"Princi i vogël" - kjo kryevepër e letërsisë, vjen e shqipëruar nga përkthyesi i mirënjohur Shpëtim Çuçka. Pavarësisht se e rekomandojmë për moshat 7-15 vjeç, është një libër që mund të lexohet në çdo moshë, parë në një këndvështrim të ri.
I ri

Leximi sot i një vepre si “Princi i vogël” mund të bëjë të vetëdijshëm cilindo, së paku për dy gjëra: për nivelin e aftësive të tij gjykuese dhe për rrugën që ka përshkuar në këta dhjetëvjeçarë njerëzimi.
Natyrisht, mund ta bëjë të vetëdijshëm lexuesin edhe për atë që e vërteta është e bukur dhe e bukura është e thjeshtë.
Dhe kjo është shenjë e një letërsie të mirëfilltë, një letërsie jofitimsynuese. Pikërisht e asaj letërsie, për të cilën kemi aq shumë nevojë dhe që aq dendur na mungon.