4 500 Lekë


Përshkrimi

  • XHELI TOTAL BODY ME MUKUS KËRMILLI 90% është një xhel kozmetik eko-biologjik, me fuqi shumë të lartë elastizuese, anti-bakterial dhe anti-strijë. për fytyrën dhe trupin.
  • Përqindja e lartë e mukusit të kërmillit në formulën e tij, siguron rezultate të shkëlqyera kundër: Strijave, akneve, njollave të lëkurës, humbjes se tonit dhe shkëlqimit të lëkurës, dehidratimit, celulitit dhe rrudhave.
Lexo përshkrimin e plotë

I ri

I disponueshem

Referenca: 47019

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Sasia 100 ml

Xheli Total Body BioSnail 90% është një xhel kozmetik eko-biologjik, I freskët dhe me përthithje të shpejtë, me fuqi shumë të lartë elastizuese, anti-bakterial dhe anti-strijë.

I formuluar me mukus kërmilli me përqëndrim shumë të lartë (90% e formulës), ky xhel lufton fuqishëm shenjat në lëkurë, si strijat dhe çikatriçet.

Mukusi i Kërmillit përmban Acid Glikolik, i cili është pastrues dhe rinovues i lëkurës. Kjo substancë zbeh shenjat në lëkurë si pasojë e një veprimi të fortë rigjenerues në lëkurë.

Prezenca e Alantoinës, ndihmon për balancimin e efektit të Acidit Glikolik, duke zbehur shenjat e kuqe tipike të akneve në fytyrë dhe trup.

Ndihmon për të eleminuar njollat e lëkurës, lufton shenjat e moshës dhe stimulon prodhimin natyral të Elastinës dhe Kolagjenit, duke ndihmuar edhe lëkurën e moshuar.

Përtej efektit kozmetik, ky xhel ndihmon dhe për trajtim anti-celulit, duke reduktuar dehidratimin e lëkurës, e forcon dhe lufton humbjen e tonifikimit të saj.

Mukusi i Kërmillit është një substancë e jashtëzakonshme natyrale, që ka efekte të shumëfishta, dhe në saj të përqëndrimit shumë të madh në këtë xhel.

EFEKTET:

1. Lufton strijat dhe çikatriçet dhe rigjeneron lëkurën.

2. Zbeh shenjat e kuqe  të akneve në fytyrë dhe trup.

3. Zbeh njollat e moshës në lëkurë.

4. Lufton celulitin dhe tonifikon lëkurën.

 

EFEKTET E PËRBËRËSVE:

MUKUS KËRMILLI - ushqyes, hidratues, elastizues, antioksidant.

Kërmilli prodhon një sekrecion të përbërë nga substanca të ndryshme me interes të madh kozmetik, si:

a. Alantoina: Substanca që stimulon rigjenerimin e indeve, nxit gjenerimin e epidermës, dhe favorizon rritjen e keratinociteve (duke zëvendësuar qelizat e vdekura me qeliza të reja).
b. Elastina: Proteinë që i jep elasticitet lëkurës.
c. Kolagjeni: Përbërës themelor i lëkurës, i cili vepron si hidratues dhe zbutës. Falë vetive elastizuese, tonifikon dhe zbut lëkurën.
d. Acidi glicolik: Lejon krijimin e shtresave sipërfaqësore të lëkurës, dhe stimulon krijimin e Kolagjenit, duke e bërë lëkurën të shndritshme.
e. Vitaminat, aminoacidet esenciale dhe proteinat: ndihmojnë qarkullimin periferik të gjakut dh “oksigjenojnë lëkurën”, duke garanduar furnizimin e saj me ushqyes dhe hidratim. Për më tepër, vitaminat ushtrojnë në lëkurë një veprim antioksidues dhe antiplasaritje.

-UJI AKTIV I MUKUSIT TË KËRMILLIT – antioksidues, ushqyes, hidratues, elastizues. 
I përftuar nga hidroliza enzimatike e Mukusit të Kërmillit në mjedis ujor. Një përbërës i gjeneratës së fundit, që bazohet në përdorimin një serie procesesh bioteknologjike enzimatiko-sekuenciale. Rezultati i përftuar është rritja e fuqisë antioksiduese dhe një përmirësim i përthithjes së përbërësve aktivë të kremit nga lëkura.

-ACIDI JALURONIK – hidratues, volumizues
Acidi Jaluronik është një nga komponentët kryesorë të indeve lidhës të njeriut dhe i jep rezistencë dhe forcë lëkurës, duke mirëmbajtur strukturën e saj. Acidi Jaluronik është në gjendje të lidhë një numër të madh të molekulave të ujit duke siguruar hidratimin e lëkurës. Ky përbërës, zotëron gjithashtu veti filmogjene dhe viskozante.


-VAJ BIOLOGJIK ULLIRI (Olea Europaea Fruit Oil **) - zbutës, mbrojtës, antirrudhë.
Përbërësi i njohur tashmë për vetitë e tij zbutëse, mbrojtëse, antirrudhë. Stimulon proceset riparuese të dermës dhe epidermës. 

ÇERTIFIKIMI BIO: AIAB

Nuk përmban: NGJYROSËS, PARABEN, SILICON, DERIVATE HIDROKARBURE

Nuk përmban ngjyrosës; ngjyra e kremit varet eksluzivisht nga prania e substancave me origjinë natyrale.

 

PËRDORIMI:

Aplikoni një sasi xheli në fytyrë apo trup dhe masazhojeni butësisht e mollëzat e gishtave deri në përthithjen e plotë nga lëkura.

 

Reviews (0)