Mirëserdhët në platformën e-komerce www.aladini.al në pronësi të NetTrade Albania Sh.p.k

Qëllimi i marrëveshjes

KJO MARRËVESHJE PËRMBAN TERMAT DHE KUSHTET QË DO TË RREGULLOJNË AKSESIN TUAJ NDAJ/ PËR SHËRBIMET PËRMES NJË LLOGARIE APO LLOGARIVE TË DEDIKUARA DHE ËSHTË NJË MARRËVESHJE MES palëve nëshkruese të marrëveshjes.
DUKE U REGJISTRUAR PËR PËRDORIMIN E KËTIJ SHËRBIMI, JU (DUKE PËRFAQËSUAR VETEN APO SHOQËRINË) SHPREHNI DAKORDËSI PËR TË RESPEKTUAR TERMAT E PËRGJITHSHËM TË MARRËVESHJES, PËRFSHIRË TERMAT DHE KUSHTET PËR ÇDO SHËRBIM NË TË CILIN JU RREGJISTROHENI APO KA LIDHJE ME WEBFAQEN E ËËË.ALADINI.AL.

Neni 3
Rregjistrimi

Për të filluar procesin e rregjistrimit, ju duhet të ndiqni procesin e rregjistrimit për një apo më shumë Shërbime. Duke u regjistrurar dhe duke përdorur Shërbimet ju konfirmoni se ju nuk jeni mbështetur në përfaqësime verbale apo me shkrim bërë nga punonjësit e NetTrade Albania dhe/ose të ndonjë prej përfaqësuesve dhe se ju zgjidhni këto shërbime me vullnet dhe konsideratë të lirë. Përdorimi I Shërbimeve që ju përzgjidhni është bazuar në vullnetin tuajtë lirë. Përdorimi shërbimeve të ofruara nga NetTrade Albania janë të vlefshme vetëm për palën kontraktore. Si pjesë e aplikimit, aplikuesi duhet të vërë në dispozicion të NetTrade Albania të dhënat identifikuese të tij, nëse është person juridik emrin ligjor të tij, adresën, numërin e telefonit, adresën e emailit si dhe informacione të tjera që mund të kërkojmë. Çdo informacion personal që ju na mundësoni do të trajtohet në përputhje me Politikat e Privacisë së Net Trade Albania, Kushtet e Përgjithshme dhe LIGJ Nr.9887, datë 10.3.2008 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, se bashku me ndryshimet e tij.

Neni 4
Pagesat e Kostos së Shërbimit

Aplikuesi ka përgjegjësi mbi të gjitha shpenzimet lidhur me këtë Marrëveshje, vetëm në rast se kjo Marrëvshje përcakton ndryshe. Për të përdorur një Shërbim, ju duhet ti mundësoni NetTrade Albania sh.p.k një llogari bankare të lidhur me llogarinë tuaj tek aladini. Në këtë rast llogaria duhet të jetë e kompanisë tuaj active dhe me informacion të përditësuar. Ju autorizoni Nettrade Albania për të kontrolluar nëse informacioni është I saktë dhe I plotë.
Në vijim të tarifimit të shumës së pagueshme te llogaria juaj bankare, ju autorizoni NetTrade Albania Sh.p.k të zgjedhe mbi (a) shifrën të pagueshme nga ju te ne (në rimburism apo etj) kundrejtë pagesave që ne bëjmë pranë jush ose (b) faturimi për shumën që ju jeni përgjegjës ndaj nesh, në rastet kur ju do të paguani shifrën mbas faturimit. Vetëm në rastet e shprehura ndyshe, të gjitha tarifat e shprehura në këtë Marrëveshje do të përcaktohen dhe shfaqen në monedhën loKale.
Shërbimi do ju faturohet në dy momente të ndryhsme. Shërbimi I marketingut do të faturohet përpara se të nisë periudha për të cilën do të realizohet aktiviteti, ndërsa komisioni nga shitjet dhe kostoja e transportit do të faturohen pas kryerjes së shitjeve dhe arkëtimit të lekëve.
Ju duhet të bëni pagesat brënda 5 ditëve nga faturimi I shërbimit në të kundërt ne mund të ndërpresim llogarinë tuaj deri në pagesën e tyre.
Kostoja e shërbimeve mujore dhe tarifat e tjera do ju nisen me email nga ne dhe do konfirmohen nga ju përpara se të nisë aktiviteti dhe faturimi I tyre. Tek faturimet e Nettrade ndaj jush do jenë edhe rastet e shkeljeve të premtimeve ndaj klientëve që do shpjegohen më poshtë.

