600 Lekë


Përshkrimi

Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. "Nikolasi i vogël" është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili..

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 30904

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Seria e librave me personazhin Nikolasi i vogël 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Përkthyer në më shumë se 40 gjuhë. 300,000 libra të shitur çdo vit në Francë. "Nikolasi i vogël" është një libër me shumë humor; Një libër ku edhe të rriturit hasin ngjashmëri me fëmijërinë e tyre, ku secili sjell ndër mend se ka patur në klasë tipa si personazhet e librit. Te ky libër do të gjesh jetën tënde të përditshme, personazhe që ngjajnë me shokët e tu të klasës, zënka fëminore, aventura, çapkënllëqe...

Aventurat e Nikolasit të vogël rrëfehen në një seri të jashtëzakonshme të letërsisë për fëmijë me 14 libra të ilustruar. Ky është libri i parë i serisë. Tregimet janë shkruar me gjuhë fëminore, ashtu siç Nikolasi e sheh dhe e përjeton botën që e rrethon. Humori vjen nga keqkuptimi i Nikolasit ndaj sjelljes së të rriturve. Në të njëjtën kohë, edhe të rriturit i keqkuptojnë sjelljet e tij dhe të shokëve.

Historitë janë tejet zbavitëse dhe zhvillohen një botë fëmijësh që të gjithë e ëndërrojnë. Fëmijët gjejnë vetveten tek Nikolasi, ndërsa prindërit gjejnë tek ai si fëmijët e tyre, ashtu edhe kujtimet veta të fëmijërisë. Nikolasi rrëfen jetën e tij me shokët, ndaj lexuesi zbulon karaktere të ndryshme. Libri ka situata komike te jashtëzakonshme.

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)