960 Lekë


Përshkrimi

Ky libër iu adresohet atyre që duan të kenë sukses në jetë; prandaj për këtë grupim njerëzish jepen këshilla të thjeshta dhe praktike për të arritur këtë objektiv. Autori i librit, Vasil Naçi shpjegon parimet e integritetit, respektit, përkushtimit, shpirtit të fitores, ekselencës dhe sjelljes me klientin, duke u bazuar mbi modelin e ndërtuar me përkushtim dhe sukses tek kompania Agna  

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 26419

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

30 produkte te tjere ne te njejten kategori:

900 Lekë
Shitur (2)
4 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (13)
2 ne stok
500 Lekë
Shitur (6)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (40)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (8)
I disponueshëm
1 400 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
- 20%
960 Lekë
1 200 Lekë
Shitur (1)
4 ne stok
1 000 Lekë
Shitur (4)
2 ne stok
2 000 Lekë
Shitur (10)
1 ne stok
1 100 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
700 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (3)
1 ne stok
1 200 Lekë
Shitur (1)
1 ne stok
1 000 Lekë
I disponueshëm
1 600 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 000 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm
1 500 Lekë
Shitur (5)
4 ne stok
800 Lekë
Shitur (4)
I disponueshëm
1 200 Lekë
Shitur (3)
I disponueshëm
800 Lekë
Shitur (2)
1 ne stok
850 Lekë
Shitur (2)
I disponueshëm
1 100 Lekë
Shitur (11)
I disponueshëm

Përshkrimi

Shumë kompani e shpenzojnë pjesën më të madhe të kohës duke u përqendruar tek aspektet sasiore të rezultateve (pra mbi numrat) dhe shumë më pak kohë mbi aspektin cilësor, pra vlerat. Duhet të kuptojmë që arritja e numrave është pasoja dhe vetëm një aspekt i rezultatit, ndërsa shkaku është reflektimi i vazhdueshëm i vlerave. Ndaj ne duhet të fokusohemi tek shkaku (vlerat) nëse duam të ndikojmë dhe të arrijmë tek pasoja (numrat).

Vlerat bazë personale janë bindjet tona në lidhje me atë që ne besojmë se është e rëndësishme dhe e dëshirueshme. Ato udhëheqin sjelljen tonë. Ato janë unikale për çdo individ. Vlerat bazë përfaqësojnë prioritetet më të larta, forcën e brendshme dhe besimet e një individi.

Njohja e vlerave dhe të jetuarit në harmoni me to është shumë e rëndësishme. Ato përbëjnë busullën që na tregon rrugën e duhur, duke na sjellë përditë më afër jetës që ne dëshirojmë.

Vlerat bazë të organizatës janë sjellje, bindje, qëndrime dhe parime të cilat shërbejnë si një udhëzues për të gjithë vendimet dhe veprimet brenda organizatës, që nga vendosja e objektivave e deri në hartimin dhe zbatimin e strategjive. Vlerat bazë përcaktojnë mënyrën si punojmë dhe si e jetojmë jetën.

 

Vlerat bazë ndihmojnë të kuptojmë pse bëjmë biznes në një mënyrë të caktuar, si dhe na tregojnë si të punësojmë, si të shërbejmë dhe si të shpërblejmë. Ato shumëfishojnë fuqinë e veprave dhe rezultateve tona. Ato çlirojnë dhe drejtojnë energjinë, motivojnë njerëzit, sjellin fitime, si dhe nxisin rritjen e pandalshme. Vlerat bazë janë parakushte për sukses.

Vlerat personale mund të jenë të ndryshme për punonjës të ndryshëm të së njëjtës kompani.

Nëse vlerat e tua personale nuk përkojnë me vlerat bazë të kompanisë ku punon, atëherë duhet të mendosh me kujdes nëse mund të përshtatesh me këto vlera apo jo, dhe me kalimin e kohës t’i bësh të tuat. Nëse mendon se kjo nuk mund të ndodhë, atëherë ke zgjedhur punën e gabuar.

Vlerat bazë të përbashkëta dhe të padiskutueshme në Agna Group janë: Integriteti, Respekti, Përkushtimi, Shpirti i Fitores, Ekselenca, Klienti/Konsumatori në Qendër të Vëmendjes.

Shpesh ne jetojmë me mendimin se ngjarjet kontrollojnë jetën tonë dhe se ambjenti rrethues përcakton atë ç’ka ne jemi. Kërkimet kanë treguar se ky është thjesht një iluzion, pasi në të vërtetë janë bindjet tona që përcaktojnë jetën tonë. E thënë më thjesht, janë bindjet apo besimet tona, të cilat nxisin veprimet dhe kuptimin që ne i japim çdo aspekti të jetës sonë.

Një bindje është një ndjenjë shumë e lartë sigurie. Ne jetojmë me grupe bindjesh apo besimesh mbi aspekte të ndryshme të jetës, si për shembull: mbi politikën, fenë, miqësinë, konkurrencën, si dhe me bindjet mbi atë që ne përfaqësojmë. Një sistem i qëndrueshëm bindjesh konsolidohet nga eksperienca dhe njohuria.

Më shumë në lidhje me vlerat bazë personale, vlerat bazë të organizatës, harmonizimin ndërmjet tyre, si dhe bindjes e sistemin e bindjeve për sukses te Agna Group, mund të mesohet duke lexuar materialin “Vlerat Bazë. Sistemi i bindjeve për sukses të Agna Group”.

Reviews (0)