Ky Libra është një udhërrëfyes për të gjitha femrat me defekte. Këtu do të zbuloni teori të ndryshme, si: "rituali i ballukeve", "teoria e pjatës me kikirikë" ose koncepti universal i teorisë "të dalë ku të dalë".
I ri
Ne këtë Libra do të mësoni gjithashtu se si "të ruani dinjitetin kur jeni e dehur", "si të reagoni përpara një foshnje të shëmtuar" apo "pyetjet që nuk duhet t'i drejtoni një burri, nëse nuk doni t'i dëgjoni përgjigjet." Mbi autorët Dy motra binjake, njëra humoriste, tjetra gazetare. Ato bashkuan njohuritë e tyre, të fituara pas një pune të gjatë kërkimore, pyetësorësh të thelluar dhe bisedash mes shoqesh dhe po ndajnë këtu me ne zbulimin e tyre të madh (i cili mund të ndryshojë fytyrën e botës, kush e di...).