I ri
Kjo shampo normalizon yndyrën e flokut dhe parandalon krijimin e zbokthit.
I bën flokët të fortë dhe të shëndetshëm në saj të argjilës së gjelbër, ekstraktit të hithrës dhe vajrave esencialë 100% të pastër.
Sasia 500 ml
Produkt i çertifikuar Bio dhe pa konservantë
Një ndriçim totalisht natyral në saj të argjilës së gjelbër Argital. Forca e silicit natyral në përmbajtjen e argjilës i japin flokëve shëndet dhe bukuri, dhe nuk i lejojnë të bien. Detergjentët përbërës në këtë shampo janë me prejardhje bimore dhe e lajnë flokun me delikatesë dhe efikasitet.
Proteinat bimore veprojnë mbi flokë duke i ristrukturuar.
Bimët mjekësore dhe vajrat esencialë të pastër ekuilibrojnë prodhimin e yndyrës në skalp, duke parandaluar krijimin e zbokthit.
ÇERTIFIKIMET Bio: BDIH – ICEA – LAV
PËRDORIMI:
Tundeni fort para përdorimit për të lejuar që argjila të përzihet mirë. Për përdorim të përditshëm.
Mund të përdoret si shampo kryesore ose në kombinim me shampon tuaj të preferuar, në këtë rast është e këshillueshme që së pari të përdoret Shampo Argital për flokë me yndyrë ose zbokth dhe për larjen e dytë, shampon tuaj.
Përdorni një dozë të barabartë me një lugë gjelle për larjen e parë. Për larjen e dytë, gjysma e dozës është e mjaftueshme.
Marka | Argital |
Floket | I yndyrshem, Probleme me zbokthin |