700 Lekë


Përshkrimi

Nje nga veprat me te rendesishme te mendimit politik dhe te suksesit te nje invidi ne shoqeri, vjen serish ne shqip nga Ilir Hashorva. Prej thuajse 5 shekujsh, kjo veper e Makiavelit mban gjalle lexuesit ne mbare boten

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 41244

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 800 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
500 Lekë
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 200 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
2 ne stok
500 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
700 Lekë
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
2 ne stok
600 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
1 200 Lekë
2 ne stok
1 990 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm
2 290 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm

Përshkrimi

Goditja që i duhet bërë tjetrit nga princi duhet të jetë e tillë, që të mos rrezikohet nga hakmarrja e tij.

Meqenëse njeriu nuk mund të jetë i pajisur me të gjitha ato (cilësi të mira) dhe as mund t’i përkushtohet atyre për shkak të natyrës njerëzore..., është e nevojshme që princi të jetë aq i matur, sa të dijë t’i shmanget famës së keqe të atyre veseve, që do t’ia nxirrnin duarsh shtetin dhe të shmangë ato vese, në pastë mundësi, që nuk do t’ia nxirrnin duarsh. Por, në qoftë se nuk do të ketë mundësi, le të mos e çajë shumë kokën për to.

Është më mirë që populli ta dojë princin, apo t’ia ketë frikën? Përgjigjja: do të qe më mirë që të ndodhte edhe njëra, edhe tjetra, por pasi është e vështirë të bashkohen të dyja, është shumë më e sigurt për princin që populli t’ia ketë frikën, sesa ta dojë.

Për njerëzit mund të themi përgjithësisht këto: janë mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, me dy faqe, tinëzakë, ikës prej rreziqeve, lakmues të fitimit dhe gjersa u bën mirë dhe e kanë larg të keqen, janë të gjithë të tutë, të falin gjakun, pasurinë, jetën e bijtë, por kur afrohet e keqja, e kthejnë fletën.

Njerëzit shtyhen më shumë të dëmtojnë dikë që duhet dashur, sesa një tjetër që të shtie tmerrin, sepse dashuria mbahet nga një lidhkë detyrimi, e cila, meqenëse njerëzit janë të ligj, këputet në rastin më të parë të ndonjë dobie vetjake, por frika mbahet nga tmerri i ndëshkimit që nuk të lëshon kurrë.

Duke u kthyer edhe një herë në të qenët i dashur apo i drashtur, përfundoj se, duke qenë se njerëzit dashurojnë sipas ëndjes së tyre dhe frikësohen sipas ëndjes së princit, një princ i urtë duhet të bazohet mbi çka është e tija e jo mbi çka është e tjetërkujt.

Punë të mëdha kanë bërë vetëm ata princër që nuk ia kanë vënë fort veshin besës dhe që kanë ditur me dredhi t’ua turbullojnë mendjen njerëzve...

Njerëzit janë kaq të thjeshtë dhe kaq tepër u nënshtrohen nevojave të çastit, saqë ai që gënjen, ka për të gjetur përherë njerëz që të gënjejë.

Për ta mbajtur besnik ministrin, princi duhet të mendojë për të, ta nderojë, ta pasurojë, ta lërë të detyruar, ta bëjë pjesëtar në nderime dhe ofiqe, por në atë mënyrë që ai ta kuptojë se s’bën dot pa princin, dhe, që nderimet e tepërta të mos ta bëjnë të dëshirojë nderime të tjera; pasuritë e tepërta të mos e bëjnë të dëshirojë pasuri të tjera dhe ofiqet e shumta ta bëjnë t’ia ketë frikën ndryshimeve.

Produktet që keni parë

Reviews (0)