1 500 Lekë


Përshkrimi

Hyrje në marrëdhëniet ndërkombëtare u drejtohet këtyre pyetjeve vendimtare dhe shumë të tjerave. Duke gërshetuar analizën e mprehtë dhe një stil të qartë dhe të kuptueshëm, ajo paraqet traditat teorike më të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare në larminë e tyre të plotë. Botimi i katërt i këtij libri mësimor tepër të suksesshëm është tërësisht në sintoni me çështjet ndërkombëtare aktuale

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 40093

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Çfarë janë marrëdhëniet ndërkombëtare dhe si duhet ti trajtojmë? Cilat teori kyçe i japin formë kuptimit tonë të disiplinës dhe si lidhen ato në praktikë me politikën botërore? Ky punim është një paraqitje e spikatur e teorisë së marrëdhënieve ndërkombëtare. Autorët mbulojnë një gamë të gjerë qasjesh teorike dhe e bëjnë këtë në një mënyrë hetuese, që megjithatë është e kuptueshme. Me ekuilibrin dhe qartësinë e tij shembullore, libri meriton të lexohet gjerësisht nga studentët e rinj dhe pleq. David Hendrickson, Colorado College Një libër mësimor unik dhe tepër i vlefshëm, që u ofron studentëve kuptime të përmbledhura të marrëdhënieve ndërkombëtare të çfarëdo lloji, si dhe të afrisë me njëra-tjetrën. Botimi i azhurnuar është edhe më i volitshëm për lexuesin dhe mbulon të gjitha debatet e reja të mirëfillta në teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analizat e politikave të jashtme. T. V. Paul, McGill University Jackson-i dhe Sørensen-i e ndriçojnë lëndën me një gërshetim të rrallë të mjeshtërisë teorike, argumentimit empirik dhe mprehtësisë normative të pashoqe. Rezultati është një libër që i ka këmbët në tokë në mënyrë të padiskutueshme, që demonstron karakterin në thelb njerëzor të marrëdhënieve ndërkombëtare sukseset dhe mundësitë e tyre. William Bain, University of wales, Aberystwyth

Reviews (0)