I Ri! Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie
680 Lekë
850 Lekë


Përshkrimi

“Dashuria nuk është e pamoralshme, është një perëndi që e kërkon, që e mohon, dhe sa më shumë e mohon, aq më tepër e zbulon pranë vetes, brenda teje. Është një perëndi që e beson dhe e ndjek nga pas, pavarësisht nga adhurimi që përzgjedh. Nuk ka adhurim të moralshëm dhe adhurim të pamoralshëm. Dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar”- 

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 33083

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Ok, titulli i këtij libri është shumë tundues. Është fiks një titull ‘kurth’ për ta bërë lexuesin t’i futet me kokë këtij libri. Duke qenë se në pjesën e prapme të kopertinës, nuk ka asnjë përmbledhje, iu afrova njërës prej punonjëseve për ta pyetur rreth librit. “Libër shumë interesant”, u përgjigj ajo. S’do mend që titulli ta imponon këtë përcaktim ‘interesant’. Isha përsëri në mëdyshje. Komenti i punonjëses nuk më ndihmoi aspak. Në fund, rrezikova. E mora me vete në shtëpi. Që në faqet e para lexuesi paralajmërohet se historia e rrëfyer është nga ato ‘delikatet’, nga ato ku mundësia e pozicionimit të lexuesit-ta shohë historinë në një kah- është e madhe. Ashtu sikurse rrëfen pjesëza e shkëputur nga libri, dashuria është si fetë, ku çdo formë adhurimi është e respektuar, tërthorazi lexuesi njihet me forma jo të zakonshme të të dashuruarit, dhe i kërkohet t’i respektojë dhe të shijojë romanin.

Janë historitë e dashurisë së trekëndëshit, Sofia- Dioni- Kiveli. Pas humbjes së bashkëshortit, Sofia mëson se ai kishte një lidhje jashtë martese. Ajo quhet Kiveli, avokate në profesion, diametralisht e kundërt me Sofian, por që i lidh një nyjë e rëndësishme. Angjelo, burrin të cilin ato e ndanë për disa vite- ndonëse vetëm Kiveli e dinte ekzistencën e Sofias, kjo e fundit shumë më vonë. Nga njëra anë një grua e bukur që kërkon të hakëmerret në çdo formë ndaj burrit të saj tashmë të vdekur. Nga ana tjetër një grua e fortë që kërkon në çdo skaj kujtimet e dashnorit të saj, çdo qoshe dhe hapësirë ku ai ka lënë hijen e vet. Njëra avokate e tjetra parukiere. Ja si e rrëfen Mitsi formëm që merr dashuria në dy ambjente dhe personalitete të ndryshme, si Sofia dhe Kiveli: Në parukeri për gratë që zbukurohen dashuria është një premtim, një flakë që përpiqen ta mbajnë gjallë. Dashuria këtu është e gjallë. Kurse në paditë e klientëve të Kivelit dashuria është e vdekur. Sofia përpiqet të përdorë me mjeshtëri rolin që ka më punën e saj për ta ushqyer dashurinë. Kurse Kiveli përpiqet të përdorë me mjeshtëri vdekjen e dashurisë, ajo është mjeku ligjor sipër kufomës së dashurisë. Në mjedisin e Sofias dashuria është festë. Në mjedisin e Kivelit dashuria është ndëshkim, është përcaktim dëmesh…

Fundin e romanit Dioni e mbyll kështu : Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie. Pëlqej më shumë një fustan me ngjyrë blu të thellë, si ajo e oqeanit…

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
900 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
650 Lekë
I disponueshëm
1 100 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 500 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 400 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
600 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
900 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm
450 Lekë
I disponueshëm

Vleresimet

No customer reviews for the moment.