Kohezgjatja e marrëveshjes

Termat e kësaj Marrëveshje do të fillojnë në datën e plotësimit të rregjistrimit për përdorimin e Shërbimeve të Shitjes dhe do të vijojnë deri në përfundim të afatit të përcaktuar në këtë marrëveshje.
Afati do të përcaktohet me email në momentin e lëshimit të faturës së shërbimit.
NetTrade Albania mudn të përfundojë marrëveshjen dhe ofrimin e shërbimeve duke respektuar afatin njoftimin para 30 ditëve.
NetTrade Albania mund të pezullojë ose përfundojë përfitimin tuaj nga Shërbimet, në rastet kur:
(a) Ju keni shkelur kushtet e Marrëveshjes dhe keni dështuar për të zgjidhur atë brënda 7 ditëve njoftimi për shkeljen dhe/apo detyrimet ndaj Net trade,
(b) Llogaria juaj është identifikuar nga kontrollet tona se mund të jetë fallco apo ka ushtruar veprimtari ilegale; ose
(c) Përdorimi juaj I Shërbimeve ka dëmtuar apo kontrollet tona kanë identifikuar se ju mund të shkaktoni dëmtime te shitësit, klientet apo interest e Net Trade Albania.
(d) Në të gjitha rastet kur konstatohet se keni shkelur legjislacionin në fuqi.
Net Trade do të ju njoftojë menjëherë për çdo përfundim apo pezullim përmes emailit apo mjeteve të tjera përfshirë kontaktin që ju na keni mundësuar në formularin e rregjistrimit, duke ju përcaktuar dhe arsyen apo alternativat për të kundërshtuar, përveç rasteve ku ne kemi arsye të besojmë se infomracioni do të dëmtojë hetimin apo parandalimin e aktiviteteve fallco, ilegale apo do të ju mundësoj juve të rrezikoni sigurinë tonë.
Përfundimi I kësaj Marrëveshje, të gjitha të drejtat dhe obligimet si rrjedhoj e saj nën këtë Marrëveshje do të përfundojnë menjëherë nëse:
(e) Ju do të jeni përgjegjës për veprimtarinë e të gjitha obligimeve në lidhje me tranzaksionet të cilat kanë hyrë në fuqi përpara përfundimti si dhe çdo pasojë që ka ardhur përpara apo si rezultat i përfundimit të kontratës si dhe
(f) Shkelje të kushteve të kësaj marrëveshje.

Liçensa

Ju na mundësoni të drejtën jo ekzluzive, përgjatë periudhës së të drejtës së përdorimit të pronës intelektuale, si dhe të gjitha Materialet e Shërbimeve të ose NetTrade Albania produkti apo shërbimi dhe për të dhënë të drejta ndaj operatorëve dhe bashkëpuntorëve të Net Trade Albania; duke marrë në konsideratë se nuk do të ndryshojnë markën tuaj nga formati I mundësuar prej jush (përveç masave të markës për qëllime prezantimi) dhe do të jenë në përputhje me kërkesat tuaja të eliminimit ndaj përdorimeve specifike të Materialeve tuaja por asgjë në këtë Marrëveshje nuk do të parandalojnë apo ndryshojnë të drejtat tuaja të përdorimit të Materialve pa miratimin tuaj deri në çfarëështë e lejushem nga liçensa si dhe ligjet në fuqi (p.sh nën ligjet e të drejtave të autorit, respektimi I referencave nën markën Shqipëtare si dhe marrëveshjeve të markës ndërkombëtare si/dhe/ose license nga një palë e tretë).

