Kthimi
1. Dëshiroj të kthej produktin, cfarë duhet të bëj?
Mos u shqetësoni, ne ju japim mundësine ta ktheni produktin tuaj brenda 14 Ditësh.
Për të kthyer produktin ju duhet të:
- Kontaktoni me Shërbimin e Klientit nëpërmjet numrit të telefonit +35544507878 ose në rrjetet sociale (kliko këtu )për të iniciuar proçedurën e kthimit.
Për të parë proçedurën e kthimit të produktit klikoni këtu
2. Cilat janë kushtet e kthimit?
Nëse dëshironi të ktheni një produkt që keni marrë në faqen tonë ju si fillim duhet të plotësoni këto kushte:
- Njoftimi për kthimin që dëshironi të bëni duhet të jetë brenda 48 orëve nga momenti që ju keni tërhequr produktin në postë ose e keni marrë në dyqan apo nga korrierët tanë.
- Produkti i kthyer duhet të jetë i shoqëruar me faturën e plotësuar tek pjesa e kthimit me produktin, arsyen dhe firmën tuaj.
3. Si mund të kthej produktin kur ndodhem në Tiranë?
- Nëse ju jeni në Tiranë duhet të vini në dyqanin fizik për të bërë kthimin e artikullit. (për adresën klikoni këtu). Ju duhet të paraqiteni në dyqanin tone fizik brënda 14 ditëve nga momenti që ju keni marrë porosinë në dorëzim. Nëse doni mund të njoftojmë ne postën për ta tërhequr produktin aty ku jeni ju. Në këtë rast kosto e transportit duhet të paguhet nga ju e cila kushton 200 Lekë.
4. Si mund të kthej produktin kur ndodhem në rrethe?
Kudo që të ndodheni në Shqipëri apo Kosovë ju mund ta ktheni produktin tek ne. Pasi të na njoftoni për kthimin e produktit ju mund ta nisni produktin tek dyqani jonë në Durrës apo Tiranë të shoqëruar me faturën. Gjithashtu ne mund ta nisim postën tek ju për ta tërhequr produktin tek shtëpia juaj. Në të tilla raste duhet të paguani vlerën e transportit, 300 Lekë për Shqipërinë dhe 5 euro për Kosovën.
- Pasi të na keni kontaktuar, në 24 orët e ardhshme ju do të jeni në pritje të telefonatës nga kompania e transportit për të dorëzuar produktin që dëshironi të ktheni dhe paguani vlerën e transportit.
- Pasi dorëzoni ju produktin tek kompania e transportit brënda 48 orëve ky produkt vjen në magazinën tonë dhe brënda 24 orëve verifikohet produkti nëse është në gjëndjen fillestare me të gjitha aksesorët dhe ambalazhin e tij.
- Ju do të merrni një telefonatë nga Kujdesi i Klientit brenda 24 orëve pas verifikimit të produktit për t’ju pyetur si dëshironi të rimbursoheni për vlerën e produktit, mund të merrni paratë mbrapsht ose të merrni produkt tjetër me atë/tjetër vlerë.
* I gjithe ky proçes mund të zgjasë nga 4-6 ditë pune.
5. Nëse kthej produktin mund të marr paratë mbrapsht?
NJu mund të merrni lekët mbrapsh nëse forma e pagesës është me Kartë Krediti dhe Paypal forma të cilat na mundësojnë edhe ligjërisht të kthejmë faturën tatimore. Në rastin e pagesës me cash ne nuk mund të kthejmë lekët mbrapsh por do ju rimbursojmë vlerën e produktit me një kupon të cilin mund ta përdorni në cilin do produkt që ne tregëtojmë brënda 2 vjetësh kalendarike.
6. Kush e paguan koston e transportit?
Nëse keni marrë një produkt të dëmtuar ne do t'ju zëvendësojmë produktin me një produkt të ri, pasi produkti i dëmtuar është kthyer në dyqanet tona. Kostoja e transportit si e dërgimit të produktit të dëmtuar dhe e dërgimit të produktit tjetër, do paguhet nga kompania jonë.
