595 Lekë
700 Lekë

-15%



Përshkrimi

Sasia 100 ml

VAJI I BAJAMES SË ËMBËL –ELEMINIMI I STRIJAVE DHE 59 PËRDORIME TË TJERA SURPRIZUESE!

100% natyral, i presuar në të ftohtë

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 50523

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

20 produkte te tjere ne te njejten kategori:

Përshkrimi

PËRSHKRIMI

Vaji i bajames së ëmbël padyshim është një nga vajrat më të kërkuar dhe përdorur në produktet kozmetike, receta natyrale bukurie dhe për shëndetin. Nuk ka asnjë pjesë të trupit të njeriut që vaji i bajames së ëmbël nuk përdoret dhe që nuk ka dhënë rezultate të mahnitshme! Është nga të paktit vajra që përdoret për foshnjën e porsalindur, ndërkohë që numri i tyre numërohet nga gishtat e njërës dorë!

EFEKTET & PËRDORIMET

Vaji i bajames së ëmbël është një nga vajrat më të mira për kujdesin e lëkurës dhe flokët. Epërsia e tij është spektri i gjerë dhe i jashtëzakonshëm i veprimit dhe pa asnjë efekt anësor. Ai ka cilësi të përsosura zbutëse, ushqyese dhe qetësuese, si për lëkurën e të rriturve ashtu edhe për atë të fëmijëve, madje edhe për të porsalindurit. Thithet në çast nga lëkura dhe nuk bllokon aspak poret, por përkundrazi, i pastron ato. Vitaminat A, B dhe E luajnë rol kryesor në shëndetin dhe freskinë e lëkurës. Ato i japin fytyrës shkëlqim natyral, e hidratojnë dhe realizojnë ruajtjen e lagështirës (mjaft i mirë në rastet e tharjeve ekstreme të lëkurës), e zbusin dhe luftojnë inflamacionet. Gjithashtu, ato ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së lëkurës. I përshtatshëm për çdo tip lëkure.

Përsa i përket kujdesit ndaj flokëve, vaji i bajames së ëmbël trajton të gjitha anomalitë e flokut. Ajo eleminon rënien e parakohshme të flokut, zgjat flokët, u jep shkëlqim, i ushqen dhe i hidraton. Përveç kësaj, vaji i bajames së ëmbël forcon flokët e dobët, lufton zbokthin dhe eleminon ndarjen e majave të flokut.

Tepër i efektshëm është vaji i bajames së ëmbël edhe për shëndetin dhe trajtimin e sëmundjeve. Ai parandalon artritin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e enëve të gjakut, diabetin, qetëson ekzemat dhe psoriasis. Përbërësit e vajit të bajames, kryesisht acidet, stimulojnë zhvillimin e trurit në funksionin e rritjes dhe të performancës, duke rritur së tepërmi aftësinë e të mësuarit, tërheqjen dhe absorbimin e informacionit.

1. BALSAMIK – Është një vaj rigjenerues i shkëlqyer i lëkurës dhe flokëve.
2. EMOLIENT – Mjaft trajtimet për lëkura të thata përmbajnë vajin e bajames së ëmbël, pasi ai ka veti të theksuara hidratuese.
3. EKSFOLIANT – Vaji i bajames së ëmbël kategorizohet si një ndër vajrat më të mirë pastrues të lëkurës. 
4. HIDRATANT – Vaji i bajames së ëmbël rigjeneron nëpërmjët hidratimit cdo lloj lëkure, veçanërisht lëkurat e thata dhe mikse.
5. ASTRIGENT – Vaji i bajames së ëmbël ka veti të fuqishme astrigente (ngushtues i poreve të zgjeruara në lëkurë).
6. ANTI-INFLAMATOR – Redukton inflamacionet kur përdoret për përdorim të jashtëm si dhe në rrugë orale.
7. ANTI-OKSIDANT – Siguron efekte të fuqishme kundër stresit oksidativ, sidomos në lëkurë, duke ruajtur lëkurën nga plakja e parakohshme. 
8. FORCON SISTEMIN IMUNITAR – Jep efekte të mira për përdorim të jashtëm si dhe në rrugë orale.
9. ANTI-HIPERTENSIV – Vaji i bajames së ëmbël ul dhe balancon tensionin e lartë të gjakut.
10. STIMULON QARKULLIMIN E GJAKUT – Vaji i bajames së ëmbël stimulon aktivitetin e zemrës dhe rrit qarkullimin e gjakut.
11. ANTI-KOAGULANT – Stimulon shërimin e koagulimit të gjakut.
12. ANTI-ANEMIK – Parandalon aneminë.
13. ANTI-DIABETIK – Në disa raste është vënë re stabilizimi i glicemisë në gjak në personat diabetikë.
14. ANTI-HEPATOTOKSIK – Vaji i bajames së ëmbël ka veti të fuqishme për stimulimin e mëlçisë për nxjerrjen jashtë të toksinave.
15. ANTI-KANCEROZ – Sipas hulumtimeve shkencore, vaji i bajames së ëmbël ka dhënë efekte shumë të mira për trajtimin e kancerit të zorrëve, fshikëzës së urinës, gojës, shpretkës, uterusit dhe të gjirit.
16. SKLEROZANT – Përdoret për të trajtuar çështjet e enëve të gjakut si venat merimangë, hemorroidet dhe venat varikoze.
17. ANTI-DEKUBITUS – Qetëson plagët e shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në shtrat.
18. NDIHMON TRETJEN – Vaji i bajames së ëmbël ndihmon në rastet e tretjes së vështirë nga aparati tretës.
19. LAKSATIV – Promovon jashtëqitjen dhe eleminon kapsllëkun. Ky veprim laksativ është më i butë në krahasim me laksativë të fortë, si vaj kastori, etj.
20. ANALGJEZIK – Vaji i bajame së ëmbël është qetësues dhimbjesh jo të forta.
21. QETËSUES – Vaji i bajame së ëmbël është I mrekullueshëm për masazhe relaksimi të muskujve të lodhur.
22. CIKATRIZANT – Ndihmon që plagët të shërohen shpejt.
23. ANTI-ZBOKTH – Eleminon zbokthin.

PËRDORIMET KOZMETIKE

PËR LËKURËN

Për përdorim të jashtëm, vaji i bajames së ëmbël jep rezultate të shkëlqyera bazuar në metodën “hot-oil massage”. Sipas kësaj metode, vaji i bajames së ëmbël ngrohet në banjamarinë (ngrohje në të njomë) në temperaturën 40-50 gradë Celcius. Më pas, masazhohet trupi, fytyra ose flokët.

