Adriatike Lami vjen me një vëllim të ri me poezi “Tango në prill”, duke kulmuar arritjet e saja poetike, duke shënuar përsosje të teknikave poetike, dhe duke rrokur një botë plot pasione, energji, harmoni dhe muzikalitet
I ri
“Jetë e paqtë në strehëza të diellta në këto poezi që lidhen nga ligjërimi erotik si bashkim, gjallëri, mall, kënaqësi, zjarr, e frymë, ëndërr, verë e kuqe, magjepsje, dritë, çudi.... E bukur thyerja e ngjyrave dhe e ndjesive me poezitë e mëparshme,,,, i bukur dhe i fuqishëm artikuluimi poetik nga ajo që vdes për fjalë, fjalë të arta shpirti dhe ai që po aq mjeshtrisht, në heshtje i mbush me imazhe dhe muzikë.
Është tango, romancë e artë, valëzim i panjohur më parë, që qenia e pranon ashtu krejt rrëmbimthi... ”
Prof. As. Dr. Lili Sula