Rekomandohet për:
Përmirëson problemet respiratore
Lehtëson Kollën
Përmirëson Alergjitë sezonale
Lufton infeksionet
Redukton dhimbjen dhe inflamacionin
Lehtëson dhimbjen e kokës
Përdoret si mjekues i plagëve
Përmirëson dhimbjen e veshit
Nxit qartësinë mendore
Largues i minjve
15 përdorime të vajit të Eukaliptit
- Dizinfekton shtëpinë tuaj: Shtoni 20 pika vaj esencial eukaliptë në një shishe me ujë dhe pastroni sipërfaqet e shtëpisë.
- Stoponi shtimin e mykut: Shtoni 5 pika vaj eukalipti në fshesën me korent ose pastruesin e sipërfaqeve për të ndaluar zhvillimin e mykut.
- Largon minjtë: Shtoni 20 pika vaj eukalipti në një shishe të mbushur me ujë dhe spërkatni zonat e preferuara nga minjtë. Nëse keni mace, duhet të keni kujdes pasi vaji i eukaliptit i acaron ato.
- Përmirëson alergjitë sezonale: Përhapni 5 pika vaj esencial eukalipti në shtëpi ose punë, ose aplikoni 2-3 pika në mënyrë lokale në gjoks ose tëmtha.
- Çliron kollën: Bëni një Vapor Rub në kushte shtëpie duke kombinuar vajin e eukaliptit me vajin e mentes, ose aplikoni 2-3 pika vaj esencial eukalipti në gjoks ose në qafë.
- Pastron sinuset: Hidhni 1-2 pika vaj eukalipti në një enë më ujë të nxehtë. Më pas vendosni një peshqir mbi kokë dhe qëndroni mbi avuj për 5-10 minuta.
- Lehtëson dhimbjen e fytit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në gjoks ose fyt, ose shpërndani në ajër 5 pika vaj.
- Lehtëson dhimbjen e veshit: Aplikoni 2-3 pika vaj eukualipti në gjoks dhe qafë, ose masazhoni me kujdes në zonën e jashtme të kanalit të veshit. Mos harroni ta holloni vajin e eukaliptit kur e përdorin lokalisht tek fëmijët!
- Nxit sistemin imunitar: Krijoni kombinimin tuaj të vajrave me eukalipt, karafil, limon, kanellë dhe rosmarinë dhe shpërndani disa pika në ambjentin ku rrini.
- Lehtëson irritimet e lëkurës: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e prekur 2-3 herë në ditë derisa të përmirësohet.
- Zhduk pickimet e insekteve: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në një pambuk të vogël dhe vendoseni në zonën e pickuar 3 herë në ditë derisa të zhduket.
- Nxit rritjen e energjisë: Aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
- Lehtëson dhimbjen e kokës: Shpërndani 5 pika vaj eukalipti në shtëpi ose punë, thithni aromën direkt nga shishja ose aplikoni 2-3 pika në tëmtha dhe në qafë.
- Lehtëson dhimbjet muskulare: Aplikoni 2-3 pika vaj eukalipti në zonën ku ndjeni dhimbjen. Për të mbuluar një zonë të madhe, përzieni eukaliptin me një lugë çaji vaj mbajtës, si psh. Vaj kokosi ose vaj bajame.
- Lufton erën e keqe të gojës dhe kavitetet: Përdoreni vajin e eukaliptit si një larës goje natyral duke shtuar 1-2 pika në ujë (me gargarë).