Tek Aladini.al klientët kanë të drejtë të blejnë produkte dhe të paguajnë me këste, bli gjithcka me këste, mjafton që porosia juaj total të jetë më shumë se 5000 leke.
Bli online dhe aplikimin bëje nga shtëpia, konfirmimi do ju vijë me nje telefonatë dhe kontratën mund ta firmosni kur korrieri tju sjelle porosinë në derën e shtëpisë suaj.
Blerja me këste mund të bëhet vetëm nëpërmjet institucionit financiar luteCredit. IuteCredit operon duke u bazuar në termat dhe kushtet e vendosura prej tij dhe që klienti duhet ti lexoje dhe pranojë paraprakisht. Për tu informuar për këto terma dhe kushte mund të vizitoni faqen IuteCredit. Kur vendosni të aplikoni për të blerë me këste tek Aladini.al duhet të dini paraprakisht që:
a. Mosha e lejuar për të aplikuar është 18-70 vjeç.
b. Duhet të jeni i/e punësuar.
c. Të keni shtetësi shqiptare.
d. Të keni dokument të vlefshëm identifikimi, pasaportë/ letërnjoftim.
e. Historik të mirë kreditimi
f. Në rast se për ndonjë arsye vendosni të ktheni produktin e blerë me këste, ju do të kompensoheni vetëm me produkt tjetër me atë vlerë të produktit të kthyer.
g. Në momentin e dorëzimit të pakos nga korrieri ju duhet të firmosni kontratën që është e bashkëngjitur në pakon tuaj dhe të lejoni korrierin tju fotografojë dokumentin e identifikimit dhe ju sëbashku me dokumentin e identifikimit.
Beni zgjedhjen tuaj tani