E drejta e konsumatorit për të hequr dorë brenda 14 ditëve:
Ligji nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për Mbrojtjen e Konsumatorit”
PËRMBLEDHJA:
• Ruani Faturën & Paketimin pa e dëmtuar, është kushti kryesor që ju të mos humbisni të drejtën e kthimit.
• Kthimi i vlerës bëhet vetëm brënda 48 orëve pasi keni marrë porosinë.
• Kthimi i vlerës bëhet në llogari bankare asnjëherë me para në dorë.
• Ndryshimi me produkt tjetër bëhet brenda 14 ditëve.
• Cmimi i transportit paguhet nga klienti për rastet kur produkti është siç duhet dhe nuk ka defekt.
• Kini kujdes në hapjen e paketimit që të evitohet dëmtimi i produktit, për shembull: Televizorët.
Video shpjeguese se si të hapet paketimi i TV: https://bit.ly/AladiniTV
MË TEPËR:
Nëse produkti i blerë tek ne nuk është brënda pritshmërisë tuaj dhe dëshironi kthimin e shumës që paguat për produktin, lajmërimi për kthimin e produktit duhet të bëhet brënda 48 orëve nga momenti që këni marrë porosinë në dorëzim nga korrieri.
Produkti që do të kthehet duhet të jetë në kutinë origjinale, me paketimin dhe ambalazhimin e tij.
Të mos jetë përdorur apo ë dëmtuar gjatë hapjes apo provës dhe të shoqërohet me të gjithë aksesorët, fletët udhëzuese të përdorimit si dhe faturën ë blerjes.
Nëse ky afat kalon mos u shqetësoni! Ju sërish mund ta ktheni produktin brënda 14 ditëve por nëse njoftimi për kthimin bëhet pas 48 orëve atëherë ju do të keni mundësi vetëm ta zëvëndësoni produktin me një produkt tjetër. Në këtë rast vlera monetare në Para, nuk mund t’ju kthehet.
Ne do t’ju lejojmë që, kundrejt vlerës e produktit të kthyer, të merrni një produkt tjetër brënda një afati kohor prej 2 muajsh.
Si bëhet kthimi i produktit?
Ju mund ta nisni menjëhërë kërkesën tuaj për kthim, duke plotësuar formularin që gjendet këtu ose në fund të faqës, ose nëse ju ndodheni në Tiranë, apo keni mundësi të vini pranë dyqanit tonë në adresën: Bllok, Rruga Vaso Pasha, (përballë BKT)
Nëse hasni vështirësi në plotësimin e tij ose keni pyetje mund të na kontaktoni përmes:
Telefon: +35544507878
E-mail: kontakt@aladini.al
Ne momentin që ju plotësoni formularin për kthimin e produktit, ne njoftojmë menjëhërë kompaninë e transportit për t’ju kontaktuar dhe për të bërë tërheqjen e produktit
Në Tiranë kostoja e kthimit është 150 Lekë
Në qytetet e tjera të Shqipërisë kjo kosto është 250 Lekë
Në Republikën e Kosovës kjo kosto është 5 Euro
Kostoja e transportit mbulohet nga klienti kur:
• Kur heq dorë nga blerja pa një arsye
• Kur kërkohet servis jashtë afatëve të përcaktuara
• Kur nuk respektohet afati 5-ditor ë dorëzimit të produktit për kthim
• Kur dëshirohet që kthimi të bëhet më herët se afatet e përcaktuara nga ne
(Në të gjitha rastet, është përgjegjësia e blerësit t’i kthejë mallrat tek kompania, ose t’i dorëzojë ato tek dikush i cili është i autorizuar për ta bërë këtë proces. Ju nuk duhet të vononi kthimin e produktit dhe duhet ta dorëzoni atë brënda 5 ditëve nga dita kur bëni kërkesën për kthimin e produktit)
Cilat janë kushtet e kthimit të produktit?
Për të realizuar një kërkesë kthimi duhet që:
• Produkti duhet të ketë faturën e blerjes së tij.
• Produkti nuk duhet të jetë i ëmtuar.
• Produkti nuk duhet të ketë shenja përdorimi.
• Produkti duhet të ketë të gjithë aksesorët përkatës.
• Produkte me pullë sigurie në paketim duhet ta ketë të padëmtuar pullën e sigurisë dhe të palëvizur.
Ambalazhimi i produktit duhet të jetë origjinal, i rregullt dhe me të gjithë aksesorët dhe materialet e tij (manuali i përdorimit, fletëpalosje, fletëgarancitë).
Në rastet kur produkti ju vjen i dëmtuar lajmëroni tek ne, në një nga kanalet që kemi lënë më sipër. Lajmërimi (i shoqëruar me foto të produktit/pakos) duhet bërë BRËNDA DITËS që keni marrë në dorëzim pakon.
KINI KUJDES!
Te produktet më poshtë NUK mund të aplikohet procedura e kthimit, VETËM në rastet kur produkti është proceduar gabimisht nga ana jonë.
• Produkte kozmetike dhe të kujdesit personal.
• Rrobat e banjës dhe intimo.
• Librat, DVD, CD dhe produkte të tjera që mund të kopjohen.
• Produkte kancelarie si printer, tonera, usb etj.
• Produkte OUTLET.
• Produkte ushqimore.
Uljet dhe kuponat e përdorur nuk kthehen mbrapsht: Ju do të kthehet shuma e atyre që keni paguar në fund për produktin.
Këshillohet që:
Paisjet elektroshtëpiake si: frigoriferi, lavatricja, furra, kondicioneri, televizori etj., pra, paisje që kërkojnë një procedurë të caktuar instalimi me rregull duhet të hapen dhe instalohen nga vetëm servise të autorizuar.
Këshillohet që për produkte të tilla të lajmëroni një specialist, të lexoni mirë manualin e përdorimit dhe të kërkoni suport aty ku nuk jeni të qartë.
Në rast se serviset tona të autorizuara konstatohen gabime gjatë procesit të instalimit, kthimi i produktit NUK do të pranohet nga ana jonë.
Si mund ta përdorim vlerën monetare sërish?
- Kur produkti kthehet në zyrat tona në Tiranë, bëhet verifikimi i tij brënda 24-48 orësh.
- Nëse produkti përmbush kushtet e kthimit, ne ju kontaktojmë nëpërmjet mesazhit, e-mailit ose telefonit për porosinë e re ose për rimbursimin e produktit.
- Në rastin e rimbursimit, ky proces do të kryhet përmes pagesës në llogarinë tuaj bankare, llogarive në PayPal ose përmes kartës së kreditit.
- Duhet të jeni të vetëdijshëm që vlera nuk kthehet me para në dorë.
- Në qoftë se gjatë verifikimit rezulton se produkti nuk plotëson një nga kushtet ë kthimit, atëherë produkti do t’ju kthehet sërish ju, dhe kostoja ë transportit ju faturon po ju.