Historia plot mister e dashurisë së çmendur dhe seksit të egër mes biznesmenit Kristian Greit dhe Ana Stillit ka pushtuar mendjet e miliona lexuesve, duke u shndërruar në një sjellje frikësuese me djajtë e brendshëm të mashkullit dhe femrës. Autori ka ndjekur jo vetëm rrjedhën e personazheve të tija por edhe kërkesat e lexuesve besnikë për ta përmbyllur me katër vëllime këtë romancë të zezë
I ri
Historia plot mister e dashurisë së çmendur dhe seksit të egër mes biznesmenit Kristian Greit dhe Ana Stillit ka pushtuar mendjet e miliona lexuesve, duke u shndërruar në një sjellje frikësuese me djajtë e brendshëm të mashkullit dhe femrës. Autori ka ndjekur jo vetëm rrjedhën e personazheve të tija por edhe kërkesat e lexuesve besnikë për ta përmbyllur me katër vëllime këtë romancë të zezë.
Rreth setit
Ky set ka katër vëllimet e Greit, të cilat kanë vijuar aventurën e tyre edhe falë pasionit dhe këmbënguljes së lexuesve, të cilët e kanë detyruar E. L. James që ta çojë këtë pasion të çmendur në katër vëllime:
1. Pesëdhjetë Hijet e Greit - vëll. I (Këtë vëllim e porosit edhe KËTU)
Romantik, çlirues dhe kryekëput përthithës, ky është një roman që do t'ju pushtojë, do t'ju zotërojë dhe do të mbetet gjithmonë me ju. E tmerruar nga sekretet e errëta që torturojnë biznesmenin e ri, Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane. Por, dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar... të Pesëdhjetë Hijeve të saj. Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo...
2. Pesëdhjetë Hije më të Errëta - vëll. II (Këtë vëllim e porosit edhe KËTU)
Personazhi ynë Ana Still nis një punë të re duke vënë në vijë karrierën e saj, por çfarë ndodh me demonët e Grejt tonë...
E tmerruar nga sekretet e errëta, që torturojnë biznesmenin e ri Kristian Grei, Ana Stilli e ka shkëputur marrëdhënien mes tyre për të filluar një karrierë pune me një shtëpi botuese amerikane.
Po dëshira për Grein dominon akoma çdo mendim të sajin dhe kur ai i propozon një marrëveshje të re, ajo nuk reziston dot. Shumë shpejt ajo mëson më shumë mbi të shkuarën e trazuar të djalit të shkatërruar, kërkues, të motivuar... të Pesëdhjetë Hijeve të saj.
Po ndërsa Grei kacafytet me demonët e brendshëm, Ana duhet të marrë vendimin më të rëndësishëm të jetës së vet. Një vendim që mund ta marrë vetëm ajo...
3. Pesëdhjetë hije të çliruara - vëll. III (Këtë vëllim e porosit edhe KËTU)
Hijet e Grejit e vijojnë aventurën e tyre me marrëdhënien seksuale mes Anës dhe Kristianit, e cila ndryshoi radikalisht jetën e tyre. Veç pasionit të zjarrtë nisin ankthet, makthet dhe rrisqet për personazhet tona…
Kur Ana Stilli takoi për herë të parë sipërmarrësin e ri të talentuar, të shkatërruar, Kristian Grei, kjo ndezi shkëndijën e një lidhjeje sensuale që ndryshoi në mënyrë të pakthyeshme jetët e të dyve.
Ana e kishte ditur gjithmonë që dashuria për Pesëdhjetë Hijet e saj nuk do të ishte e lehtë dhe jeta e përbashkët i vë përpara sfidash që asnjëri prej tyre nuk i kishte parashikuar. Ana duhet të mësojë të ndajë stilin e pasur të jetës së Greit pa sakrifikuar integritetin dhe pavarësinë e saj; ndërsa Grei duhet të mposhtë dëshirën për kontroll dhe të varrosë fantazmat, të cilat akoma e përndjekin.
Tani, së bashku, më në fund, ata kanë dashuri, pasion, intimitet, pasuri dhe një botë mundësish të pafundme.
Po pikërisht kur duket se kanë vërtet gjithçka, fatkeqësia dhe risku ndërthuren dhe kthejnë në realitet makthet më të këqija të Anës...
50 Hijet e Greit Rrëfyer nga Kristiani - vëll. IV (Këtë vëllim e porosit edhe KËTU)
Me fjalët e Kristianit, përmes mendimeve, reflektimeve dhe ëndrrave të tij, E L James ofron një këndvështrim të ri mbi dashurinë që ka magjepsur miliona lexues në të gjithë botën. Një sagë që të mban mbërthyer vazhdimisht, të ndezur dhe plot ankthe...
Prandaj autori thotë se "ky libër u kushtohet atyre lexuesve që e kërkuan... e kërkuan... e kërkuan... dhe e kërkuan..."