1 200 Lekë


Përshkrimi

Autori, Vasil Naçi,  jo vetëm është biznesmen i suksesshëm, por e ndan suksesin dhe të mirën me të tjerët. Dhe kjo nuk është pak, përkundrazi, prandaj "Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim" nuk vjen thjeshtë si guidë këshillash, por si një mal përvojash të përjetuara me shumë sfida. Dija dhe informacioni i përftuar në këtë realitet për vlerat e komunikimit vlejnë tejmase për këdo.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 26418

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

900 Lekë
Shitur (2)
4 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (13)
3 ne stok
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (40)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
4 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
1 ne stok
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
1 200 Lekë
Shitur (1)
1 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
4 ne stok
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
1 ne stok
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
600 Lekë
Shitur (1)
2 ne stok

Përshkrimi

RRETH LIBRIT

Autori i përcjell lexuesit informacione, eksperienca dhe këshilla mbi sjelljet e duhura dhe komunikimin e mençur, si baza për të krijuar respekt, për të ndërtuar besim, për të jetuar bukur dhe në harmoni me veten, familjen, kolegët dhe komunitetin.

Në mënyrë të natyrshme lexuesi zbulon se sot kërkohet të kesh sjelljet e duhura në çdo moment, me të gjithë, kërkohet të kujdesesh për marrëdhëniet, që të mundesh të fitosh mendjen dhe zemrat e njerëzve.

Autori ndan me lexuesit këshilla se si të flasësh hapur dhe të jesh i pëlqyeshëm në të njëjtën kohë, si të kujdesesh për hijeshinë në paraqitje dhe mençurinë në komunikim.

Ky libër na fton të reflektojmë dhe të kërkojmë më shumë nga vetja, për t'u bërë më të mirë, për të jetuar më bukur me njerëzit, për të marrë maksimumin nga çdo moment dhe për të pasur një jetë më cilësore.

Me pak fjalë, ky libër do të shërbejë si guidë miqësore, e cila do t'ju udhëheqë të keni natyrshëm sjellje të pëlqyeshme dhe të komunikoni me mençuri, duke ju dhuruar kështu çelësin për harmoni dhe sukses afatgjatë në çdo aspekt të jetës.

THANË PËR LIBRIN

"Lexuesi ka para duarve një libër të vyer që kontekstualizon rregullat e savoir-vivre në komunikimin e biznesit dhe në aspekte të tjera të jetës së përditshme dhe (për)kthen rregullat e komunikimit profesional në “modus vivendi”. Ky libër është i dobishëm si për profesionistët ashtu edhe për çdo individ."

Dr. Konstantinos Giakoumis

Deputy Rector, University of Neë York Tirana Associate Professor of Art Histor• and Ëorld Civilizations

"Është një manual praktik komunikimi, që megjithëse nuk ka shpjegime klishe sipas formatit të teksteve të etikës, ka rekomandime praktike, që iluminojnë edhe ata që punojnë në fushën e komunikimit dhe të sjelljes."

Prof. dr. Edmond Dragoti

Psikolog

"Koha që jetojmë, më tepër se gjithçka, ka nevojë për "europianizimin" e sjelljes dhe të komunikimit. Ky libër përmbush me art këtë nevojë shoqërore. Shprehje e fjali të thjeshta me sens praktik, të formuluara nga një profesionist i artit të komunikimit. Vlerësoj se libri përbën një "manual" të sjelljes dhe të komunikimit qytetar për gjithë shoqërinë tonë."

Prof. dr. Andri Koxhaj

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë

"Libri të ndihmon të bëhesh punonjës më i mirë, shitës më i aftë, njeri më i respektueshëm, bir ose bijë më e përkushtuar ndaj prindërve, prind më i mirë, bashkëshort më i mirë e në përgjithësi si të bëhësh njeri më i mirë dhe më efektiv. Si i tillë libri mund të bëhet pjesë e literaturës në organizatat e biznesit, por edhe më gjerë."

Pandeli Garo

CEO, proton Group, MC/MPA Harvard Kenedy

 

"Ështe një libër që gjithkush, pavarësisht nga profesioni e mosha, duhet ta ketë në bibliotekën e në tavolinën e punës, ta lexojë e ta rilexojë dhe, çfarë është më e rëndësishmja, ta zbatojë në jetën e përditshme. Është si një pasqyrë e madhe ku të gjithë duhet të shihemi përditë për të mësuar e për të korrigjuar defektet e paraqitjes së jashtme e të shpirtit, të sjelljes e të komunikimit."

Prof. dr. Paskal Milo

Historian e politikan

"Sjellja e pëlqyeshme dhe mençuria në komunikim” është pasqyrë e botës shpirtërore dhe arritjeve në biznes të autorit. Me këtë libër ai ka zbërthyer idenë dhe suksesin e tij gjatë këtyre viteve duke na dhënë një shembull model të sjelljes, të komunikimit dhe të të bërit biznes."

