Sasia 250 ml
RRITJA E SHPEJTË E FLOKËVE ME BAZË VAJIN E KASTORIT (RECINIT)
Dëshironi të realizoni një rritje spektakolare të flokut tuaj brenda një kohe rekord?
Zgjidhni recetën HAIR GROWTH - CASTOR (me bazë vajin e kastorit), dhe ju do të përfitoni një rritje të flokut jo më pak se 5 centimetra në muaj!
I ri
PËRSHKRIMI
Vaji i kastorit është një nga vajrat më të mirë dhe më të fuqishëm për rritjen e flokut.
Acidi ricinoleik, i cili është i pranishëm në një masë të konsiderueshme tek vaji i kastorit, stimulon ndjeshëm qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës, duke mundësuar rigjenerimin e folikulave (rrënjëve) të flokëve dhe si rezultat realizohet rritja mjaft e shpejtë e flokut!
Përveç rritjes së shpejtë të flokut, antioksidantët e pranishëm në vajin e kastorit ndihmojnë në krijimin e depozitës së keratinës në flokë, e cila është faktori kryesor për flokë të shëndetshëm, të butë dhe të kuruar.
Vaji i recinit përbën trajtuesin kryesor për flokët e dëmtuar kimikisht nga bojërat dhe dekolorantët.
EFEKTET TERAPEUTIKE
Të gjithë përbërësit e vajit për rritjen e flokut janë vajra bazikë themelorë për shëndetin dhe estetikën e flokut.
Efektet e vajit për rritjen e flokut janë:
1. Stimulon shumë rritjen e flokut.
2. Është hidratues për flokët.
3. Është antibakterial dhe antifungal. Për këtë arsye, eleminon zbokthin, mykun, si dhe sëmundjet e lëkurës në skalpin e kokës (infeksionet, dermatitet, ekzemat, etj).
4. Ndërpret rënien e flokut.
5. Forcon rrënjën e flokut gjatë rënies sezonale.
6. Rigjeneron fibrat e flokut.
7. Parandalon ndarjen e majave të flokut.
8. I trash fibrat e flokut dhe rrit volumin.
9. Eleminon përdredhjet e flokut.
10. Ruan flokët nga nxehtësia dhe të ftohtit.
11. Redukton dhe parandalon thinjat.
12. I jep shkëlqim flokut.
13. I jep butësi dhe e bën flokun të derdhur.
14. Thekson ngjyrën.
15. Rrit kohëzgjatjen e modelit të flokut.
PËRBËRËSIT
Vaj Kastori (50%), Vaj horsetail (bishtkali), Vaj Xhinxheri, Vaj Bajame e Ëmbël, Vaj Ulliri, Vaj Lini, Vaj Hithre.
Teknologjia e prodhimit të vajrave përbërës të VAJI PËR RRITJEN E FLOKUT është presimi në të ftohtë. Sipas kësaj teknologjie, produkti i përfituar ruan plotësisht vlerat shëndetësore dhe përbërësit ushqimorë, për shkak se përpunimi nuk i nënshtrohet temperaturave të larta, të cilat i asgjësojnë një pjesë të komponentëve.
Produkti është 100% natyral, nuk përmban asnjë aplikim kimikatesh, nuk ka aditivë, konservantë, është i pa rafinuar dhe pa aromatizues.
Gjatë përdorimit të vajit për rritjen e flokëve, kini parasysh këto rregulla:
1. Vaji për rritjen e flokut jep efekte më të mira në flokë gjysëm të thatë. Pasi lahet koka, thahet floku me peshqir (jo me tharëse flokësh) dhe më pas fillon aplikimi. Gjithashtu, nëse nuk i lani paraprakisht flokët, mund t’i spërkasni me ujë, ose nëpërmjet një shishe me spray.
2. Masazhohet floku gjatë gjithë gjatësisë së tij, si dhe skalpi i kokës për rreth 10-15 minuta. Në këtë gjendje mbahet 2 orë dhe më pas lahet koka.
3. Në varësi të problemeve të flokut, trajtimi bëhet:
a. Nëse floku është në gjendje të degraduar të gradës së lartë: aplikohet çdo ditë për 7 ditë rresht. Pas 7 ditësh, ai aplikohet 1 herë në 3 ditë.
b. Për rritjen e flokut: 1 herë në 2 ditë për 30 ditë.
c. Për teksturën e flokut (butësi, derdhje, shkëlqim etj.): 1-2 herë në javë.
4. Para larjes së flokut, hidhni në shampon tuaj 1 majë luge kafe me vajin për rritjen e flokut. Tundeni mirë shampon dhe masazhoni flokët e lagur dhe lëkurën e kokës për disa minuta. Më pas, shplajeni. Efektet do të jenë mjaft të mira.
Përdoret vetëm për përdorim të jashtëm.