Neni 7
Përfaqësimi

Çdo palë përfaqëson dhe garanton se:
(a) Nësë është një shoqëri, e organizuar, aktive dhe në përputhje me ligjet në territorin ku shoqëria është rregjistruar (në regjistrim me platformën tonë ne mund të kërkojmë të tregohet evidencë për validitetin;
(b) Ka të gjitha të drejtat, fuqitë, dhe autoritetin për të hyrë në një Marrëveshje dhe për të respektuar obligimet dhe të drejtat, liçensimet që janë të garantuara këtu;
(c) Çdo informacion I mundësuar apo i bërë imundur nga një palë apo pala tjetër apo bashkëpuntorë e cila është e saktë dhe e plotë, dhe do të sjell si pasojë përditësime mbi informacionet për të siguruar që janë të gjithë kohën të sakta dhe të plota,
(d) Do të jetë në përputhje me të gjitha ligjet në fuqi dhe të drejtat e detyrimet të parashikuara në këtë Marrëveshje.

Neni 8
Dëmshpërblimi

Detyrimet e aplikuesit ndaj dëmshpërblimeve.

Aplikuesi do të ketë prgjegjësi të plotë ndaj detyrimeve kundrejt pretendimeve nga palë të treta, për humbje, dëmtime, negocime, kosto, shpenzime apo detyrimeve (përfshirë dhe jo të limituara ndaj, dhe pretendimeve të konsumatorëve) që mund të vijnë si rrjedhojë e: (a) mos respektimit tuaj ndaj kushteve të aplikueshme (b) produkteve tuaja pëfshirë oferta, shitjet, plotësimi, rimbursimi, kancelimi, kthimi apo ndryshime si dhe ndaj dëmtimeve personale, vdekjes (deri në ratin që dëmtimi shëndeti apo vdekja), ose dëmtimeve të pronës që ; (c) taksat tuaja dhe detyrimet që rrjedhin prej tyre, pagesave, të Taksave tuaja ose dështimit për të përmbushur detyrimet dhe obligimet nga rregjistrimi I taksave ose (d) bazuar në idikacione spcifike të cilat tregojnë shkelje të përfaqësimit.
Në rastet e mësipërme nuk mbahet përgjegjësi nga NetTrade Albania apo punonjës, drejtues, përfaqësue të NET Trade Albania.
Obligimet e NetTrade Albania ndaj dëmshpërblimet.
Net Trade do të mbrojë, dëmshpërblejë dhe mbajë përgjegjësi ndaj aplikuesit, punonjësve, drejtorëve, dhe agjentëve kundrejtë pretendimeve të palëve të treta që vinë si rrjedhojë e : (a) mos respektim të ligjit dhe kushteve të kësaj marrëveshje nga NetTrade Albania ose (b) pretendimeve se operimi në platformën online të Net Trade keqpërdor pronën intelektuale të palëve të treta.

Çështjet e taksave

Aplikuesi duhet të përmbushë të gjitha detyrimet ndaj autoriteteve tatimpaguese duke respektuar afatet në fuqi.
Aplikuesi do të jetë përgjegjës për mbledhjen dhe pagimit të gjitha taksave, duke plotësuar të gjitha formulartë në fuqi si TVSH dhe dokumentat si rrjedhoj e tyre. NetTrade Albania nuk është përgjegjëse për mbledhjen, plotësimin apo raportimin e taksave TVSH apo të tjera në shitje të tilla. Nëse kërkohet nga ligji apo administrimi I mbledhjes së shitjeve, taksave , aplikuesi duhet të paguajë vlerën korresponduese të kësaj takse ndaj Net Trade Albania.

