900 Lekë


Përshkrimi

Sasia 100 gr.

Përfitimet kryesore të Maca

  1. E pasur me antioksidantë
  2. Rrit energjinë, Humorin dhe Memorien
  3. Përmirëson shëndetin seksual të femrës
  4. Balancon nivelet e Estrogjenit
  5. Rrit fertilitetin tek meshkujt
Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 50545

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

9 produkte te tjere ne te njejten kategori:

Përshkrimi

Përveçse është e njohur për përdorimin mjekësor ndër vite, rrënjët maca janë një nga “ilaçet” më të reja në komunitetin e shëndetit natyror, me një status Superfood të merituar. Kërkuesit janë duke publikuar herë pas here përfitimet në lidhje me rrënjët e jashtëzakonshme të kësaj bime.

Cfarë është maca? E njohur sipas emrit të saj shkencor, Lepidium meyenii, maca është një tip cruciferous vegetable (bimë rrënjore) rritur në  Andet e Perusë. Maca ka një ngjashmëri në pamje dhe masë me rrepat ose panxharin, me gjethe jeshile dhe rrënjën me ngjyra të ndryshme nga e verdhë në lejla dhe të zezë.

Rrënja me një shije të mirë, gjendet përgjithësisht në formë pluhuri. Jo vetëm që është një burim natyral shërues, por ka gjithashtu një histori qindra vjeçare konsumimi si një superfood i sigurtë në rajonin e Maleve të Andeve.

Është konsideruar “adaptogjen”, një emër i dhënë për disa barëra mjekësore, bimë dhe substanca natyrale që ndihmojnë adaptimin natyral të trupit me gjendjen nën stres, si aktiviteti ditor i ngjeshur, ngarkesa e madhe e punës dhe sëmundjet.

Jo vetëm këtë, por maca është e pasur me mikronutrientë të rëndësishëm dhe antioksidantë; ka treguar që përmirëson shëndetin seksual, balancon nivelin e hormoneve, rrit energjinë, humorin dhe memorien.

  1. E pasur me antioksidantë

Rrënjët Maca janë antioksidantë natyralë, duke rritur nivelin e antioksidantëve si glutathione dhe superoksid dismutase në trup. Antioksidantët ndihmojnë në neutralizimin e radikaleve të lira të rrezikshme, luftimin e sëmundjeve kronike dhe parandalimin e dëmtimit të qelizave.

Një test i realizuar në vitin 2014 , demonstroi se ekstrakti i polisakarideve i marrë nga Maca kishte nivel shumë të lartë antioksidantësh dhe ishte efektiv në luftimin e dëmtimeve nga radikalet e lira.

Një studim i bërë në Republikën Çeke tregoi se administrimi i një doze të koncentruar Maca në minj jo vetëm që rriti nivelin e antioksidantëve por gjithashtu uli nivelin e kolisterolit dhe triglicerideve në mëlçi dhe reduktoi sheqerin në gjak, duke parandaluar kështu zhvillimin e sëmundjeve kronike. Ndërkohë një tjetër test tregoi se përmbajtja antioksidante e ekstraktit të gjethes së maca-s mund të mbrojë nga dëmtimet neurologjike. 

Përmirësimi i statusit të antioksidantëve është i mirë për parandalimin e disa gjendjeve shëndetësore si sëmundje të zemrës, kanceri dhe diabeti duke parandaluar stresin oksidativ dhe dëmtimin qelizor. 

  1. Rrit Energjinë, Humorin dhe Memorien

Ata që e përdorin rregullisht pluhurin e Maca-s raportojnë se i bënë ata të ndihen më të gjallë, me energji, pak pasi e kanë përdorur atë. Plus, maca ndihmon në rritjen e energjisë pa atë “ankthin” ose ndjenjën e dridhjes që u jep niveli i lartë i kafeinës.

Provat klinike kanë treguar se maca ndikon pozitivisht në energji dhe staminë. Mbajtja në nivele të larta të energjisë pozitive mund të përmirësojë humorin, dhe disa studime madje tregojnë se maca mund të reduktojë edhe simptomat e depresionit. 

Mbetet jo e qartë sesi ekstrakti i maca-s e rrit nivelin e energjisë, por besohet se parandalon rritjet dhe uljet e nivelit të sheqerit në gjak dhe mban adrenalinën stabël, gjë që rregullon humorin dhe energjinë përgjatë ditës. Mbajtja në nivele të larta të energjisë mund të parandalojë edhe shtimin në peshë.

Disa studime kanë vërtetuar gjithashtu se rrënja e maca-s përmirëson memorien dhe fokusin. Në fakt, dy studime në kafshë në 2011 u zbulua se maca e zezë mund të përmirësonte dëmtimin e memories tek minjtë, falë nivelit të lartë të antioksidantëve 

  1. Përmirësimi i Shëndetit Seksual të Femrës

Shumë studime kanë konfirmuar se përfitimet nga Maca në shëndetin sekual të femrave veprojnë nëpërmjet disa mekanizmave.

