Rreth librit
Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike...
I ri
Rreth librit
Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Një roman i patëdytë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimësisë. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote. Dhe nëpërmjet po të njëjtës alkimi dhe magji çliruese, bota ilire e shekullit III para Krishtit, depërton thellë në qenien, jetën, botën, shqisën dhe frymëmarrjen tonë prej lexuesi.
Një roman i ngjeshur pasionant me një dramacitet të lartë, ku historia gërshetohet me aventurat, mitet, legjendat, gojëdhënat, me personazhet e vërteta dhe qeniet imagjinare, por mbi të gjitha, me magjinë e një dashurie përvëlonjëse, të ngjizur me lëndë hyjnore, të sprovuar në zjarrin e betejave, por edhe të shënjuar nga tradhtia, nga keqkuptimi vdekjeprurës dhe nga një fund tragjik: dashuria e mbretëreshës Teutë për gjeneralin grek Demetër Faros, që me të drejtë mund të quhet edhe romani i dashurisë par excellence.
Është një simfoni që dikton dhe udhëheq bindshëm jo vetëm gjuhën, ritmin, shqisat dhe stilin e autorit, por edhe frymën, ritmin, shqisat dhe përjetimet e lexuesit