1. PËR NJË LËKURË TË RUAJTUR DHE TË SHËNDETSHME
Aplikimi sistematik i vajit të bajames së ëmbël i bën një mbrojtje të shkëlqyer dhe natyrale lëkurës suaj nga stresi oksidativ, dëmtimi nga rrezet UV, faktorët e jashtëm fiziko-kimikë, si dhe e mban atë të butë, elastike dhe të re.
Ngroheni vajin në temperaturë 45-50 gradë C në banjamarinë dhe e aplikoni dsa herë në javë. Lëkura juaj do të jetë gjithmonë e freskët, e re dhe e tonifikuar!
Aplikoni gjithashtu maskën me vezë dhe vaj bajame e ëmbël. Kjo maskë bën mrekulli në fytyrën tuaj! Përzieni një lugë gjelle vaj bajame me një kokërr vezë. Vendoseni maskën në fytyrë për rreth 10-15 minuta dhe më pas shplajeni me ujë të ngrohtë dhe sapun.

2. HIDRATIMI I LËKURËS SË FYTYRËS NË THELLËSI
Vaji i bajames së ëmbël eshte një hidratues i shkëlqyer! Ai rigjeneron nëpërmjët hidratimit cdo lloj lëkure, veçanërisht lëkurat e thata dhe mikse. Ai parandalon tharjen e lëkurës dhe njëkohësisht, lëkurat e thata i hidraton dhe i zbut.
Rekomandohet që për lëkurat e thata, të ashpra dhe pa shkëlqim, gjatë stinës së ftohtë, të përdoret rregullisht vaj i bajames së ëmbël. Ky trajtim do të eleminojë plotësisht problemet me tharjen dhe lëkura do të rigjenerohet tërësisht! 
Hidratimi i lëkurës bëhet në darkë.

Hidhni disa pika vaj bajame të ëmbël në fytyrë dhe e masazhoni butësisht me mollëzat e gishtave me lëvizje rrethore për disa minuta, deri sa lëkura ta thithë plotësisht. 
Aplikimi nuk ka nevojë për shplarje.

3. PËR ELEMINIMIN E RRATHËVE, RRUDHAVE DHE QESKAVE TË SYVE
Vaji i bajames ka një efekt të jashtëzakonshëm kundër rrudhave të syrit, rrathëve të zinj dhe qeskave të syve.
Lëkura e syve është një nga pjesët më delikate të lëkurës dhe për këtë shkak ajo kërkon kujdes të veçantë. Ajo ka mungesë të gjendrave dhjamore, kështu që faktorë të tillë, si mosha, lodhja fizike, stresi dhe problemet shëndetësore lënë shenja të konsiderueshme, duke na treguar më të plakur.
Për këtë arsye, trajtimi i rrudhave të syrit është domosdoshmëri, si për të parandaluar krijimin e tyre, ashtu edhe për të reduktuar dhe eleminuar rrudhat egzistuese. Hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është i vetmi ilaç për të parandaluar dhe vonuar shenjat e plakjes, stresit dhe lodhjes.

Aplikoni vajin e bajames së ëmbël çdo natë në zonën rreth syve për 1 muaj rresht dhe do të merrni rezultate të mrekullueshme! Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore lehtësisht për disa minuta. Ky trajtim nuk ka nevojë për shplarje.

Një nga maskat më të mira për këtë qëllim dhe me efekte “magjike” është maska me mjaltë dhe bajame të ëmbël. Në një filxhan kafe përzieni një lugë gjelle me mjaltë dhe me me një lugë kafe vaj bajame të ëmbël. Përziejeni mirë derisa të bëhet një masë unike dhe aplikojeni në zonën rreth syve me mollëzat e gishtave. Përhapeni me lëvizje rrethore për disa minuta.
Mbas 20 minutash, shplajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Në fund, aplikoni një krem ushqyes.
Ky trajtim aplikohet çdo ditë përpara fjetjes për 20 ditë rresht. Rezultatet do të jenë surprizuese!

4. REDUKTON RRUDHAT E GUSHËS
Aplikoni vajin e bajames së ëmbël çdo natë në zonën e gushës për 2-3 muaj. Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore lehtësisht për disa minuta. Ky trajtim nuk ka nevojë për shplarje. Rezultatet do të jenë mjaft të mira.

5. PËR RRUDHAT E PARA
Rrudhat e para shfaqen herët. Të ashtuquajturat “rrudhat e mimikës”, shfaqen fillimisht në zonat e syve dhe anash buzëve, të cilat, për fat të keq, edhe pse mund të jenë të pakta, janë të dukshme dhe kompromentojnë pamjen e fytyrës. Për këtë arsye, sapo rrudhat e para të shfaqen, merrni menjëherë masat e duhura.

Aplikoni vajin e bajames së ëmbël çdo natë në zonën rreth syve për 1 muaj rresht dhe do të merrni rezultate të mrekullueshme! Masazhoni lëkurën me lëvizje rrethore lehtësisht për disa minuta. Ky trajtim nuk ka nevojë për shplarje.

Përzierja e vajit të bajames së ëmbël me vajin e arrës së kokosit në raportin 1:1 është tepër efikase për këtë qëllim! Rezultatet janë të shpejta dhe të mëdha. Për pak kohë, lëkura do të shtrihet, tonifikohet dhe gjallërohet mjaft. 
Ky trajtim bëhet çdo ditë për 20 ditë rresht. Pas 20 ditësh, aplikojeni këtë trajtim 2 herë në javë. 
Po kështu, shumë efikase është maska e mësipërme me mjaltë dhe bajame të ëmbël (shih pikën “Për eleminimin e rrathëve, rrudhave dhe qeskave të syve”).

6. KUNDËR PLAKJES SË PARAKOHSHME TË FYTYRËS
Arsyeja kryesore e plakjes së fytyrës është pakësimi i prodhimit të kolagjenit. Reduktimi i prodhimit të kolagjenit vjen si pasojë e stresit oksidativ. Vaji i bajames së ëmbël ka një rol themelor kundër stresit oksidativ. Vaji i bajames së ëmbël përmban vitaminë E, e cila është një nga antioksidantët më të fuqishëm. Ajo mund të ndihmojë në riparimin e dëmit të bërë në shtresën kolagjenit. Vaji i bajames së ëmbël është veçanërisht i pasur me proteina, dhe mund të sigurojë aminoacidet e nevojshme për formimin e kolagjenit. 
Vaji i bajames së ëmbël ndihmon në reduktimin e shenjave të moshës, përfshirë rrudhat e fytyrës apo ato rreth syve. Ky vaj ka veti te rivitalizuese dhe rinovon qelizat e lëkurës, duke ju dhënë një pamje më të freskët e të re. Shenjat e moshës janë:

a. Pikat e zeza – nga dielli, inflamacione, dëmtime të tjera të lëkurës 
b. Lëkurë e rënë/e squllët nga shtimi/rënia në peshë.
c. Lëkurë pa jetë, pa shkelqim.
d. Lëkurë e thatë
e. Vijat dhe rrudhat
f. Lëkurë me ngjyra të ndryshme në zona të ndryshme.
g. Zgjerimi i poreve (dukuria e “hundës luleshtrydhe”).