Neni 11
Konfidencialiteti dhe Informacioni Personal

Gjatë periduhës së përdorimit tëShërbimit , aplikuesi mund të posedojë Informacion Konfidencial. Ai shpreh dakordësinë me termat e Marrëveshjes dhe për 5 vite pas përfundimit të marrëveshjes: (a) të gjitha informacionet konfidenciale do të ngelen si pronë ekzkluzive e Net Trade përveç infomracionit personal të klientit nga klienti respektiv; (b) ju dhe bashkëpunëtorët e tu do të përdorin Informacion Konfidencial si të nevojshëm për pjesëmarrjen në këto Shërbime; (c) shpërndani informacion Konfidencial ndaj individëve, kompanisë apo palëve të tera përveç sipas kërkesave ligjore dhe (d) ju do të ndërmerrni të gjitha masat e arsyeshme për të mbrojtur informacionin Konfidencial kundër përdorimit që nuk lejohet nga kjo Marrëveshje si dhe (e) ju do të mbani informacionin konfidencial vetëm për aq kohë sa është e nevojshmë për pjesëmarrjen në Shërbimin apo të përmbushni obligimet që vijnë si rrjedhojë nga ligjet e aplikueshme dhe në të gjitha rastet do të eliminojnë informacione në përfundim apo kur nuk është më detyruese. Ky qëndrim nuk ndalon të drejtën tuaj për të ndarë Inforamcion Konfidencial me entitetin qeveritar që ka juridiksion mbi ju, në respect të ndarjes së natyrës së informacionit konfidencial. Ju nuk mund të lëshoni deklarata publke lidhur me Shërbimin, të përdorni emrin tonë, markën apo logon në ndonjë mënyrë (përfshirë materialeve promocionale) pa pasur aprovim me shkrim, apo të keqpërdoret marrëdhënia me ne në çdo mënyrë. Ju mund të përdorni logon e NetTrade Albania dhe Aladini.al vetëm si referencë ndaj Platformës sonë dhe Shërbimeve; ju nuk mund të përdorni emrin, logon, markën në çdo mënyrë (përfshirë materialin promocional) pa miratimin me shkrim nga pala jonë.
Ne veprojmë si kontrollues I informacionit personal të klientit me anë të Shërbimit. Ju jeni kontrollues së informacionit personal të klientit që është për të plotësuar porositë dhe nuk mund të mblidhni informacion personal (përfshirë informacion të kontatkit) për qëllime të tjera përveç përmbushjes së porosive apo. Në përgjithisë ju nuk mund të përdroni informacion I cili është në shkelje me ligjet në fuqi. Ju duhet të mbani informacionin personal të klientit në të gjithë kohën konfidenciale (limiti kohor për periudhën 5 vjeçare nuk është I aplikueshëm ndaj informacionit personal të klientit) dhe shkatërrimi/eliminimi I tyre vjen si kërkesë e klientit.
Forca Madhore
NetTrade Albania nuk do të jetë përgjgjës ndaj vonesave apo dështimeve për të plotësuar detyrimet në këtë Marrëveshje për shkak të forcave madhore që nuk varen nga kompania.
Marrëdhënia mes Palëve Kontraktuese

