1 200 Lekë


Përshkrimi

Ky është një libër ndriçues për këdo që dëshiron të japë kontribut në shoqëri e politikë, po edhe një dëshmi e rrahjes së mendimeve, e kontributeve, e luftës për përparim e demokratizim që kanë zhvilluar shoqëria civile dhe politika, ku ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë Valentina Leskaj.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 53131

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Një narracion mbi lëvizjet e politikës shqiptare këto tre dekadat e fundit,  një reflektim idesh e ngjarjesh, që shënjojnë historinë e Shqipërisë post-komuniste, e një ftesë për një dialog ndryshe, në shërbim të një politike më serioze, e një shoqërie e demokracie më funksionale.

Valentina Leskaj, një personazh i njohur i politikës shqiptare, i sjell të gjitha këto në librin që mban logon e botimeve Toena, “Politika si ide”.

“Libri është një narrativë e tri dekadave të eksperiencës personale politike dhe shoqërisë civile, një rrëfenjë e një tranzicioni epokal të shoqërisë njerëzore në tërësi, dhe të vendit tonë, Shqipërisë, në veçanti.

Teksa e kam lexuar gjatë përgatitjes për botim, jam zbavitur prej larmisë së tematikave të trajtuara; zhvendosjeve në kohë dhe në hapësirë që krijohen në secilën prej tyre… Duke qenë edhe një rrugëtim në ato se çfarë ka ndodhur në këto tre dekada tranzicioni, libri ka një vlerë të shtuar edhe si një libër reference për studjuesit e këtyre fushave. ”, shkruan në parathënien e librit profesor Selami Xhepa.

E lidhur herët me shkrimin, si kryeredaktore e revistës “Shqiptarja e re”, Leskaj e nis librin me një analizë që ka munguar në mendimin shqip, feminizmin.

“Gratë një histori e shkurtër e feminizmit”, është  një homazh ndaj grave të para që u bënë zëri i lëvizjeve feministe në vend, por dhe një udhëtim në historinë e feminizmit botëror, përmes një analize bashkëkohore. Me një stil ndryshe Leskaj përshkron zonat e mjegullta të historisë së gruas në vend.

Shqipëria në Nato, nga Bukureshti në Strasburg,  Pushteti i gjuhës marrëdhënia me tjetrin, çështja e moshimit të popullsisë, kriza demografike e një sërë problemesh që lidhen me kohezionin social, vijnë përmes një vëzhgimi të hollë nga Leskaj për ti mbetur historisë.

Libri është një pamflet idesh politike, që do ti shërbejë të gjithë atyre që do të merren me tablonë e historisë politike të Shqipërisë së tre dekadave të fundit, por dhe një manual për politikën e së ardhmes.

Produktet që keni parë

Reviews (0)