Botimi i tretë i këtij libri është përditësuar pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Bashkimit Evropian dhe të Traktatit mbi Funksionimin e Bashkimit Evropian (të riparë në Lisbonë).
I ri
Ndryshimet kryesore janë analizuar si në planin institucional ashtu dhe në atë material. Një vend shumë i rëndësishëm u është kushtuar instrumenteve të bashkëpunimit juridik dhe gjyqësor në fushën tregtare, kryesisht hyrjes në fuqi të Rregullores "Romë l", mbi kontratat civile dhe tregtare.
Janë pasqyruar rezultatet e pesë viteve zbatim të reformës së thellë të kontrollit "të decentralizuar" të praktikave antikonkurrencë (zhvillimi i procedurave të negociuara), si dhe riorganizimi i rregullores së përjashtimeve në fushën e kufizimeve vertikale.
Është analizuar legjislacioni i ri i ndihmave shtetërore, zhvillimet e fundit në fushën e kontrollit të përqendrimeve, si edhe jurisprudenca më e fundit, duke nënvizuar luhatjet serioze që mund të konstatohen në fushën e qarkullimit të lirë, luhatje që shtrojnë pyetje mbi rolin akoma dhe më efikas që do t'i duhet të luajë tashmë Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, ndërkohë që ka përfunduar afati i transpozimit të Direktivës "Shërbime" në tregun e brendshëm.