Të gjitha palët janë kontraktorë të pavarur dhe asgjë në këtë marreveshje nuk do të përdoret për të krijuar një partneritet, bashkim, agjensi, përfaqësim shitjes, apo marrëdhënie punësimi mes palëve. NetTrade Albania nuk është aksioner, dhe nuk është ndërmjetës mes blerësit dhe shitësit.
Aplikuesi nuk do të ketë autoritet për të bërë apo pranuar oferta apo përfaqësimin tonë. Ai nuk do të mbajë qëndrim në pronën e tij apo vënd tjetër që do të bie në kontradiktë me këtë.
Kjo Marrëveshje nuk do të krijojë marrëdhënie ekskluzive mes palëve. Asnjë fjalë apo artikull I përmendur në këtë Marrëveshje nuk ka për qëllim dhe nuk do të përdoret për t’ja dhënë ndonjë personi. Kjo Marrëveshje dhe të gjithë përfaqësimet, garancitë dhe kushtet e provizionet të parashikuara prej saj kanë për qëllim të vetëm dhe ekzluziv përfitimet e Net Trade Albania, ju si palë kontraktuese, klientit dhe ose shitsit. Mes palëve Aplikuesi do të jetë përgjegjës për të gjitha obligimet e lidhura me përdorimin e shërbimeve të palëve të treta dhe do të na lejoni që të ju përfaqësojmë referuar termave të aplikueshme.

Sugjerime dhe Informacioneve të tjera

Për të bashkëpunuar me kërkesat ligjore, për të mbrojtur sistemin dhe klientët tanë si dhe për të siguruar integritetin dhe veprimtarinë e biznesit dhe sistemeve tona , ju mund të keni akses dhe të ndani informacion që ne konsiderojmë të nevojshmëm apo të përshtatshëm, përfhsirë po jo e limitiuar ndaj detajeve të kontaktit, adresave të IP si dhe informacioneve të trafikut, përdorimin dhe kontentin e publikuar.
Ndryshime të kushteve të marrëveshjes
Nese do të jetë e nevojshme të kryhen ndryshime të kushteve të kësaj marreveshje. NetTrade Albania do të jë njoftojë të paktën15 ditë përpara datës së ndryshimit, në përputhje me nenin përkatës për ndryshime ndaj Marrëveshjes.
NetTrade Albania mund të ndryshojë apo modifikojmë Marrëveshjen për shkaqe immediate në cdo kohë: (a) për arsye ligjore, rregullatore, falsifikim apo parandalim abuzimi apo arsye sigurie (b) të ndryshojmë karakteristikat apo të shtojnë karakteristika ndaj Shërbimeve ose (c) të ndalojnë produkte apo aktivitete në mospërputhje me standartet dhe kushtet tona.
Nëse ndonjë ndryshim është I papranueshm ju bieni dakord të mos përdorni shërbimet si rrjedhojë e kësaj marrëveshje.

Siguria e Fjalëkalimit

Aplikuesi është përgjegjës për mirëmbajtjen e sigurisë së fjalëkalimit që përdor. Ai nuk mund tua mundësojë fjalëkalimin një pale të tretë (përveç palëve të treja të autorizuara nga aplikuesi për të përdorur llogarinë e tij apo nga NetTrade Albania Sh.p.k në përputhje me këtë marrëveshje) dhe është përgjegjës për çdo përdorim apo veprim në llogarinë e tij. Nëse fjalëkalimi është kompromentuar, aplikuesi duhet të ndryshojë urgjentisht fjalëkalimin.

Publikimet e produkteve online

Aplikuesi ka detyrimin të hedhë dhe mirëmbajë informacionin e produkteve të tij online tek faqet e Net Trade Albania.
Çdo lloj ndryshimi do ketë nevojë për aprovimin e NetTrade Albania për para se të publikohet.
Aplikuesi mban përgjegjësi të plotë për vërtetësinë e informacionit që ka produkti që ai vendos online.
Që një product të publikohet duhet të ketë foto të qartë të produktit me sfond të bardhë (jo me shume se 2Mb), duhet të ketë një përshkrim të shkurtër, një përshkrim të gjatë. Të jetë specifikuar kategoria që do jetë produkti. Të ketë specifikat teknike të nevojshme dhe të ketë përzgjedhur filtrat e nevojshme për tu gjetur produkti online.