7. PËR EKSFOLIANT (PASTRIMIN) E FYTYRËS NË THELLËSI
Lëkura e fytyrës e ka të domosdoshmë pastrimin e saj, për shkak të pranisë të qelizave të vdekura, djersitjes, apo edhe ndotjeve, si pasojë e faktorëve të jashtëm. Pastrimi në thellësi i lëkurës parandsalon aknet, pikat e zeza dhe pikat dhjamore.
Vaji i bajames së ëmbël është tepër efikas si eksfoliant (pastrues), pasi vaji i bajames së ëmbël ka veti që depërton thellë në lëkurë, i hap poret e lëkurës, duke mundësuar nxjerrjen jashtë të të gjithë papastërtive. Vaji i bajames së ëmbël përthithet nga lëkura pa bllokuar poret duke i dhënë asaj shkëlqim dhe duke e bërë të butë.
Vaji i bajames së ëmbël mund të përdoret e pashoqëruar me përbërës të tjerë, por e shoqëruar me vajra apo produkte të tjera organike, efektet do të jenë të pakrahasueshme.

Maska me mjaltë, qumësht pana dhe vaj bajame të ëmbël është super efektive! Në një filxhan kafe përzieni 1 lugë gjelle me mjaltë, 1 lugë çaji me qumësht pana dhe 1 lugë çaji me vaj bajame të ëmbël. Përziejeni mirë derisa të bëhet një masë unike. Aplikojeni lehtë me mollëzat e gishtave në të gjithë fytyrën, duke përfshirë edhe zonat delikate, si rrathët e syve. Përhapeni me lëvizje rrethore për disa minuta. Këtë trajtim eksfoliant bëjeni 2 herë në javë për 2 muaj rresht. Fytyra juaj do të rinohet tërësisht.

Si maskë eksfoliante mund të aplikoni edhe vajin e bajames së ëmbël të përzier me sheqer (për efekte më të mira, perdorni sheqerin e kuq). Kjo maskë është shumë efikase dhe mund të përdoret 2 herë në javë për një periudhë kohë të pacaktuar, sa herë që e shihni se fytyra juaj ka probleme.

Një maskë tjetër mjaft efektive është përzierja e një luge gjelle me qumësht, një lugë çaji vaj bajame e ëmbël, gjysëm luge kafe lëng limoni dhe pak miell. Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar për disa minuta. Mbajeni në fytyrë rreth 30 minuta dhe më pas shplajeni me ujë të ngrohtë. Kjo maskë e bën fytyrën të pastër dhe të shndritshme. Ky trajtim rekomandohet të kryhet 2-3 herë në javë.

PËRZIERJET E VAJRAVE PËR MASKA EKSFOLIANTE
Për pastrimin e fytyrës vaji i bajames së ëmbël, e kombinuar me njërën ose disa nga vajrat e mëposhtme, jep rezultate të shkëlqyera. Përzierja bëhet në raportin 1:1. 
Ja cilat janë vajrat kryesorë që mund të kombinohen me vajin e bajames së ëmbël: 
a) Vaj kokosi
b) Vaj avokado
c) Vaj domate
d) Vaj argani
e) Vaj tea tree oil
f) Vaj trëndafili
g) Vaj i embrionit të grurit
h) Vaji limoni
i) Vaj portokalli
j) Vaj i bërthamës së kajsisë
k) Vaj i farës së rrushit
l) Vaj lini
m) Vaj i farës së zezë
n) Vaj shege
o) Vaj Lajthie
p) Vaj Jojoba

Nëse si maskë eksfoliante do të përdorni më shumë se 2 vajra, atëherë sasitë përkatëse të tyre rekomandohen të jenë të barabarta.

8. KUNDËR AKNEVE
Për shkak të aftësive për të depërtuar thellë në lëkurë, vaji i bajames së ëmbël lufton aknet. Ai hap pastron poret dhe lejon lëkurën të kryejë procesin e frymëmarrjes pa sforcime. Problemet me aknet reduktohen ndjeshëm në rastet e përdorimit sistematik të vajit të bajames së ëmbël tek të gjitha llojet e lëkurave.

9. PËR ZBARDHJEN E LËKURËS
Për zbardhjen e lëkurës rekomandohet një recetë me efekte mjaft të mira. Përzihen një lugë gjelle me vaj të bajames së ëmbël me nga një lugë çaji me lëng limoni, vaj geipfrut dhe vaj trëndafili. Ky trajtim vazhdon 20 ditë rresh për çdo darkë.

10. KUNDËR NJOLLAVE KAFE TË DIELLIT
Për shkak të ekspozimit të diell, shumë pjesë të fytyrës dhe trupit kanë tendencë për të marrë një ngjyrë kafe të errët për shkak të hiperpigmentimit. Ky është një problem i madh dhe nëse lihet pa trajtuar lëkura në këto raste, problemi bëhet i pakthyeshëm. 
Sipas "Journal of Cosmetic Dermatology" (Gazeta e Kozmetikës Dermatologjike) lyerja me vaj bajame jo vetëm që e mbron lëkurën nga rrezet e diellit por redukton edhe dëmtimet që mund të jenë shkaktuar më parë.
Për të hequr njollat kafe në fytyrë, përgatisni një maskë me vaj bajame, mjaltë, lëng limoni dhe qumësht pluhur. Kjo është një nga maskat mëtë mira për këtë qëllim.

Përgatitja: 
Në një gjysëm filxhani çaji me qumësht pluhur, shtoni një lugë gjelle me vaj bajame, mjaltë dhe lëng limoni. I përzieni mirë derisa të bëhet një masë homogjene.

Përdorimi:
Aplikoni pastën e përgatitur në zonën e prekur nga njollat dhe e lini atë për 20 minuta. Më pas laheni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe sapun. Kjo maskë mund të bëhet 3 herë në javë dhe do të ndihmojë për të eleminuar njollat e diellit dhe gjithashtu rigjenerojnë dhe hidratojnë lëkurën.