Nëse keni marrë një produkt të cilin nuk e pëlqeni por produkti është në rregull, koston e transportit për kthimin e produktit e paguani ju.
Porosia
1. Si mund të bëj porosi?
Ju mund të bëni porosi online duke ndjekur hapat të cilat janë treguar në këtë tutorial. (klikoni këtu)
Ju mund të bëni porosi duke kontaktuar me Shërbimin tonë të klientit nëpërmjet:
- Numrit të kontaktit +35544507878
- e-mail kontakt@dyqantaxi.com
- Mesazh në rrjetet tona sociale (kliko këtu)
- Duke përdorur butonin ‘porosit me 1 Klikim’
- Duke e shtuar në shportë dhe proçeduar me proçesin standart të porositjes online.
2. Ku ndodhet porosia ime?
Nëse ju jeni rregjistruar mund të logoheni dhe të shkoni tek llogaria ime. Aty mund të klikoni historikun e blerjeve dhe të shikoni statusin e porosisë tuaj.
Nëse porosinë e keni bërë pa u rregjistruar online mund të kontaktoni me Shërbimin tonë të klientit nëpërmjet: numrit të kontaktit +35544507878; e-mail kontakt@aladini.al; mesazh në rrjetet tona sociale (kliko këtu). Për të verifikuar ku ndodhet porosia do të na duhen të dhënat me të cilat ju keni bërë porosinë si: emër, mbiemër dhe numri juaj i telefonit.
3. Kam një kupon, si mund ta përdor?
Pasi të shtoni në shportë produktin do vendosni kodin e kuponit tek kuadrati që thotë kupona. Pasi ta vendosni kuponin dhe shtypni butonin OK, automatikisht do merrni uljen që disponon ai buton.
Për të përdorur kupinin ju duhet të bëni porosi online duke ndjekur hapat të cilat janë treguar këtu. (klikoni këtu)
Transporti
1. Për sa kohë më vjen porosia?
Nëse jeni brenda Tiranës porosia ju vjen brenda 3 deri 48 orëve.
Transporti ekspres e mundëson dërgimin brënda 3 orëve, transporti ekonomik e mundëson transportin brënda 48 orëve.
Nëse jeni në rrethe porosia ju vjen brenda ditës së nesërme deri brënda 3 ditëve.
Nëse zgjidhni transportin ekspres porosia ju vjen brënda ditës së nesërme, nëse zgjidhni transportin ekonomik porosia ju vjen brënda 3 ditëve në destinacion.
Nëse jeni në Kosovë porosia ju vjen brenda 5-7 ditë, në varësi të zonës tuaj specifike.
2. Sa mënyra transpporti ofroni?
Kemi transportin ekspres, e cila aplikohet për produktet specifike që kanë këtë ikon ‘logo’
Transporti ekonomik që është disponibël për gjithë produtket që ne disponojmë.
3. Sa kushton transporti?
Tirana: Transporti Ekspres kushton 200 Lekë, transporti ekonomik është FALAS
Rrethinat e Tiranës: Transporti ekspres kushton 300 Lekë, transporti ekonomik kushton 150 Lekë.
Durrës:Transporti ekspres kushton 350 Lekë, transporti ekonomik kushton 150 Lekë.
Rrethet e tjera:Transporti kushton 350 Lekë transporti ekonomik kushton 150 Lekë.
Kosova: Transporti kushton 5 Euro dhe nuk ka transport të shpejtë.