Avni Ponari

CEO, Sigal Uniqa Group Austria

"Do t'ia rekomandoja me shumë dashamirësi çdo punonjësi dhe drejtuesi kompanie apo institucioni që mbi tavolinën e tyre të punës të mbanin për ta rilexuar herë pas here këtë manual të sjelljes së pëlqyeshme dhe mençurisë në komunikim. Ky botim është një provë konkrete për parimet dhe vlerat e rëndësishme mbi të cilat rrënjëzohet suksesi i "Agna Group"."

Arben Malaj

President i Institutit të Politikave Publike dhe Mireqeverisjes

"Libri është një guidë njerëzore, profesionale dhe morale. Është si fjalori i anglishtes, për çdo paqartësi menjëherë e hap dhe e rikujton. Është një libër i thjeshtë, i kuptueshëm dhe i domosdoshëm për të gjitha moshat dhe shtresat. Enciklopedi e edukatës morale dhe profesionale!"

Agron Llakaj, aktor, “Mjeshtër i Madh”

"Këtu do të rizbuloni urtësinë popullore, do të shijoni lexime pasazhesh nga njerëz të shquar, do të udhëtoni në shumë situata, vende dhe kultura e, mbi të gjitha, do të keni një takim të veçantë, takimin me autorin e këtij libri-manual, një njeri të vërtetë, të thellë e të thjeshtë, e njëkohësisht një profesionist këmbëngulës, të frymëzuar e vizionar, që ka dhe di ç'thotë, duke i ndarë të gjitha bujarisht me ne."

Ylli Sula

CEO, Çelësi Media Group

"Libri është i dobishëm për lexuesit e botës universitare, për botën e sipërmarrjes shqiptare, menaxherët, profesionistët, punonjësit, duke ju sugjeruar që krahas librit të njihen njëkohësisht edhe me modelin e sjelljes së normuar e të zbatuar në "Agna Group". Libri është i dobishëm dhe lehtësisht i kuptueshëm për çdo person, pavarbisht nivelit të vet të arsimimit, punës, profesionit apo statusit social."      

Artan Hoxha

President, Tirana Business University

"Autori sjell e qartëson tërësinë e faktorëve që përcaktojnë natyrën etike të komunikimit duke hedhur dritë mbi rëndësinë e tyre në kontekstin e biznesit dhe jo vetëm. Kjo guidë sjelljeje dhe komunikimi, është e nevojshme për secilin. Libri duhet t'u refe¬rohet edhe studentëve tanë për ta lexuar."

Prof. dr. Suzana Panariti

Universiteti i Tiranids, Fakulteti i Ekonomisë

"Një libër udhëzues dhe këshillues, mjaft me vlerë. Merr përdorim të gjerë në çdo ditë të jetës, kudo dhe kurdo. Lexohet lehtësisht dhe rrjedhshëm, mjaft i mprehtë në detaje dhe i mirëkompletuar për çdo situatë. Një benefit shumë i mirë për shoqërinë, pavarësisht moshës, statusit apo profesionit."

Rezarta Godo

CEO, Junior Achievement of Albania

"Ky libër është një pasqyrë e domosdoshme ku duhet të shihet secili prej nesh. Jam i sigurt se çdonjëri gjatë leximit do të skuqej e do të pendohej për shumë sjellje, reagime e fjalë të thëna. Mendova se do ta lexoja për një ditë librin, 150 faqe, ç'janë? Por gracka dhe dackat më mbërthyen e më bënë të kthehem e të rikthehem, duke e shndërruar leximin në një reflektim të vazh¬dueshëm."

Ardit Gjebrea

Artist

"Libri e shtyn lexuesin të mësojë sjelljen ndaj problemeve sociale komplekse: se si të sillemi në familje, në punë, në shoqëri dhe në ambientet publike. Në formë miqësore dhe tërheqëse shpjegohen në libër parimet bazë që përbëjnë burimin e sjelljeve tona. Këshilloj librin për lexim gjithë atyre drejtuesve që kanë komunikim të drejtëpërdrejtë e të shpeshtë me punonjësit dhe jo vetëm."   

Enkelejdi Joti

General Monager Top Channel

"Është një filozofi që mund të konsiderohet një formulë për të gjetur pikën e ekulibrit që i vendos të gjitha në harmoni në jetë. Duke e njohur nga afër autorin, mund të them se ky libër është Bibla e jetës së tij. Buron edhe nga dijet e një njeriu që nuk rresht së lexuari, së zhvilluari dhe së përsosuri të vetvetes në dimensionin njerëzor, por edhe profesional, një model lidershipi frymëzues

për çdokënd në biznes."      

Alketa Vejsiu

Themeluese e "Class AV", producente, prezantuese

"Ky botim plotëson një boshllëk të madh rreth kësaj teme, të krijuar në 25 vjet. Është aset jo vetëm për çdo individ të shoqërisë sonë, pavarësisht moshës, statusit shoqëror etj., por dhe për insti-tucione shtetërore e biznese. Sot, më shumë se kurrë, shoqëria jonë ka nevojë për këtë çelës të harmonisë dhe të suksesit."

Fatos Thaçi

"Botimet "MAX"

Reviews (0)