Ky është libri me lojërat më të bukura të tavolinës. Ai do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. TANI... HIDH ZARIN DHE... ARGËTOHU!
I ri
Një gjë është e sigurt: në këtë libër janë përzgjedhur tetë lojërat më të këndshme të të gjitha kohërave dhe... ti do të argëtohesh pa fund, duke i luajtur ato!
Çfarëdo loje të zgjedhësh... lojën e patës në xhunglën e Moglit, lojën e gjarpërinjve dhe të shkallëve, lojën e mullirit të Pied Piperit apo lojën “Mos u nxeh” ku mund të sfidosh kapiten Hukun... mjafton të marrësh gurët magjikë të përgatitur enkas për ty dhe t’i vendosësh në fushën e lojës.