I ri
SAPUN BIMOR PËR TË GJITHA LLOJET E LËKURËS
I pasur me antioksidantë në saj të prezencës së Vitaminës E në përmbajtjen e vajit të thelbit të grurit dhe vajit të ullirit extra virgin. Gjithashtu i pasur me beta-karoten, mban dhe zgjat ngjyrën e nxirjes nga dielli në lëkurë. Aroma pikante dhe afrodiziake e kanellës rrit energjinë e trupit dhe mendjes.
I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
Për fytyrë dhe trup.
Sasia 100 gr.
I TESTUAR DERMATOLOGJIKISHT
PËRDORIMI:
Lani fytyrën në mëngjes dhe në darkë, me ujë të ngrohtë dhe sapun, për një pastrim të plotë të lëkurës, dhe hidratim dhe balancim të saj.
Mund të përdoret për të larë fytyrën dhe trupin.
Këshillë:
Këshillohet që mbas çdo përdorimi, sapuni të vendoset në mbajtëse që të kullojë dhe të mos mbajë ujë, për të shmangur zbutjen dhe zbehjen e vetive të tij.