Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.
I ri
Në këtë përrallë fjala është si një fëmijë çapkën e i hareshëm, qe bën rrengje dhe i zbulon magjitë e botes duke luajtur. Librat e serisë “Fjalistike” jane si kënd argëtimi fjalësor , ku luhet me format e fjalëve, me përbërësit e tyre, me kuptimet, theksin, rimat, ritmin, tingullimitimet, antonimet e sinonimet, shprehjet frazeologjike etj.
Aventura fantastike – fjalistike të presin, vogëlush!