1 500 Lekë


Përshkrimi

E Drejta Romake përbën një hyrje të paçmuar në të kuptuarit e koncepteve ligjore dhe një çelës për vlerësimin e sistemeve ligjore kontinentale.Studimi i saj do të kishte një vlerë të jashtëzakonshme,sepse është një krijim i gjenisë për rend harmonik dhe gjykim të organizuar të një qytetërimi të spikatur të lashtësisë dhe përbën një trashëgimi që ka pasur ndikim të thellë mbi epokat pasardhëse.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

Ka mbetur 1 ne stok

Referenca: 40079

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Merita kryesore historike e të Drejtës Romake është fakti që ajo, pasi u zhvillua në një rrugë të vërtetë doktrinare, arriti të krijojë një rend juridik universal. E Drejta Romake është i gjithë korpusi juridik, institucional dhe ligjor i Romës së Lashtë, që nga themelimi i qytetit të Romës më 753 para erës së re dhe deri në rënien e Perandorisë Perëndimore në shekullin e pestë të erës së re.Ajo gjithsesi mbeti në përdorim në Lindje deri në vitin 1453, edhe pas rënies së Perandorisë Perëndimore, e përqendruar në Perandorinë Bizantine. E Drejta Romake, me të gjithë korpusin e saj voluminoz, si përmbajtje juridike e dy perandorive të dala juridikisht po prej saj, më pas nxiti me forcë zhvillimin e së drejtës thuajse në të gjithë qytetërimin perëndimor, ashtu sikundër edhe në një pjesë të Lindjes ose të qytetërimeve lindore.E Drejta Romake kap në fakt fillimin e shkencës së jurisprudencës dhe të vetë ligjit, duke e parë këtë të fundit në zhvillim dhe si një korpus të të gjithë aspektit ligjor në një shoqëri.

Reviews (0)