Përballë shndërrimeve në rritje të proceseve komunikuese që riformulojnë vazhdimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre, del në pah nevoja e përtëritjes së studimeve mbi gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre.
I ri
Bazat dhe modelet e analizës së socio-semiotikës, një fushë teorike e magjishme, ku takohen moda, televizioni, gazetaria, reklamat dhe politika, organizma të vërtetë e të mirëfilltë shoqërorë prej të cilëve rrezaton një frymë jete kolektive individuale. Përballë transformimeve në rritje të proceseve komunikuese që ristrukturojnë vijimisht skenarët shoqërorë dhe aktorët e tyre vihet re nga shumë anë nevoja e rishqyrtimit të studimeve për gjuhën dhe shoqërinë, por edhe nevoja e integrimit reciprok të tyre. Që këtu ka lindur dhe është përhapur sociosemiotika, një aventurë e magjishme intelektuale, bazat dhe modelet e analizës së të cilës rreket ti rindërtojë ky libër. Moda, televizioni, gazetaria, reklama, politika dhe hapësira interpretohen në të në formë diskutimi dhe testesh që qarkullojnë në kulturën e masave duke u gërshetuar, ngatërruar e transformuar midis tyre.