Kontakti me klientët

Klienti i faqeve online të NetTrade Albania ka të drejtë të kontaktojë aplikuesin nëpërmjet mesazhit në faqen e dyqanit tuaj tek ne. Ju duhet të kontaktoni vetëm nëpërmjet këtij mesazhi me klientët. Është e ndaluar dhe kundra të drejtave të klientit dhe standarteve tona që ju ta kontaktoni klientin në forma të tjera. Kontaktet e tjera klienti I le në dispozicion vetëm për lëvrimin e pakos apo problem me të të cilat I ndjekim ne me kujdesin tone të klientit.
Aplikuesi mund të vendosë material promocional me informacionin e dyqanit të tij, tek pakoja që do niset tek klienti, pa cënuar dhe prishur përvojën e klientit në platformën tone.

Porositë dhe lëvrimet

Në momentin që në sistemin e faqeve të Net Trade vjen një kërkesë për produktet e aplikuesit, Net trade kujdeset që të saktësojë të dhënat e klientit dhe e aprovojë për të porosinë.
Nga ky moment aplikuesi ka 24 orë në dispozicion të paketojë dhe konfirmojë me email që pako është gati për lëvrim. Me paketimin do të bëhet edhe fatura tatimore me vlerën e mallit të shitur për Net Trade, e cila duhet të niset me të njëjtin email. Pas njoftimit të aplikuesit Net trade dërgo korrierin të tërheqë pakon dhe ta nisë drejt klientit.
Pakoja duhet paketuar në mënyrë të sigurt për transport dhe të ketë brenda faturën e gjeneruar nga sistemi i Net Trade. Të ketë të ngjitur në mënyrë të dukshme pjesa e adresës së klientit nga një kopje e dyte e faturës së sistemit.
Mos pranimi nga klienti, kthimet dhe garancia
Në rastet e mospranimit nga klienti kostoja e transportit do të mbulohet nga Nettrade Albania. Aplikuesi nuk do të paguajë kosto transporti por do të marrë mallin mbrapsht dhe porosia do të anullohet.
Gjithashtu Aplikuesi ka detyrimin ti ofrojë garancinë klientit sipas standarteve të Shqipërisë. Garancia duhet të përmbushet nga Aplikuesi.
Në rast se klienti ka problem me garancinë do e kthejë produktin tek Aplikuesi dhe ai keni detyrimin që brenda 72 orëve t’i kthejë një përgjigje për problemin dhe afatin e rregullimit.
Klienti ka të dretjë të kthejë produktin sipas ligjeve të Shqipërisë brenda 14 ditëve. Produkti duhet të jetë I padëmtuar, me të gjitha aksesorët dhe paketimet dhe të ketë faturën e blerjes. Shenjat e dëmtimit apo përdorimit do e bëjnë të papranueshëm për kthim.
Në rast se klienti e kthen produktin sepse nuk ishte sipas standarteve të përshkruara në web të cilat janë hedhur nga Aplikuesi atëhere koston e kthimit dhe të ridërgimit të produktit nëse është e nevojshme, do të mbulohen nga Aplikuesi.
Në rast se klienti dëshiron ta kthejë produktin pa ndonjë arsye, kostoja e transportit të kthimit mbulohet nga klienti kurse kostoja e dergimit të produktit mbulohet nga Nettrade Albania.

Penalitetet

Në rast se produkti I porositur nuk është I disponueshëm dhe aplikuesi nuk e ka hequr nga webi apo nuk e ka vendosur sasinë 0, Aplikuesi penalizohet me 100 Lekë.
Në rast se porositet produkti dhe kur merret nga klienti nuk është sipas standartit, Aplikuesi paguan koston e transportit për klientin të kthimit dhe ridërgimit.

