I ri
ALOE VERA Neutro, zbutëse, personale, higjenë delikate pH acid 5.0 - 5.5, me përmbajtje acidi laktik.
E formuluar për të qenë një bazë ideale në aromaterapi, dhe për të pakësuar në minimum rrezikun e alergjive të provokuara shpesh nga aromat e substancave sintetike.
E rekomanduar sidomos gjatë trajtimeve omeopatike.
Lan me butësi, duke respektuar delikatesën e pjesëve intime.
Me tensioaktivë eutermikë delikatë, zbutës, dhe Aloe Vera, e njohur për vetitë e saj qetësuese, ushqyese, zbutëse dhe rigjeneruese, të cilat e bëjnë këtë larës, të përshtatshëm për çdo moment të ditës, dhe për të gjithë familjen.
Siguron një aftësi larëse të lartë, duke formuar një shkumë karakteristike të butë dhe delikate.
Me formulë të re, pH 5.5, siguron një qasje të afërt me ambientin fiziologjik, dhe ndihmon në parandalimin e irritimeve
Sasia 1 litër
ÇERTIFIKIMET BIO: BDIH, VEGAN OK, CRUELTY FREE, LIFE GATE ENERGY.
Nuk përmban:
Paraben, ngjyrues, aromatizues sintetikë, PEG, Sodium Laureth Suplhate (SLS), derivate hidrokarburesh, viskozantë sintetikë
PËRDORIMI:
Hidhni një sasi të vogël të produktit në pëllëmbën e dorës. Lani me delikatesë pjesët e jashtme intime dhe shplajini me ujë të vakët të bollshëm.
Mund të përdoret edhe disa herë në ditë, sipas nevojës.
Në Aromaterapi është baza ideale për t’u përzierë me vajra esencialë:
Shtoni në një dozë të larësit intim Aloe Vera 4-5 pika vaj esencialë 100% të pastër, nga më të preferuarit tuaj, dhe më të përshtatshmit për përdorimin specifik.