Në këtë libër, autorët paraqesin në mënyrë mjaft të thelluar Çrregullimin i quajtur deficit i vëmendjes dhe Hiperaktivitetit ose siç njihet në nivel ndërkombëtar Attention deficit hyperactyvity disorder (ADHD)
I ri
Përshtatja në gjuhën shqipe erdhi si nevojë dhe dëshirë për të dhënë një kontribut jo vetëm kolegëve që punojnë në Shqipëri, por edhe një mënyrë për tu qëndruar pranë fëmijëve të prekur nga ky çrregullim, familjeve të tyre, mësuesve apo edukatorëve që çdo ditë hasen dhe përballen me problematika të ndryshme. Shpesh herë janë pa mjetet e nevojshme për të ndërhyrë në formë të përshtatshme përsa u përket strategjive të edukimit. “Çdo fëmijë ka të drejtën e një edukimit cilësor” nuk është vetëm një pikë (nën) i Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve që kujtojmë çdo 20 nëntor, por është shtysa kryesore për çdo profesionist që u përkushtohet fëmijëve; që të gjithë të vegjëlit, pa asnjë përjashtim të kenë një edukim të vlefshëm. Ndaj kërkohet më e mira edhe për fëmijët me nevoja të veçanta, ndër to edhe fëmijët me Adhd , për tu siguruar një ambient të përshtatshëm dhe funksional që stimolon procesin e nxënies dhe rritjen e duhur psiko-fiziko-shoqërore.
Çfarë dimë sot për këtë çrregullim? Është e konsoliduar tashmë natyra kongjenitale dhe etiologjia multifaktore: gjenetike, neurobiokimike, anatomike dhe ambientale. Shfaqet brenda moshës 12 vjeçare dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Ka një frekuencë 3-4 çdo 100 fëmijë. Duke mos patur një etiologji të vetme dhe të sigurtë edhe trajtimet marrin forma të ndryshme, shpesh në bazë të formimit të ekspertit që bën vlerësimin diagnostik.
Hulumtimet e fundit rreth këtij çrregullimi, kanë vënë në pah një farë korrelacioni mes simptomave të ADHD dhe një lidhje të pasigurtë apo të çorganizuar me figurat care-giver. Ndaj ftojmë kolegët psikologë të hulumtojnë me rigorozitet të ashtuquajturën Attachment Theory që shpien drejt një vizioni të integruar të problemit dhe si rrjedhojë edhe drejt formave me efikase trajtimesh.
Duke shfletuar librin, në dy kapitujt e parë do të gjeni përcaktimet diagnostike të çrregullimit dhe shkaqet e detajuara. Kapitulli i tretë është pëerqendruar tek vlerësimi diagnostik dhe mjetet që ka në dispozicion eksperti, ndërsa i katërti shpalos terapitë që përdoren për trajtimin e fëmijëve me ADHD nga ato që përzgjedhin ilaçet deri tek terapitë e kombinuara që japin rezultatet më të frytshme sot për sot.
Lexim të mbarë!
Dott.ssa Violanda Lleshaj