Rreth nesh
1. Ku ndodhet dyqani juaj fizik?
Dyqani në Tiranë ndodhet në Rrugën Dritan Hoxha, Blloku Gintash, para rreth rrotullimit të doganës, mbrapa karburant Elda, ngjitur me Raiffeisen Bank. Klikoni këtu për të parë oraret e shërbimit
Dyqani në Durrës ndodhet në Rrugën Kristaq Rama, përballë me Tirana Bank. Klikoni këtu për të parë oraret e shërbimit
2. Mund të paguaj me kartë në dyqanin fizik?
Ju mund të paguani me kartë në dyanin tonë fizik nëpërmjet POS-it.
3. Si mund t’ju kontaktoj?
Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet numrit të telefonit +35544507878, nëpërmjet e-mail në kontakt@dyqantaxi.com ose nëpërmjet rrjeteve sociale. (kliko këtu)
4. Oraret e shërbimit
Shërbimi i klientit mund t’ju asistojë çdo ditë të javës nga ora 8:00- 20:00, çdo ditë të shtunë nga ora 9:00-16:00 dhe çdo ditë të dielë ose ditë festash zyrtare nga ora 9:00-14:00.
Dyqani fizik në Tiranë ofron shërbim çdo ditë të javës nga ora 8:00- 20:00, çdo ditë të shtunë nga ora 9:00-16:00 dhe çdo ditë të diele ose ditë festash zyrtare nga ora 9:00-14:00.
Dyqani fizik në Durrës ofron shërbim çdo ditë të javës nga ora 8:00- 20:00, çdo ditë të shtunë nga ora 9:00-16:00 dhe çdo ditë të dielë ose ditë festash zyrtare nga ora 9:00-14:00.
Mënyrat e pagesës
Ju mund të paguani me kartë online vetëm nese keni në llogari në PayPal.
Ju mund të paguani me kartë gjithashtu dhe nëse vini në një nga dyqanet tona fizke dhe bëni pagesë nëpërmjet POS-it.
- Pagesa në dorëzim. Ju paguani vetëm pasi produkti është dorëzuar tek ju. Kjo mënyrë ju ofron sigurinë më të madhe të mundshme. Nuk ka nevojë për kartë krediti apo llogari bankare dhe përsëri përfitoni nga shumëlljoshmëria e produkteve dhe çmiemet e lira që ne ofrojmë.
- Me transfertë bankare. Kjo mënyrë vlen për të gjithë, kudo që ndodhen. Gjatë proçesit të blerjes, nëse zgjidhni këtë mënyrë, do ju shfaqen dy llogari bankare, njëra për jashtë Shqipërisë dhe tjetra për brenda Shqipërisë. Të dyja llogaritë janë nga Raiffeisen Bank dhe janë të regjistruara në emër të Nettrade Albania. Kështu çdo pagesë e depozituar në këtë llogari, është e sigurt dhe ju keni të drejtën ta merrni mbrapsh nëse ne nuk plotësojmë kushtet dhe premtimet që ju japim.
- Paypal është mënyra e tretë që ofrojmë. Kjo është mënyra që zgjedhin miliona blerës online në të gjithë botën. Ne nuk mund të tërheqim lekët që ju depozitoni për blerjen tuaj nëse nuk kemi përmbushur të gjitha detyrimet për të cilat ju paguani.
- Easy Pay zgjidhja Easypay siguron që pagesat të bëhën online dhe nëpërmjet celularit në platformën Android, Apple dhe Windows, shpejt, pa rrezik dhe me siguri maksimale.
2. Si mund të paguaj me këste?
Ju mund te blini me këste në faqen tonë nëpërmjet IuteCredit. Për aplikimin duhet që të vini në një nga dyqanet tona fizike në Durrës ose në Tiranë. Aplikimi zgjat vetëm 15 minuta dhe ju merrni përgjigje në moment nëse aprovohet blerja juaj me këste apo jo. Për të blerë me këste ju duhet të jeni në marrëdhënie pune dhe të siguruar të paktën 1 muaj. Dokumentat e nevojshëm janë: Kartë identiteti, Për vlera të mëdhaja duhet dhe vërtetimi i pagës.