Të tjera

Kjo Marrëveshje lidhet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore që janë në fuqi në Republikën e Shqipërisë.Çdo mosmarrveshje lidhur me zbatimin e kësaj Marrëveshje nëse nuk zgjidhet me pajtim, do të zgjidhet nëpërmjet procedurës gjyqësore. Gjykata Kompetente në këtë rast është Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Shqipëri.
Në rast se Net Trade transferon të drejta që i përkasin objektit të kësaj marreveshje, një personi të tretë, është e detyruar të njoftojë paraprakisht aplikuesin për këtë ndryshim.
Ju shprehni dakordësinë se ne mund t’ju atashojmë apo transferojmë të drejtat dhe obligimet tona nën këtë Marrëveshje: (a) në lidhje me bashkim, konsolidim, blerje apo shitje të gjitha apo pjesë të aseteve tona apo transaksioneve të ngjashjme apo (b) të ndonjë bashkëpuntori si pjesë e riorganzimit tëstrukturës ; efektive në këtë detyre, përgjegjësi do të zëvëndësojë për NetTrade Albania si palë ndaj kësaj Marrëveshje. Subjekt I këtij kufizimi, kjo Marrëveshje do të jetë në fuqi ndaj të gjitha palëve,
Aplikuesi duhet të dërgojë të gjitha njoftimet dhe komunikimet lidhur me Net Trade Albania, emaile, formularin e kontaktit apo mjeteve të ngjashme.
Nëse aplikuesie ndryshon adresën e emailit, duhet të përditësojë informacionet në llogarinë tuaj të shitësit. Ju do të përditësoni adresën e emailit (si dhe emrin ligjor, adresën dhe numërin e telefonit) aq herë sa është e nevojhsme për të siguruar se janë të sakta.
Nëse ndonjë provision e kësaj Marrëveshje përcaktohet si jo ligjore, apo për çdo arsye të paparashikueshme provisionet do të quhen të prekura nga këto terma e kushte dhe nuk do të afektojnë validitetin dhe respektimin ndaj provizioneve të tjera. Kjo Marrëveshje, bashke me Termat dhe Kushtet e platformës ALADINI.AL përfaqëson marrëveshjen e plotë mes palëve në respect të shërbimeve dhe çështjeve të parashikuara dhe prevalon mbi marrëveshjet e mëparshme.

