2 000 Lekë


Përshkrimi

Gjithçka në fakt është komunikim. Njerëzit nuk janë në fillim si të tillë dhe pastaj të nisin të komunikojnë; ne jemi si na ndërton në çdo çast komunikimi me të tjerët.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 40116

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Mediat, interneti, reklamat, shkolla, logjika dhe silogjizmi, gjuha, identiteti ynë kombëtar, transporti, qyteti, peizazhi i natyrës, mjedisi urban ose rural ku jetojmë, besimet fetare, shfrytëzimi i energjive natyrore, paraja, vlerat e kulturës materiale apo shpirtërore, shkenca, të drejtat e njeriut, gjithçka pra mund të shihet krejt ndryshe nga ç'ndodh me format klasike me të cilat jemi mësuar si rutinë, pra nëse nisemi nga këndvështrimi i shkencave të komunikimit.

Secili e kupton veten duke e parë me sytë e tjetrit. Edhe i vetmuar, ai është me veten e tij që nuk i ndahet si një "mbi – urë" dhe bisedon pareshtur me të.

Shoqëria është vepër e krijesë e komunikimit të individëve me njëri – tjetrin, një "pëlhurë" që endet nëpërmjet komunikimit të përditshëm të njerëzve me njëri – tjetrin. Jemi "të dënuar" të komunikojmë si njerëz, por çdo objekt, i gjallë ose jo, edhe pavetëdije, lëshon sinjale, përbën një shenjë që na thotë diçka.

Objektet janë metagjuha, kurse shenjat gjuhësore nuk janë veçse një nënsistem i rëndësishëm i këtij universi gjigand semantik dhe semiotik që është vetë bota. Komunikimi na bën ta shohim botën dhe shoqërinë krejt ndryshe nga më parë. Ky libër ecën në këtë rrugë ku ju fton ta ndiqni!

Reviews (0)