e vajit të kastorit me përbërës të tjerë organikë, rezultatet do të jenë të mrekullueshme! Ja 3 receta të tilla:

Nëse keni flokë të thatë dhe zbokth, provoni këtë maskë për flokët: Përzieni 1 lugë gjelle vaj kokosi me një lugë gjelle vaj ulliri dhe shtoni lëngun e një gjysme limoni.

Nëse keni flokë me yndyrë dhe zbokth, pastaj përzieni një lugë gjelle prej secilës nga këto përbërës: vaj kastori, mjaltë, xhel aloe vera dhe pastaj shtoni lëngun e një gjysme limoni.

Në rastet e flokëve normalë, përzieni 2 lugë çaji vaj kastori me një të bardhë veze dhe një lugë çaji glicerinë. 

Aplikoni maskën në rrënjët e flokëve tuaj për rreth 45 minuta para larjes. Këto maska jo vetëm që do të ju ndihmojnë të eleminoni zbokthin, por gjithashtu do të ushqeni flokun, duke e bërë atë të shëndetshëm dhe të bukur!

PËR FLOKË TË THATË

Vaji i kastorit është zgjidhje e duhur për flokë të thatë. Ai zbut, hidraton dhe i jep shkëlqim flokëve tuaj.

Përzieni nga një lugë gjelle vaj kastori, vaj kokosi dhe vaj bajame të ëmbël. Aplikoni maskën në rrënjët e flokëve dhe gjatë gjithë gjatësisë së tij për rreth 1-2 orë para larjes. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë.

PËR ERRËSIMIN E FLOKUT

Vaji i kastorit i jep një tonalitet më të errët flokut. Ai është mjaft i mirë në rastet e zbardhjes së pigmentit të flokut për arsye të ndryshme, ose në rastet e zbardhjes së bojës së flokut.

Lyeni mollëzat e gishtave me vaj kastori dhe përhapeni atë butësisht gjatë gjithë gjatësisë së flokut. Mbajeni rreth 2 ore dhe më pas shplajeni.

Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë.

Një variant tjetër është dhe përzierja e këtij vaji me balsamin tuaj të flokëve. Hidhni në pëllembën e dorës balsamin tuaj dhe i shtoni pak vaj kastori. Këtë përzierje aplikojeni në flokun tuaj për 2-3 minuta dhe më pas shplajeni.

PËR PASTRIMIN E SKALPIT TË KOKËS DHE FORCIMIN E FLOKËVE TEK FËMIJËT E VEGJËL

Fëmijët e vegjël në shumë raste kanë flokë mjaft të butë dhe delikatë (të quajtur “push lepuri”). Ky lloj floku mund të trajtohet fare mirë me vaj kastori tek fëmijët mbi 2 vjeç! Përveç kësaj, trajtimi me vaj kastori eleminon koret që formohen në kokën e fëmijëve dhe e bën atë krejtësisht të pastër!

Përzieni nga një lugë çaji vaj kastori, vaj kokosi dhe vaj bajame të ëmbël. Në mungesë të tyre mund të përdorni vaj kastori dhe vaj ulliri. Aplikoni maskën në lëkurën e kokës së fëmijës. Mbajeni 15 minuta dhe më pas lajeni. Ky trajtim bëhet 2 herë në javë.

PËRBËRËSIT

100% vaj kastori (Ricinus Comunis)

Teknologjia e prodhimit të vajit, është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve. 

Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)