Rrënja e maca-s është në gjendje të përmirësojë disfunksionin seksual dhe të rrisë dëshirën seksuale tek femrat. Një studim, nxorri në pah efektet e rrënjës së maca-s në post-menopauzë me disfunksionet seksuale të shkaktuara nga përdorimi i antidepresivëve. Krahasuar me placebo, maca solli një përmirësim sinjifikativ në funksionet seksuale.  Një tjetër studim raportoi se maca ishte e mirë-tolerueshme dhe se përmirësonte libidon dhe funksionet seksuale. 

Një studim i kryer në 2008 gjeti gjithashtu se maca përmirësonte si simptomat psikologjike dhe ato seksuale ne post-menopauzë. Në fakt, maca ishte në gjendje të reduktonte depresionin e lidhur me menopauzën dhe ankthin, pas 6 javësh trajtim.

Maca gjithashtu balancon hormonet seksuale femërore që lehtësojnë simptomat e menopauzës.  Balancimi i niveleve hormonale është i rëndësishëm për shëndetin riprodhues dhe ndihmon në simptoma si infertiliteti, rritja në peshë dhe enjtja (fryrja).

  1. Balancon Nivelin e Estrogjenit

Estrogjeni është hormoni kryesor seksual femeror përgjegjës për rregullimin e sistemit riprodhues. Një mosbalancim i këtij hormoni vital mund të shkaktojë një sërë çrregullimesh nga fryrja (enjtja) tek menstruacione të çrregullta dhe ndryshime të shpeshta humori. Nivelet e estrogjenit shumë të larta ose shumë të ulta sjellin probleme në ovulacion dhe në mbetjen shtatzanë të femrës.

Rrënja Maca ndihmon në balancimin e hormoneve dhe kontrollon sasinë e estrogjenit në trup. Një studim i publikuar në “International Journal of Biomedical Science” u dha 34 grave me post-menopauzë të parakohshme nga një tablet që përmbante maca ose placebo 2 herë në ditë për 4 muaj. Jo vetëm që maca balancoi nivelet hormonale por edhe lehtësoi simptomat e menopauzës, si djersët dhe afshet e natës, dhe rriti densitetin e kockave. 

Duke reduktuar simptomat e menopauzës, rregullimi i niveleve të estrogjenit ndihmon në shëndetin riprodhues dhe fertilitetin dhe zvogëlon gjendje si sindromi i Policisticit Ovarian (PCOS), rritja e tepërt e flokut, shtimi në peshë dhe aknet.

  1. Rrit Fertilitetin Mashkullor

Maca ndihmon në shendetin seksual dhe fertilitetin tek meshkujt.

Një studim ne Peru gjeti se marrja e suplementit të maca-s për 8 javë rriste dëshirën seksuale tek meshkujt. Ndërkohë , një tjetër studim në 2001 zbuloi se maca ndihmonte në përmirësimin e cilësisë së spermës dhe lëvizshmërinë, dy faktorë të rëndësishëm, mungesa e së cilëve sjell infertilitet te meshkujt. 

Maca ndihmon edhe në disfunksionet seksuale. Një statistikë e vitit 2010 paraqiti rezultatet e 4 provave klinike duke vlerësuar efektin e maca-s në libido dhe raportoi se 2 nga studimet treguan përmirësim të disfunksioneve seksuale dhe dëshirës seksuale si tek femrat dhe tek meshkujt. Gjithsesi 2 provat e tjera nuk e patën këtë rezultat, duke ju testuar provave të tjera. 

Vlerat ushqyese të Maca-s                                                                       

Pudra e rrënjës së Macës është një burim i shkëlqyer me proteina, fibra, dhe disa vitamina e minerale, duke përfshirë vitaminën C, bakër dhe hekur. Gjithashtu përmban mbi 20 aminoacide përfshirë të dhjeta aminoacidet esenciale dhe shumë fitonutrientë. Gjithashtu përmban komponentë si glukosinolayes dhe polifenole, që janë shumë popullore në dietat vegane

Një once (28.35 gr /2 lugë gjelle) pudre mace përmban: 

  • 91 kalori
  • 20 gr karbohidrate
  • 4 gr proteina
  • 1 gr yndyra
  • 2 gr fibra dietike
  • 79.8 mg vitamin C (133% VD)
  • 1.7 mg bakër (84% VD)
  • 4.1 mg hekur (23% VD)
  • 560 mg potasium (16% VD)
  • 0.3 mg vitamin B6 (16% VD)
  • 0.2 mg mangan (11% VD)
  • 1.6 mg niacin (8% VD)
  • 70 mg Kalcium (7% VD)
  • 0.1 mg riboflavin (6% VD)

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)