Kategorite

Lista e produkteve nga marka Sheki Useini



Sheki Useini është mësues i meditimit, hipnozës terapeutike dhe meditimit terapeutik. Po ashtu, është përfaqësues i brezit të ri në artet marciale si karate dhe kikboks, ku ka qenë pjesëmarrës në mbi 40 ndeshje kombëtare e ndërkombëtare.


Ka lindur në Maqedoni. Që nga fëmijëria ka qenë adhurues i pasionuar pas leximit, spiritualitetit dhe arteve marciale.

Sheki jeton që nga viti 1986 në Zvicër dhe e ka nisur karrierën në: Arte marciale; meditim; hipnozë; psikologji; filozofi. Ai është themelues dhe udhëheqës i shkollës së Karatesë në Zvicër.


Sheki Useini është autor i tre librave: “Kush je ti..?”, “Kontrata me shpirtin” dhe “Kthesa e madhe”, botuar së fundi nga shtëpia botuese Albas.

Rruga e tij drejt spiritualizmit ka nisur për Shekin pas qëndrimit 33 ditorë në Ashramin Osho, të Indisë ku u certifikua si mësues i meditimit dhe hipnozës terapetike, duke u specializuar për OSHO Meditimin Dinamik.


Qëllimi dhe fokusi i tij është që me përkushtim të madh të hulumtojë për shkencën e spiritualitetit, të kuptojë ligjet universale, të studiojë raportin e Vetëdijes dhe Nëndijes, si dhe të ofrojë mësime për të tjerët se si meditohet dhe si praktikohet hipnoza terapike. Dëshiron të kontribojë në shoqëri, duke kultivuar vlera, si: respekti, dashuria, sinqeriteti, besnikëria dhe dinjiteti njerëzor.

Libri “Kthesa e madhe” tregtohet online nga Bukinist.al, si përfaqësues ekskluziv pë tregtimin e tij në Shqipëri.



shfaq 1 - 1 of 1 artikull
shfaq 1 - 1 of 1 artikull