11. KUNDËR SKUQJES SË FYTYRËS
Skuqja e fytyrës është një nga simptomat më të shpeshta të problemeve me lëkurën. Ato mund të shkaktohen si nga faktorë të brendshëm, po ashtu edhe nga faktorë të jashtëm (psh. veshja e rrobave të brendshme të ashpra dhe të papërshtatshme). Skuqja e lëkurës mund të degradojë deri në kruajtje, djegie dhe probleme akoma edhe më të rënda për lëkurën. Kundër skuqjes, mjekët rekomandojnë pomada që përmbajnë zink. 
Vaji i bajames së ëmbël është po aq i mirë në efekte sa edhe këto lloj pomadash, por përveç kësaj, ato nuk bëhen shkak për irritime të mëtejshme të lëkurës.

12. KUNDËR IRRITIMEVE DHE SËMUNDJEVE TË LËKURËS
Vaji i bajames është efektiv dhe zotëron mjaft efekte kuruese dhe shëruese për irritimet dhe sëmundjet e lëkurës. Ai është një nga trajtuesit më të mirë për për kurimin e ekzemave, edemave, skuqjes, kruajtjeve, inflamacioneve apo çrregullimeve të tjera të lëkurës.

Masazhoni zonën e irrituar me vaj bajame të ngrohur në 45-50 gradë Celcius disa herë në ditë. Nëse do të krijoni një përzierje duke shtuar 2 lugë çaji me vaj bajame të ëmbël, 2 lugë çaji vaj kamomili, 2 lugë çaji vaj livando, dhe 2 lugë çaji vaj aloe vera, do të garantoni shëndet dhe kurim mjaft të mirë të lëkurës për pothuaj çdo problem!

13. QETËSON EKZEMËN DHE PSORIAZISIN
Vaji i bajames së ëmbël është ideal në stadet e avancuara të ekzemës dhe psoriazës. Në rastet e kruajtjeve të forta dhe dëmtimeve të mëdha të lëkurës, është e rëndësishme që lëkura të tonifikohet dhe rigjenerohet, pasi ajo rrezikon mjaft për infeksione bakteriale dhe fungale, të cilat mund të komplikojnë menaxhimin e mëtejshëm të këtyre lloj sëmundjeve.
Më së paku që mund të bëni është të mbani lëkurën e butë dhe të hidratuar për të reduktuar kruarjet dhe thatësinë. Vaj i bajames së ëmbël ndihmon shumë në këtë rast. Duke qenë një vaj i butë dhe hipoalergjik, ajo hidraton lëkurën pa e irrituar atë më tej.

14. REDUKTON HIPERSENSIBILIZIMIN E LËKURËS
Për lëkurat shumë të ndjeshme rekomandohet përdorimi i vajit të bajames së ëmbël. Ky vaj redukton ndjeshëm hipersensibilizimin e lëkurës, duke e kthyer atë gradualisht në lëkurë normale.

15. PËR NGUSHTIMIN E POREVE TË FYTYRËS
Vaji i bajames së ëmbël ka veti të fuqishme astrigente. Ai ngushton poret e zgjeruara të lëkurës për shkak të faktorëve të jashtëm, (përdorimi i maku-up jocilësor, kremra komedogjenikë, etj.), si dha faktorëve të brendshëm (plakja e fytyrës, reduktimi i kolagjenit dhe elastinës në fytyrë, etj.).
Për këtë arsye, vaji i bajames së ëmbël është i domosdoshëm dhe i pazëvendësueshëm pas aplikimit të maskave eksfoliante, trajtime të cilat i zgjerojnë së tepërmi poret e lëkurës.

16. PËR PASTRIMIN E MAKE UP-IT
Vaji i bajames së ëmbël kategorizohet si një nga pastruesit më të mirë dhe më të efektshëm të make up-it. Ai rekomandohet të përdorët në çdo pjesë të fytyrës, në zonën e syve, madje edhe për të hequr rimelin kundër ujit. Kjo, pasi vaji i bajames së ëmbël i hap poret e lëkurës, duke mundësuar që i gjithë make up-i të dalë jashtë dhe në këtë mënyrë, të sigurojë funksionimin normal të poreve. 
Lyeni një copë pambuku me vaj dhe fshini make up-in në fytyrë. Lejoni të qëndrojë për 2 minuta dhe pastaj butësisht fshini atë me një copë të freskët prej pambuku.

17. PËR TONIFIKIMIN E LËKURËS TË TË PORSALINDURVE
Vaji i bajames së ëmbël është vaj perfekt për lëkurën e bebeve tuaja. Kjo, pasi ky vaj është hipoalergjik dhe jashtëzakonisht i lehtë. 
Lëkura e të porsalindurit është mjaft delikate dhe e paformuar plotësisht. Nëse do ta aplikoni vajin e bajames së ëmbël 2-3 herë në javë në të gjithë trupin, lëkura do të forcohet shumë më shpejt. Rekomandohet që lyerja me vaj e trupit të foshnjës të bëhet pas dushit. Ky trajtim mund të personalizohet edhe duke e përzier vajin e bajames së ëmbël me një ose disa lloje vajrash të tjerë. 
Gjithashtu, masazhi me vajin e bajames së ëmbël zhvillon sistemin kockor tek fëmijët.

18. KUNDËR PLASARITJEVE TË BUZËVE DHE SHKËLQIM
Kundër plasaritjeve të buzëve, për buzë të buta, me ngjyrë trëndafili, plot shkëlqim dhe të shëndetshme, vaji i bajames së ëmbël është trajtim i mrekullueshëm! Përveçse mund të përdoret i pashoqëruar, me vajin e bajames së ëmbël mund të bëhen maska mjaft të mira. Një nga maskat tepër rezultative, është maska me vaj bajame të ëmbël, mjaltë dhe vaj avokado. Përdoreni sa herë keni çarje, apo tharje të buzëve.

Përbërësit: 
1 lugë gjelle vaj bajame e ëmbël
1 lugë gjelle mjaltë
½ avokado

Përgatitja: 
Grini shumë hollë avokadon, deri sa të formoni pure. I shtoni edhe përbërësit e tjerë dhe përziheni mirë, deri sa të formohet një masë homogjene.

Përdorimi: 
Aplikoni përzierjen sa herë keni çarje buzësh, tharje të tyre, ose dëshironi që të t’i hidratoni dhe ushqeni ato. Lëreni 20-30 minuta dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë. Rezultatet do të jene plotësisht të dukshme.

