600 Lekë


Përshkrimi

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

Kanë mbetur 2 ne stok

Referenca: 26059

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Ernest K., shkrimtar dhe studiues i krijimitarisë popullore shqiptare, gjendet i përfshirë në një situatë të çuditshme të formimit dhe ngritjes së një kënge popullore.

Shkrimtarin e kanë ftuar të shohë ngjizjen e një kënge, që një miku i vet malësor ia kushton gruas të së vëllait të vdekur, pikërisht se ajo ishte sjellë si heroinë duke vrarë një burrë që kërkonte t’i merrte nderin.

Paçka se gjithçka duket e pastër si drita e diellit dhe këngëtari popullor duhet vetëm të hedhë në letër trimërinë e pashoqe të gruas, disa veprime thuajse të padukshme për një sy të pastërvitur, do ta shtyjnë Ernest K.-në, të kthehet gati në një  dedektiv, ai kërkon të shohë përtej legjendës, kërkon të gjejë të vërtetën që gjendjet pas patosit dhe epikës së kësaj kënge. Çfarë fshihet në të vërtetë pas kësaj? Cili është mëkati që kërkojnë të mbulojnë? Dhe kjo gjë do ta bëjë të mendojë për qenësinë dhe vërtetësinë  e legjendave të “Rozafës” dhe të “Kostandinit e Doruntinës”. Vërtet Rozafa u muros e gjallë për të mbajtur në këmbë kështjellën? Vërtet Kostandini e martoi të motrën larg për hir të miqësisë dhe i dha besën se do ta sillte sa herë që nëna të kish nevojë?

Shkrimtari tashmë rrëmon në ndërgjegjen kolektive të popullit për të dhënë një këndvështrim tjetër nga ai që jemi mësuar të shohim prej shekujsh.

Ky është një libër që do të shkaktojë debate të shumta mbi vërtetësinë e legjendave. A janë, vallë, patriotizmi, besa, flijimi dhe vetsakrifikimi për hir të atdheut thelbi i vërtetë i tyre? 

 

Produktet që keni parë

Reviews (0)