Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore.
I ri
Botimi i dytë i këtij teksti universitar të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore.
Ndryshe nga tekstet e tjera të kësaj fushe, Ian Hurd i çon lexuesit pas kuintave të organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare, duke i ftuar të shtrojnë pyetje si:
Cilat janë detyrimet ligjore që u japin organizatave ndërkombëtare pushtet në arenën ndërkombëtare?
Si e garantojnë organizatat ndërkombëtare bindjen e anëtarëve dhe respektimin e rregullave të tyre?
Si i imponojnë rregullat e tyre organizatat ndërkombëtare?
Hurd i shqyrton këto çështje përmes analizës në thellësi të rasteve studimore nga organizatat ndërkombëtare më të rëndësishme të botës, që shtrihen gjatë gjithë kapitullit. Kjo u mundëson studentëve të lidhin teoritë themelore të organizatave ndërkombëtare me të drejtën, praktikën dhe filozofinë e organizatave ndërkombëtare më të mëdha, përfshirë:
- Organizatën Botërore të Tregtisë
- Fondin Monetar Ndërkombëtar
- Bankën Botërore
- Kombet e Bashkuara
- Organizatën Ndërkombëtare të Punës
- Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë
- Gjykatën Ndërkombëtare Penale
- Bashkimin Europian
- Bashkimin e Kombeve të Azisë Juglindore
- Bashkimin Afrikan
I shkruar me saktësi dhe tërheqës, i pasuruar me seksione pyetjesh, shtojca ligjore dhe sugjerime për lexime të mëtejshme në çdo kapitull, ky tekst është një lexim themelor për të gjithë studentët që ndjekin kurset e organizatave ndërkombëtare dhe qeverisjes globale.
Vlerësimi i botimit të parë të librit “Organizatat Ndërkombëtare”:
“Një vlerë e shtuar shumë e nevojshme në fushën e organizatave ndërkombëtare. Ian Hurd hulumton teoritë kyçe dhe çështjet praktike të organizatave ndërkombëtare me një shkrim të qartë, përfshirës dhe tërësor.”
Jon Pevehouse, University of Wisconsin
“Kjo hyrje e shkëlqyer në organizatat ndërkombëtare e një prej studiuesve të rinj më premtues të kësaj fushe është tekst themelor për çdo kurs të institucioneve ndërkombëtare; ai është lehtësisht i kuptueshëm, gjithëpërfshirës në mbulimin e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare dhe i mirë-strukturuar sipas detyrimeve që lindin për shtetet prej traktateve themeluese të organizatave ndërkombëtare, respektimin në praktikë të këtyre detyrimeve nga shtetet dhe aftësisë së organizatave ndërkombëtare për të imponuar respektimin e rregullave të tyre.”
Ulrich Sedelmeier, Lektor Senior i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, London School of Economics and Political Science.