Një maskë tjetër është vaj bajame e ëmbël me mjaltë. Edhe efektet e kësaj maske janë të mrekullueshme për buzërt e çara dhe të dëmtuara!

Maskë për buzë sensuale:

Përbërësit: 
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë çaji vaj bajame e ëmbël
2 lugë çaji sheqer të bardhë (ose sheqer ngjyrë kafe)
2-3 pika vaj mente

Pëgatitja: 
Ngrohni mjaltin në mikrovalë për jo më shumë se 5 sekonda dhe përzieni me vaj bajame të ëmbël. Shtoni sheqerin dhe përbërjen e përzieni mirë, derisa të krijohet një pastë. Hidhni pika të vajit të mentes për aromën dhe vetitë kuruese.

Përdorimi:
Me duar të pastra, fërkoni me kujdes për 5-6 minuta pastën në buzë dhe lëkurën rreth tyre. Masazhojeni lehtë në mënyrë rrethore që të largoni qelizat e vdekura. Përfundoni duke i vendosur një shtresë të lehtë vaj bajame të ëmbël ose balsam buzësh.

19. PËR DUAR DHE KËMBË TË THATA, TË PLASARITURA DHE TË ACARUARA
Gjatë stinëve të ftohta dhe të nxehta, tharja e lëkurës së duarve dhe e këmbëve është një dukuri e zakonshme. Mostrajtimi i këtyre rasteve e ashpërson më tej problemin, duke krijuar komplikacione të tjera të lëkurës. 
Përmbajtja e pasur e vajit të bajames së ëmbël me zink i jep veti mjaft efikase këtij vaji për trajtimin e lëkurave të thata dhe të plasaritura. 
Përveç kësaj, vaji i bajames së ëmbël është mjaft i përshtatshëm, është më pak i yndyrshëm dhe si pasojë, absorbohet shumë shpejt nga lëkura. Për më tepër, ky vaj lë një aromë të ëmbël prapa trajtimit.

Aplikoni një sasi vaji të bajames së ëmbël në duar ose në këmbë përpara gjumit dhe i masazhoni për pak minuta. Pas kësaj, vishni dorashka (ose çorape sipas rastit). Në mëngjes ju do të zgjoheni me një surprizë mjaft të këndshme: gjymtyrët do të jenë më të buta dhe të hidratuara! Ky trajtim vazhdon për 10-12 ditë rresht.
Për rezultate më të mira, vajit të bajames së ëmvël mund t’i shtoni edhe disa pika lëng limoni, ose glicerinë.

20. KUNDËR PUÇRAVE DHE SKUQJEVE TË KOFSHËVE TEK FËMIJËT E VEGJËL (IRRITIMET NGA PELENAT, DJERSA, URINA, ETJ.) 
Nëse fëmija juaj ka irritime të lëkurës nga djersa, pelenat, urina dhe jashtëqitja, si puçrra apo njolla të kuqe, lyeni vendin e irrituar me vaj të bajames së ëmbël dhe më pas i vendosni pelenat. Brenda ditës lëkura e bebit është e rigjeneruar.

21. KUNDËR THARJEVE DHE PËR HIDRATIMIN E LËKURËS SË TRUPIT
Vaji i bajames së ëmbël është një locion i shkëlqyer trupi. Rekomandohet përdorimi periodik i vajit pas një dushi në zonat me lëkurë të thatë.
Gjithashtu, ju mund të aplikoni vajin e bajames së ëmbël në të gjithë trupin tuaj, përpara fjetjes. Ky trajtim do hidratojë dhe ushqejë lëkurën, si dhe do të pengojë tharjen e saj.

22. PËR MBROJTJEN E FYTYRËS NDAJ TË FTOHTIT
Të ftohtit është një nga faktorët më të mëdhenj të riskut për lëkurën e fytyrës. Nën efektet e të ftohtit, fytyra thahet dhe si pasojë, humbet elasticitetin dhe plaket me shpejtësi. Vaji i bajames së ëmbël është i shkëlqyer për neutralizimin e efekteve të të ftohtit në lëkurën e fytyrës. Gjithashtu, vaji luan një rol mjaft të rëndësishëm edhe në parandalimin e humbjes së ujit transdermal (TEWL) nga lëkura, si dhe është një nga depozituesit e mëdhenj të lagështisë brenda në lëkurë.

Aplikoni vajin e bajames së ëmbël në ditët e ftohta të dimrit dhe mbi të mund të vendosni make up-in. Kurse në darkë, ngrohni një sasi vaji në banjamarinë në temperaturën rreth 500C, aplikojeni në fytyrë me lëvizje rrethore. Efektet do të jenë të mrekullueshme.

23. PËR MBROJTJEN E RRATHËVE TË SYVE NGA I FTOHTI
Lëkura e rrathëve të syve është mjaft delikate dhe nga i ftohti ajo dehidratohet, duke formuar në këtë mënyrë rrathë të zinj dhe rrudha. Rekomandohet trajtimi me vajin e bajames së ëmbël, ashtu sikurse në rastin e trajtimit të fytyrës.

24. KUNDËR CELULITIT
Së bashku me kafen, vaji i bajames së ëmbël jep rezultate të pabesueshme për celulitin! Masazhoni të gjithë zonën e celulitit për 10 minuta me vaj bajame të ëmbël. Ngrohni në mikrovalë 3 lugë gjelle me kafe të bluar dhe të pjekur dhe masazhoni me të zonat që më parë është aplikuar vaji i bajames së ëmbël. I fashoni me fasho me përbërje plastike dhe e mbani për 10-15 minuta. Më pas, lajeni zonën e aplikuar me ujë të ftohtë dhe sapun.

Tepër efikas kundër celulitit është trajtimi me vaj bajame të ëmbël dhe të bardhën e vezës. Përzihet mirë e bardha e vezës me një lugë gjelle vaj bajame e ëmbël. Masazhoni zonën e celulitit me të cdo darkë për 15 minuta. Liheni në këtë gjendje 20 minuta dhe më pas laheni me ujë të ftohtë dhe sapun. Ky trajtim vazhdon 21 ditë rresht.

25. PËR STRIJAT
Efektet e vajit të bajames së ëmbël për trajtimin e strijave janë të njohura. Masazhi me vaj bajame është këshilla kryesore që japin dermatologët për reduktimin e strijave. Kjo për shkak së vaji i bajames së ëmbël është jashtëzakonisht efektiv në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë dhe e mban lëkurën mjaft elestike.

