E drejta penale evropiane përbëhet nga një tërësi normash të përpunuara nga organe mbikombëtare dhe të përbashkëta të 27 Shteteve të Bashkimit Evropian apo të 47 Shteteve të Këshillit të Evropës.
I ri
Kjo e drejtë ka si qëllim të zhvillojë bashkëpunimin midis shteteve, veçanërisht për krimin e organizuar, si dhe të sigurojë respektimin e të drejtave të njeriut sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Ajo synon gjithashtu të mbrojë, nëpërmjet sanksioneve penale ose thuajse penale, rregullat komunitare, si për shembull ato të konkurrencës.
E drejta penale evropiane është në zhvillim të plotë, sidomos pas shumimit të instrumenteve evropiane dhe veçanërisht pas krijimit të organeve mbikombëtare si Europoli dhe Eurojust-i.Ky botim përfshin si ligjet dhe institucionet e reja edhe ndryshimet e Traktatit të Lisbonës.