500 Lekë


Përshkrimi

Ndërtimi evropian është nëpërmjet zhvillimit progresiv të politikave publike që Shtetet kanë pranuar t'i ndjekin bashkërisht në kuadrin komunitar.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 40111

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Sot politikat e Bashkimit Evropian prekin të gjitha fushat e veprimtarisë publike dhe kanë arritur një nivel zhvillimi i cili kërkon detyrimisht risimin e Institucioneve të Bashkimit dhe një Kushtetutë të re për të.

Për më tepër, zgjerimi i afërt shtron problemin e përkrahjes, që politikat bujqësore rajonale apo politikat e tjera do ta vendosin në qendër të Bashkimit, i cili do të pushojë së qeni një klub vendesh të pasura. Megjithatë, njohja e këtyre politikave mbetet e vështirë.

Aspekti teknik, kompleksiteti dhe shumëllojshmëria e tyre bëjnë që secila prej tyre të jetë çështje specialistësh. Ky libër jep një përmbledhje për të gjitha politikat e Bashkimit Evropian, si për ato që janë tashmë të afirmuara, të cilat kanë lejuar unifikimin e tregut të brendshëm, ashtu edhe për ato që janë më pak të sigurta, të cilat synojnë bashkërendimin e politikave ekonomike dhe sociale të Shteteve kombëtare.

Një vend i është lënë gjithashtu qarkullimi të lirë të njerëzve, i lidhur tashmë me qytetarinë evropiane si dhe me politikat e jashtme, të cilat, midis tregtisë, bashkëpunimit dhe diplomacisë, kërkojnë unitetin e tyre.

Reviews (0)