Kush jemi? 

Ne jemi kompania e parë e shitjeve online në Shqipëri. Të krijuar në nëntor të 2011-ës, si pjesë e kompanisë Aladini Trade Partner me nipt M02311002E. Tashmë mbas 9 vjetësh eksperiencë vendosëm të kalojmë tregëtinë online në një tjetër dimension. Të gatshëm t’ju shërbejmë kudo që të ndodheni brenda pak orëve dhe njëkohësisht të sigurojmë çmimet më të lira për pothuajse gjithçka të nevojshme për ju.


Aladini u krijua për t’ju plotësuar 3 dëshira

Më shumë para për ju – Këtë e bëjme të mundur duke ju vënë në dispozicion një gamë të gjerë produktesh me çmimin më të mirë në treg. Si ta vërtetoni? Lehtësisht mund t’i krahasoni çmimet me tregun dhe të bëni zgjedhjen e duhur duke kursyer më shumë para.

Më shumë kohë në dispozicon për gjërat që doni – Në faqen tonë gjeni mijëra produkte të nevojshme për ju, të cilat mund t’i aksesoni nga telefoni juaj në cdo moment. Kurseni kohën e harxhuar duke shkuar nga njëri dyqan tek tjetri për të gjetur produktin e duhur.  Gjithashtu me shërbimin shtesë Aladini Ekspres ofrojmë transportin më të shpejtë të mundshëm për dorëzimin e produktit. Me Aladini Ekspres porosia ju vjen brenda 3 orëve në Tiranë.

0 Stres – Ktheni produktin Brenda 14 diteve nese nuk ju pelqen. Gjithashtu me opsionin e thjeshtuar “Porosit me 1 klikim” mjafton 1 veprim ne telefonin ose laptopin tuaj për të bërë blerje online.

Ju sigurojmë që dëshirat tuaja do të plotësohen, sepse jemi kompania më e madhe e fokusuar tek tregtia në internet.

Nepërmirësohemi vazhdimisht dhe sot mbi 60 punonjës janë të përkushtuar për të ofruar maksimumin e shërbimit për ju.

Përvec shërbimit online, për të qenë sa më të besueshëm për ju ne kemi dhe dy dyqanet tona fizike në Tiranë dhe Durrës, ku mund të na vizitoni cdo ditë të javës.