Trajtimi kundër strijave fillon që në muajin e tretë (ose të katërt) të shtatzënisë dhe vazhdon pas lindjes, deri sa nëna të marrë plotësisht peshën e saj të mëparshme. Nëse përdoret shpesh dhe i përzier, vaji i bajames është një zgjidhje e mirë për zvogëlimin e gjerësisë së tyre. Por vajin e bajames mund të përziesh me vajra të tjerë natyralë (vaj ulliri, vaj kokosi, vaj jojoba, etj.) dhe të aplikohet çdo natë mbi strijat e formuara. E kombinuar me vajin e arganit, vajin e farës së kungullit, ose vajin e kokosit, trajtimi është shumë më efektiv dhe fuqizues.

Hidhni mbi lëkurë një sasi vaji të bajamës së ëmbël, pasi e keni ngrohur në banjamarinë dhe e shpërndani lehtësisht me gishta. Ky vaj shpejton procesin e shërimit të lëkurës nga plasaritjet, duke rigjeneruar indet e dëmtuara. Në këtë mënyrë rritet qarkullimi i gjakut, ushqehet lëkura dhe bëhet më elastike. Idealja është ta bëni aplikimin çdo ditë pas dushit. Përveç barkut, masazhoni gjokset, vithet dhe kofshët.

26. KUNDËR KOREVE TË LËKURËS NË GJUNJË DHE BËRRYLA
Gjunjët dhe bërrylat kanë prirje të natyrshme për të formuar kore në lëkurë. Këto janë grumbullime të qelizave të vdekura të lëkurës, (sidomos në rastet e lëkurave mjaft të thata), të cilat përveçse japin një pamje jo-estetike, bëhen shkak për grumbullimin e baktereve dhe mikro-organizmave që ushqehen me to, duke krijuar mundësinë për infeksione.
Vaji i bajames së ëmbël është mjaft efikas për trajtimin e koreve në gjunjë dhe bërryla.

Masazhoni për rreth 2-3 minuta gjunjët (ose bërrylat) me vajin e bajames së ëmbël të përzier me lëng limoni në raportin 2:1 përpara se të shkoni në shtrat dhe rezultatet do të jenë mjaft të shpejta!

27. KUNDËR IRRITIMEVE TË KOFSHËVE NGA DJERSA, ETJ.
Gjatë stinës së nxehtë, sidomos tek personat obezë ndodh shpesh irritimi i lëkurës nga djersa, rrobat e ngushta, fërkimit të kofshëve me njëra-tjetrën, etj. Këto shkaktojnë erë të keqe, infeksione të lëkurës, çarje dhe mjaft sëmundje të tjera të lëkurës. 
Në këto raste, trajtimi ideal do të ishte me vajin e bajames së ëmbël. Kjo për shkak se vaji i bajames së ëmbël rigjeneron lëkurën dhe gjithashtu është një nga lubrifikantët më të mirë.

28. KUNDËR SHENJAVE TË OPERACIONEVE (CIKATRICEVE)
Sipas "Complementary Therapies In Clinical Practice" (Terapitë Plotësuese në Praktikën Klinike), “vaji i bajames së ëmbël redukton shenjat që mbeten pas operacioneve, prandaj duhet kosideruar si një trajtim shumë i mirë pas operacioneve”.

29. PËR SHËNDETIN DHE BUKURINË E THONJVE
Nëse keni thonj të brishtë dhe lëhtësisht të thyeshëm, vaji i bajames së ëmbël është zgjidhja e duhur. Kaliumi dhe zinku, të cilat janë të pranishme me shumicë në vajin e bajames së ëmbël i bëjnë thonjtë më të fortë dhe më të hidratuar dhe më pak të thyeshëm.

Aplikoni tek thonjtë dhe majat e gishtave dhe do t’i bëni thonjtë më të fortë dhe elastikë. Përveç kësaj, thonjtë do të zbardhen dhe do të marrin një shkëlqim mjaft të bukur!

30. PËR ZBUKURIMIN E PULPAVE TË KËMBËVE
Nëse trajtoni pulpat e këmbëve me vajin e bajames së ëmbël, do të përfitoni një ngjyrë të bukur dhe të shkëlqyeshme trëndafili. Përveç kësaj, pulpat tonifikohen, krijojnë ndjesinë e këmbëve të derdhura dhe u shtojnë atyrej shkëlqimin dhe elasticitetin.

31. PAS DEPILIMIT 
Trajtimi me vajin e bajames së ëmbël eleminon irritimet e lëkurës pas depilimit, izolon mikrobet dhe rigjeneron lëkurën. Falë vlerave të saj anti-inflamatore, anti-bakteriale etj, vaji i bajames së ëmbël është një trajtues i shkëlqyer në fazën pas depilimit, mbi të gjitha nëse keni një lëkurë të ndjeshme; është një balsam perfekt për një lëkurë të skuqur.

32. PËR PASTRIMIN E VESHËVE NGA DYLLI (PËR RASTET E DYLLIT TË FORTË)
Ngrohni vajin e bajames së ëmbël në temperaturën e trupit dhe hidhni 5 pika vaji në secilin vesh. Mbajeni 20-30 minura dhe më pas, filloni të pastroni veshët me kunjat e veshëve.

PËR FLOKËT

33. PËR FLOKË ME SHKËLQIM, BUTËSI DHE RIGJENERIM TË TIJ
Aplikoni vaj bajamesh nga rrënja deri tek majat për të dhuruar shkëlqim natyral dhe bukuri në flokët tuaj. Mos përdorni shumë vaj pasi nuk do të përthithet plotësisht nga flokët. 
Një recetë tjetër mjaft e mirë është edhe trajtimi i flokut me vaj bajame të ëmbël dhe vaj horsetail (bishti i kalit).

Në një filxhan kafe, hidhni 2 lugë gjelle vaj bajame të ëmbël. I shtoni 1 lugë kafe vaj bisht-kali dhe e përzieni mirë. Me përbërjen e përfituar, masazhoni flokun dhe skalpin e kokës për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 2 orë dhe më pas lahet koka.

34. PËR STILIMIN E FLOKËVE (FLOKË TË PABINDUR)
Vaji bajames së ëmbël i ushqen flokët që në rrënjë, duke i bërë ato më të butë dhe të lehtë për t`u krehur. Vaji i bajames i jep flokëve shkëlqim dhe një pamje të mëndafshtë flokëve tuaj.

35. KUNDËR MAJAVE DYSHE TË FLOKUT
Masazhoni majat e flokut për 5 minuta për të trajtuar majat dyshe. Lajeni flokun pas 2 orësh. Ky trajtim bëhet në 10 seanca sa herë që e lani flokun. Rezultatet do të jenë mjaft të mira.

