Aladini është krijuar të ofrojë shërbimin më praktik online për këtë arsye ne ofrojmë për ju 3 metoda blerjesh nga më të lehtat deri në ato më përfitueset.
Mënyra e porosisë | Lehtësia e bërjes së porosisë | Përfitimet |
Me telefon apo nga rrjetet sociale | Aq e lehtë sa të telefonosh dike | Çmimet më të mira në treg |
Me butonin Porosit me 1 Klikim | Mjafton 1 klikim për ta porositur | Çmimet më të mira në treg, Shërbim më i mire |
Duke e shtuar në shportë | Mjaftojnë 4 hapa | Çmimet më të mira në treg, Shërbim më i mire dhe më i shpejtë, Më shumë mundësi për të përfituar ulje të tjera. Historik i qartë dhe informacion më i plotë me dërgesën dhe statusin e saj. Përfitime ekstra në blerjet pasardhëse. |
Duke qënë se qëllimi jonë është të mundësojmë një eksperiencë blerjesh shumë cilësore dhe të sigurt ne kemi zgjedhur të kemi më shumë mundësi dhe fleksibilitet në porosinë e produkteve.
Përshkrimi: Kjo është mënyra më e lehtë edhe praktike e mundshme në porosinë e një produkti nga faqja jonë. Është aq e thjeshtë sa një telefonatë apo mesazh në Facebook të një mikut tuaj.
Si funksionon: Nëse keni vendosur cilin produkt do të merni atëhere dhe doni ta bëni porosinë me këtë mënyrë, mjafton të merni në telefon tek kujdesi jonë i klientit tek numri 044507878 ti shpjegoni cilin produkt doni, adresën ku do e tërhiqni produktin dhe porosia është e bërë.
E njëjta gjë vlen për komunikimin me rrjetet sociale, mjafton të kontaktoni tek faqja jonë e Facebook ose e Instagram me kërkesë për të blerë produktin që dëshironi, adresën dhe ne do ia u konfirmojmë porosinë.
Për këtë mënyrë ju mund të zgjidhni vetëm pagesën me kartë krediti, gjithashtu porosia mund të bëhet vetëm kur kemi kujdes klienti të disponueshëm nga ora 8:00 – 20:00 ditëve të javës dhe 9:00 – 14:00 ditët e fundjavës.
Me këtë mënyrë pagese ju gjithashtu nuk mund të logoheni në çdo moment dhe të gjeni historikun e blerjeve, apo të përfitoni nga ofertat që ne bëjmë mbasi bëni një Porosi tek ne. Për të përfituar këto avantazhe përdor mënyrën e 3 duke shtuar produktin në shportë.
Përshkrimi: Kjo është mënyra e krijuar eskluzivisht nga ne për ta thjeshtuar proçesin e blerjes në maksimum. Mjafton vetëm një klikim dhe porosia ka filluar të bëhet.
Si funksionon: Tek produkti që keni vendosur të blini ndodhet një buton ‘porosit me 1 klikim’ sipër butonit shto në shportë.
Shtypni atë buton dhe do dalë menjëherë një tabelë me 4 vende për tu plotësuar. Emri, mbiemri i personit që do marr pakon, numri i telefonit që do telefonojmë për të dorëzuar pakon, dhe adresa e emailit ku do nisim faturën tuaj.
Pasi të konfirmoni të dhënat tuaja proçesi ka filluar dhe dikush nga kujdesi i klientit do ju telefonojë për të konfirmuar adresën që do vijë produkti.
Kjo është mënyra më e thjeshtë për të porositur online prandaj ne e kemi bërë posaçërisht për ju.
Me këtë mënyrë pagesa do jetë në dorëzim, nuk mund të kemi metodologji tjetër pagese.
Me këtë mënyrë pagese ju gjithashtu nuk mund të logoheni në çdo moment dhe të gjeni historikun e blerjeve, apo të përfitoni nga ofertat që ne bëjmë mbasi bëni një Porosi tek ne. Për të përfituar këto avantazhe përdor mënyrën e 3 duke shtuar produktin në shportë.
Pasi ta shtypni këtë buton do ju dalë një tabelë me përmbledhje të shportës tuaj. Nëse doni të proçedoni më tej me porosinë duhet të shtypni butonin ‘Përfundo porosinë’
Më pas do ju dalë një pamje e shportës tuaj dhe totalit që po përgatisni të blini. Këtu mund të rregulloni sasitë apo të hiqni ndonjë produkt që nuk doni ta blini.
Nëse jeni dakort me shportën tuaj shtypni butonin ‘Vazhdo me porositjen’ pas kësaj do ju dalë opsioni për tu rregjistruar në platformën tonë.
Rregjistrimi duhet në mënyrë që herët e tjera të gjitha të dhënat tuaja se ku do vijë produkti të jenë të regjistruara dhe mos keni nevojë ti përsërisni. Gjithashtu mund të gjeni lehtësisht historikun dhe faturat tuaja.
Gjatë rregjistrimit do ju kërkojë, emrin, mbiemrin, adresën e emailit dhe fjalëkalimin që doni të përdorni për t’u identifikuar herët e tjera. Pasi t’i shënoni këto, shtypni butonin rregjistrohu.
Pasi jeni rregjistruar do ju kërkojë të dhëna për adresën që do sjellim produktin.
Emri, Mbiemri, Adresa, Rrethi, Shteti, Telefoni, Qyteti, pasi i plotësoni këto shtypni butonin RUAJ.
Pasi ke përzgjedhur adresën shtypni butonin ‘zgjidh metodën e pagesës’
Më pas zgjidhni metodën e pagesës dhe pranoni termat edhe kushtet me të cilat operojmë. Nëse doni të lexoni termat i gjeni këtu.
Pasi ke zgjedhur metodën e pagesës shtyp butonin konfirmo porosinë dhe përfundon porosia.
Kjo është metoda më e mirë për porosi sepse me këtë metodë ju do të përfitoni të gjitha benefitet që ne ofrojmë dhe gjithashtu do keni një llogari ku mund të gjeni historikun tuaj të blerjeve për të marrë faturat apo të dhëna të tjera që do ju duhen pasi keni blerë produktin.
Nëse keni paqartësi mund të na kontaktoni 044507878
Tani mund të vazhdoni të zbuloni ofertat e sotme këtu dhe të zgjidhni produktin me të cilin do kurseni më shumë.