400 Lekë


Përshkrimi

Libri i James Allen është një nga klasikët më të pëlqyer dhe më të cituar rreth fuqisë së mendjes dhe rolit të jashtëzakonshëm në jetën tonë të përditshme.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 43234

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

900 Lekë
Shitur (2)
4 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (13)
2 ne stok
500 Lekë
Shitur (6)
3 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (40)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
4 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
1 ne stok
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
1 200 Lekë
Shitur (1)
1 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
4 ne stok
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
600 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm

Përshkrimi

Në përgjithësi libri sillet rreth aforizmit “Siç mendon njeriu në zemër, i tillë është”. Sipas autorit, kjo jo vetëm që e përkthen tërësinë e qenies së një njeriu, por është aq gjithëpërfshirëse, saqë arrin në secilën gjendje dhe rrethanë të jetës së tij. Një njeri është pikë për pikë ajo çka mendon, sepse karakteri është shuma e plotë e të gjitha mendimeve të tij.

 

Allen shpjegon në këtë libër se një zemër e mirë, një mendje e kthjellët, një njeri i pastër e i sinqertë, me objektiva në jetë, i pajisur me humor, është i ekspozuar për nga suksesi në krahasim me një mendje ose zemër të keqe, kriminale e dashakeqe.

Siç e shpjegon edhe vetë titulli i librit në fjalë, autori Allen perifrazon se njeriu vepron në thelb ashtu siç mendon. Aty vlerësohet se një mendje e mbrapshtë, e errët, është e prirë për të rënë në batakun e së keqes.

E kundërta ndodh me zemrat e çiltra dhe me njerëzit që shpërndajnë kudo harmoni dhe gëzim të madh. Allen thekson se edhe jeta e njeriut bëhet sipas asaj që ka në mendje njeriu.

Një mendje e shëndoshë, që nuk merret as me kritika dhe as me boshësi, me synime të qarta, ka predispozitën për të “krijuar” njeriun e suksesshëm. Sipas tij, arritjet në jetë të një njeriu janë drejtpërdrejtë rezultat i mendimeve të tij.

Sipas autorit, mendja e njeriut mund të krahasohet me një kopsht, që mund të kultivohet në mënyrë inteligjente ose të lejohet që ai të zhvillohet egërsisht; por, i kultivuar ose i lënë pas dore, ai duhet dhe do të zhvillohet. Ai shkruan se nëse nuk vendosen fara të dobishme në të, atëherë një mori e farave të barërave të këqija do të mbijnë në të dhe do të vazhdojnë ta prodhojnë llojin e vet.

Ashtu si kopshtari që e kultivon tokën e vet, duke e mbajtur të pastër nga barërat e këqija dhe duke i rritur lulet dhe frytet që i kërkon ai, ashtu mund të kujdeset një njeri për mendjen e vet, duke i shkulur si barojat të gjitha mendimet e gabuara, të padobishme dhe të papastra.

Duke e ndjekur këtë proces, një njeri herët a vonë e zbulon se ai është kryekopshtari i shpirtit të vet, drejtuesi i jetës së vet. Ai po ashtu i zbulon, brenda vetvetes, ligjet e mendimit dhe e kupton, me saktësi që bëhet gjithnjë e më e madhe, se si forcat e mendimit dhe elementet e mendjes operojnë në formësimin e karakterit të tij, të rrethanave të tij dhe të fatit të tij.

Produktet që keni parë

Reviews (0)