36. PËR FORCIMIN E FLOKUT 
Aplikoni vajin e bajames së ëmbël 2-3 herë në javë. Masazhoni skalpin dhe gjithë gjatësinë e flokut për 10 minuta dhe lajeni flokun pas 2 orësh.
Përdorimi sistematik i këtij vaji forcon flokët, i trash dhe u jep volum. Falë zinkut dhe mineraleve të tjera, rrënjët dhe fibrat e flokëve do të jenë më të fortë dhe të qëndrueshëm.

37. PËR FLOKË TË THATË 
Vaji i bajames së ëmbël është ideal për flokë të thatë. Ai zbut, hidraton dhe i jep shkëlqim flokëve tuaj. Ai gjithashtu vepron si mbrojtes ndaj faktorëve të jashtëm, si nxehtësia e tharëses së flokëve, dielli, i ftohti, bojërat dhe dekolorantët. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë. Masazhoni skalpin dhe gjithë gjatësinë e flokut për 10 minuta dhe lajeni flokun pas 2 orësh.

38. PËR RRITJEN E FLOKËVE
Masazhohet e gjithë lëkura e kokës dhe floku për rreth 15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-3 orë dhe më pas lahet koka. Aplikimi me vajin e bajames së ëmbël rekomandohet çdo ditë për 5-7 ditë rresht dhe më pas, aplikimi bëhet vetëm 1 herë në javë.
Gjithashtu, përzierja e vajit të bajames me vaj ulliri dhe vaj kastori në sasi të barabartë është mjaft e mirë për rritjen e flokëve.

Nëse dëshironi rezultate shumë më të mira dhe më të shpejta për rritjen e flokëve, aplikoni metodën “kokë-poshtë”. Kjo metodë është shpikur dhe aplikuar për herë të parë në SHBA dhe për shkak të suksesit të saj është shpërndarë shumë shpejt në të gjithë botën. 
Sipas kësaj metode, masazhimi i rrënjës së flokut bëhet me kokën poshtë. Në këtë pozicion, rritet mjaft qarkullimi i gjakut në kokë dhe në këtë mënyrë, stimulohet mjaft rritja e flokut. Masazhimi i rrënjës së flokut vazhdon për 5-10 minuta. Në këtë gjendje mbahet 1-3 orë dhe më pas lahet koka.Ky trajtim bëhet për 1 javë rresht për çdo muaj. 
Metoda “kokë-poshtë” nuk rekomandohet për gratë shtatzëna.

39. KUNDËR RËNIES SË FLOKUT
Vaji i bajames së ëmbël është një trajtues i shkëlqyer kundër rënies së flokut për shkaqe që vijnë nga mungesa e zinkut. Mungesa e zinkut është një nga arsyet kryesore të rënies së flokut, duke shkaktuar alopecinë.

Rekomandohet të përdorni vaj bajame të ëmbël në mënyrë sistematike për të kontrolluar humbjen e flokëve. Në darkë, pasi të keni ngrohur vajin e bajames së ëmbël në banjamarinë, masazhoni lëkurën e kokës dhe gjithë flokun. Mbajeni për 2 orë dhe më pas lani kokën. Mund ta lini vajin gjithë natën për rezultate më të mira. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë për një periudhë 2-mujore. 
Përveç kësaj, merrni vajin e bajames së ëmbël në rrugë orale 2 herë në ditë nga një lugë çaji 30 minuta para buke për 21 ditë rresht. 
Një tjetër trajtim alternativ për të parandaluar rënien e flokëve është përzierja e vajit të bajames me vaj ulliri dhe vaj kastori në sasi të barabartë.

40. KUNDËR ZBOKTHIT
Për shkak të spektri të saj të veprimit në flokë dhe lëkurën e kokës, vaji i bajames së ëmbël është tepër rezultativ në eleminimin e zbokthit. Në darkë, pasi të keni ngrohur vajin e bajames së ëmbël në banjamarinë, masazhoni lëkurën e kokës me vajin e bajames së ëmbël për 10 minuta. Mbajeni për 2 orë dhe më pas lani kokën. Ky trajtim bëhet 2-3 herë në javë për një periudhë 3 javore.
Një recetë tjetër kundër zbokthit është përzierja e vajit të bajames së ëmbël me vaj ulliri në raportin 1:1. Përdorimi është si më sipër.

41. PËR RRITJEN E QERPIKËVE
Për rritjen e qerpikëve vaji i bajames së ëmbël jep rezultate surprizuese! Ngrohet vaji në temperaturë 45-50 gradë C dhe më pas aplikohet në qerpikë. Ky trajtim bëhet çdo natë për 40 ditë rresht.

PËR SËMUNDJET

42. KUNDËR KAPSLLËKUT
Në një gotë ujë të ngrohtë shtoni 1 lugë çaji me vaj bajame. Ky trajtim rekomandohet 2 herë në ditë 20-30 minuta para ushqimit.

43. PËR PASTRIMIN E FLORËS BAKTERIALE TË ZORRËVE DHE STOMAKUT
Në një gotë ujë të ngrohtë shtoni 1 lugë çaji me vaj bajame. Ky trajtim rekomandohet 2 herë në ditë 20-30 minuta para ushqimit.

44. PER TËRHEQJET, BLLOKIMET MUSKULORE, DHIMBJET E MUSKUJVE DHE TË SHPINËS 
Vaji i bajames së ëmbël mund të përdoret gjithashtu si një alternativë balsamike në sportet e përgjithshme dhe produkt kundër tërheqjes dhe bllokimit muskulor gjatë terapisë në rastet e dëmtimeve sportive. 
Për dhimbjet e muskujve dhe të shpinës vaji i bajames së ëmbël është një nga përdorimet kryesore tradicionale. Sot përdoret mjaft si trajtim relaksues në mjekësinë sportive. Vaji i bajameve përmban veti analgjezike që ndihmojnë në heqjen e dhembjes dhe stresit në muskujt e tendosur. Masazhi me vajin e bajames së ëmbël në muskujt e lodhur i liron ato gradualisht nga stresi dhe dhembjet. Ky lloj masazhi stimulon furnizimin e qelizave muskulore me oksigjen, elimininon akumulimin e acidit karbonik, ka efekt analgjezik dhe rinovon qelizat.