Terma të Përgjithshme

Për qëllimet e kësaj Marrëveshje, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
Ofrues i shërbimeve: është Kompania NetTrade Albania Sh.p.k, me NIPT L21731003I, dhe çdo webfaqe, shërbim, apo prezencë tjetër online apo media të tjera ndyshe nga NetTrade Albania, përmes webit të NetTrade Albania dhe/ose produkteve dhe shërbimeve siç përcaktohet, ofrohet, publikohet, reklamohet siç përshkruhet, e cila aplikon termat e shërbimeve dhe ka në pronësi faqen www.aladini.al
“Informacion Konfidencial” do të nënkuptojë cdo informacion lidhur me Net Trade Albania, klientët, Shërbimet, raporte, informacione, apo shërbime, informacone lidhur me shërbimin përveç informacioneve që rrjedhojnë nga shitja e produkteve tuaja e cila është pjesë përbërëse e produkteve të shitura, çmimet, shitjet, volume dhe koha e transaksionit si dhe specifikime teknike apo operacionale lidhur me Shërbimet. Për këtë arsye kjo Marrëveshje duhet të jetë në përuthje me mbrojtjen e informacionit konfidencial.
“Kontent” do të thotë punimet copyright të aplikueshme dhe të mbrojtura nga të drejtat e pronësisë intelektuale. Që përfshin logon, emrin e dyqanit tuaj apo edhe informacionet e produkteve që do hidhni online.
“Pronësi intelektuale” do të thotë çdo patent, e drejtë autori, markë, emër domeni, e drejtë morale, sekret tregtar apo e drejtë e pronës intelektuale si rrjedhojë e ligjeve dhe të drejtave për rregjistrim, rinovim dhe shkak për veprim ndaj dhunimit, përdorimit të pronësisë intelektuale.
“Ligj” do të thotë çdo ligj, rregullore, urdhër, liçensë, miratim, gjykim, vendim apo kërkesë tjetër me kompetencë juridike.
“Urdhër Informacioni” do të thotë me respekt të Produkteve tuaja shitura në NetTrade Albania , informacioni që ne mundësojmë dhe bëjmë të aplikueshme për ju.
"Person" do të thotë çdo individ, koorporatë, partneritet, kompani, autoritet qeveritar, shoqatë, bashkim, ndarje me apo pa ekzistencë ligjore.
“Termat dhe Kushtet” do të thotë të gjitha politikat dhe programet që mundësohen në Aladini.al
“Shërbim” do të thotë të gjitha shërbimet e NetTrade Albania që realizohet nëpërmjet një apo disa webfaqeve të Net Trade Albania: shitja e Shërbimeve e Net Trade Albania, përmbushja e Shërbimeve të NetTrade Albania, Reklamave të Sponsorizuara dhe shërbimet e tjera të mundësora.
“Termat e Shërbimeve” do të thotë shërbimet specifike për çdo shërbim e vendosur dhe pjesë e kësaj Marrëveshje në datën e përzgjedhur për tu rregjistruar për shërbimet e aplikueshme me modifikimet që ne na mundësohet për të bërë.
“Teknologji” do të thotë: (a) ide, procedura, procese, sisteme, metoda operimi, koncepte, parime dhe zbulime të mbrojtura nën ligjet dhe juridiksioni (b) protokollet, fjalor, librarai, formate XML, specifikime, gramatikë, format informacioni si dhe materiale të ngjashme si dhe (c) softëare, hardëare, kode, teknologji apo dhe produkte të tjera funksionale.
“Markë” do të thotë çdo markë, shenjë në mark, emër, logo, apo identifikues tjetër të burimeve apo biznesit , mbrojtur me ligj.
“Materialet e tua” do të thotë çdo teknologji, markë, kontent, informacion produkt, infomracion, material si dhe material të tjera të mundësuara nga ju apo bashkëpunëtorët tuaj për NetTrade Albania.
“Produkt i juaj”do të thotë çdo produkt apo shërbim: (a) që keni ofruar përmes Shitjeve në Shërbimet e NetTrade Albania; (b) që kanë përmbushur apo procesuar të gjitha detyrimet nga shërbimi i NetTrade Albania dhe (c) që kanë mundësuar për marketing ju dhe shërbimet e reklamave të sponsorizuara.
"Kanalet e shitjeve tuaja" do të thotë të gjitha kanalet e shitjeve që ju apo bashkëpunëtorët tuaj ofrojnë apo shesin në dyqane fizike.
“Taksat tuaja” do të thotë çdo vlerë e shtuar, shitje, përdorim, ushtrim, import, eksport apo taksë tjetër me detyra të vlerësuara, të cilat kërkojnë që të mblidhen apo paguhen për arsye (i) në lidhje me reklamimin, ofrimin apo shitjen e produkteve apo shërbimeve nga ju apo perms lidhjes me Shërbimet. (ii) në lidhje me produktet apo shërbimet e mundësuara për Produktet tuaja që janë direkt apo indirekt përfshirë si fomrë e pagesës apo ndërrrimit ose (iii) ndyshe në lidhje me veprime apo mosveprime nga ju dhe bashkëpunëtorët tuaj apo ndonjë personi që ju mundëson produketa apo shërbime apo punonjësit, agjentët, kontraktorët, përfaqësuesist respektiv në te cilat produket janë direkt apo indirect përfshirë si formë pagesa apo ndërrimi.
“Marka juaj” do të thotë marka juaj që do të na mundësojë: (a) format jo tekst për qëllime brandimi dhe (b) ndarje nga cdo product specific apo material.
“Transaksioni juaj” do të thotë çdo shitje e produktit tuaj përmes Net Trade Albania.