Historia e Spanjës nuk do të jetë vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, e, mbi të gjitha, një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.
I ri
Historia e Spanjës apo historia e spanjollëve? Për historianin e fundshekullit XX, i çliruar nga tundimet e uniformitetit të shekullit XIX, nuk është e lehtë të vendosë të zgjedhë një term të përshtatshëm për tre mijë vjetët e fundit të kronikës gadishullore. Deri dje, termat hapësirë gjeografike, protagonistë njerëzorë, ndjenjë kombëtare dukeshin sinonimikë, ndërsa sot ndjesitë e atyre që u përfshinë në këtë komunitet të quajtur Spanjë nuk janë unanime. Ndonjëherë, ndërgjegjja se i përket të njëjtës familje dhe lufta për ta mbrojtur atë nga i huaji imponohen mbi çdo mendim tjetër; të tjera herë, ekzagjerohen ndryshimet, duke kërkuar të këputen lidhjet e forcuara ndër vite mes kulturave gadishullore. [...] Me angazhimin për tiu shmangur këtyre paragjykimeve, ky libër është një paraqitje detyrimisht e shkurtër e shekujve të historisë sonë, e krizave dhe mëdyshjeve të saj, e arritjeve social-ekonomike dhe e shpresës për ditë më të mira.