Sasia 150 gr
Erëz indiane.
Ndihmon në shëndetin e mëlçisë.
I ri
PËRSHKRIMI
Turmeriku (Curcuma Longa), erëza kryesore në kuzhinën indiane, konsiderohet nga shumë studiues si bima më e fuqishme në planet për të luftuar dhe parandaluar shumë sëmundje.
Vetitë e turmerikut janë të jashtëzakonshme dhe të studiuara gjerësisht; aktualisht janë botuar mbi 10,000 artikuj studimorë që vërtetojnë efektet e turmerikut, sidomos për njërin nga përbërësit e tij, KURKUMA.
Kjo e vendos turmerikun në krye të listës si një nga bimët mjekësore më efektive që ekzistojnë. Pas tij, bimët mjekësore më të studiuara janë hudhra, kanella, ginseng, xhinxheri dhe gjembi i gomarit.
Çfarë është Turmeriku?
Turmeriku e ka prejardhjen nga bima Curcuma longa , e cila rritet në Indi dhe në vendet e tjera të Azisë Juglindore. Rrënjët e thara të Curcuma longa bluhen, dhe përftohet pluhuri i turmerikut me një ngjyrë të verdhë të spikatur.
Te turmeriku gjenden shumë përbërës kimikë, të quajtur kurkuminoide. Substanca aktive te turmeriku është kurkuma. Kurkuma është ajo çfarë e bën turmerikun një “ushqim funksional”, i përkufizuar nga Mayo Clinic si “ushqimi që ka një efekt pozitiv potencial në shëndet, përtej ushqimit bazik”.
Turmeriku nuk është thjesht i mirë-studiuar, pabesueshmërisht potend dhe historikisht domethënës, por është dhe shumë i sigurt, gjithashtu. Turmeriku ka shumë pak efekte anësore të njohura; dhe ato që ekzistojnë, janë shumë të rralla dhe përgjithësisht të lehta.
Rekomandohet:
.
EFEKTET
PËRBËRËSIT
100% rrënjë turmeriku (kurkuma) e bluar.
Suplement dietik
PËRDORIMI
Rekomandohet të meret 3gr në ditë (1 lugë caji). Turmeriku është 70% me tepër efektiv nëse e konsumohet së bashku me yndyrna të shëndetshme.
Rekomandohet të përdoret i përzierë me hirrë.
Mund të përdoret gjithashtu edhe si erëz.
Rekomandohet si maskë fytyre, për të eleminuar aknet, njollat, rrathët e syve dhe për ti dhënë shkëlqim lëkurës së fytyrës. Recetën e maskës mund ta lexoni këtu
{/tabs}