Kundër dhimbjeve të shpinës ngrohni vajin e bajames së ëmbël në banjamarinë në temperaturën 50o-55o C dhe më pas masazhoni shpinën, ose muskujt e lodhur dhe të dëmtuar. Më pas, lagni me ujë të nxehtë një peshqir dhe shtrydheni fort. Vendoseni peshqirin mbi zonën e masazhuar dhe lëreni për rreth 1 orë, ose nëse mundeni, edhe më shumë. Efektet do të jenë të shpejta. Ky trajtim është relaksues, analgjezik dhe njëkohësisht largon toksinat.

45. KUNDËR SËMUNDJEVE TË ZEMRËS
1 lugë çaji me vaj të bajames së ëmbël në ditë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të zemrës, rrit nivelin e qarkullimit të gjakut dhe ul nivelin e kolesterolit. Vaji i bajames së ëmbël është i pasur me acide folike, yndyra të pangopura, proteina dhe kalium. Të gjitha këto janë dëshmuar së përmbajnë benefite të për funksionimin e zemrës.

46. KUNDËR KOLESTEROLIT TË KEQ
Sipas Departamentit Amerikan të Agrikulturës (USDA), vaji i bajameve përmban fitosterole të cilat kurojnë kolesterolin e keq. Përmbajtja e lartë e kaliumit dhe përmbajtja e ulët e kaliumit është mekanizmi farmako-dinamik kundër kolesterolit të keq. Disa studime tregojnë se, nëse yndyrnat shtazore zëvendësohen me vajin e bajameve, ulet ndjeshëm niveli i kolesterolit dhe trigliceridet për rreth 4 deri 9 javë. Një lugë gjelle me vaj bajamesh përmban 120 kalori yndyrnash të pangopura (yndyrna të shëndetshme natyrale të cilat i duhen trupit tonë në mënyrë që të mos akumulojë dhjamë dhe kolesterol). Ata këshillojnë konsumimin e 150 miligramë vaj bajmesh në ditë, për të ulur suksesshëm nivelet e kolesterolit.

47. PËR PËRMIRËSIMIN E KUJTESËS 
Vaji i bajameve përmirëson kujtesën. Shtoni pak vaj të bajameve në një gotë me qumësht dhe konsumojeni rregullisht. Baji i bajameve mund të përdoret si shtesë edhe në sallata.

48. KUNDËR DHIMBJEVE TË KOKËS
Kundër dhimbjeve të kokës rekomandohet aplikimi i 6-7 pikave vaj të bajames së ëmbël në secilin vesh.

49. PËR FORCIMIN E SISTEMIT NERVOR
Vaji i bajameve forcon sistemin nervor. Shtoni pak vaj të bajameve në një gotë me qumësht dhe konsumojeni rregullisht. Baji i bajameve mund të përdoret si shtesë edhe në sallata.

50. KUNDËR MORTHIT TË DUARVE
Vaji i bajames së ëmbël është mjaft i mirë për trajtimin e morthit të duarve (morthi është sëmundja e lëkurës së duarve nga i ftohti. Në këtë rast, lëkura bëhet e ashpër dhe e plasaritur). Aplikoni një sasi vaji të bajames së ëmbël në duar përpara gjumit dhe i masazhoni për pak minuta. Pas kësaj, vishni dorashka. Ky trajtim vazhdon deri në largimin përfundimtar të morthit.

51. PËR TRAJTIMIN E HEMORROIDEVE
1 lugë gjelle vaji i bajames së ëmbël përzihet me 1 kokërr vezë dhe vihet në zonën e prekur nga hemorroidet. Trajtimi vazhdon deri në normalizimin e gjendjes.


52. KUNDËR DHIMBJEVE NË VESH
Kundër dhimbjeve në vesh rekomandohet aplikimi i 6-7 pikave vaj të bajames së ëmbël në veshin me dhembje. Rekomandohet paraprakisht ngrohja e vajit të bajames së ëmbël në temperaturën e trupit.

53. PËR ZHURMAT NË VESH
Nëse keni zhurma në vesh, vendosni 3-4 pika vaj të bajames së ëmbël në secilin prej veshëve dhe I izoloni ato me pambuk.

54. KUNDËR DOBËSIMIT TË DËGJIMIT
Kundër dobësit të dëgjimit, aplikoni 7 pika vaj të bajames së ëmbël në njërin vesh dhe taposeni veshin me pambuk. Ditën tjetër, aplikoni në veshin tjetër. Pas 2-3 ditësh, lani veshët me ujë të ngrohtë dhe sapun.

55. KUNDËR NDRYDHJEVE TË GJYMTYRËVE
Në rastin e ndrydhjes së gjymtyrëve, masazhohet zona e ndrydhur 2 herë në ditë më vaj të bajames së ëmbël të ngrohur paraprakisht në temperaturën 45-50 gradë Celcius.

56. KUNDËR DJEGIEVE
Aplikoni vajin e bajames së ëmbël në rastet e djegies së lëkurës nga dielli, ose nga zjarri. Ky trajtim ndihmon në reduktimin e shenjave të plagëve. Trajtimi vazhdon deri në shërimin e plotë.

57. KUNDËR ARTRITEVE
Vaji i bajames së ëmbël është i shkëlqyer kundër artriteve. Masazhoni kyçet e duarve dhe të këmbëve që janë të prekura nga artriti çdo mbrëmje për disa minuta. Vaji duhet të jetë ngrohur paraprakisht në temperaturën 45-50 gradë Celcius.

58. PËR RRITJEN E SASISË SË SPERMËS
1 lugë gjelle vaji i bajames së ëmbël përzihet me sheqer dhe merret 3 herë në ditë 30 minuta para buke për 21 ditë. Rezultatet do të jenë mjaft të mira.

59. KUNDËR PNEUMONISË
Në trajtimin e pneumonisë të marrë 1 lugë gjelle vaj 3 herë në ditë 30 minuta para buke.

60. PËR STIMULIMIN E TRETJES
Për stimulimin e tretjes rekomandohet përdorimi i 1 luge gjelle vaji të bajames së ëmbël 3 herë në ditë 30 minuta para buke.

PËRBËRËSIT

100% Vaj Bajame e Ëmbël 

Sipas hulumtuesve dhe shkencëtarëve, efektiviteti i saj vjen për shkak të pranisë së shtuar të vitaminës E dhe acideve yndyrorë. Kjo vitaminë është një antioksidant i fuqishëm, duke dhënë garanci të plotë për një lëkurë të re fytyrë të re dhe të shëndetshme! Përveç kësaj vitamine, vaji i bajames së ëmbël është i pasur me Vitaminat A, B1, B2, B3, B5, B6, B9, D, K; minerale, si: Kalcium, Hekur, Magnez, Fosfor, Potas, Zink, Sodium; acidet Omega 6 dhe Omega 9

Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)