“...të dy më këmbë, të rinj e të bukur, përballë fotografit, me një hije serioziteti solemn (ndoshta shprehje frike nga “makina”), që është e pamundur të ndalet, e cila mbërthen figurën, mbi...
I ri
“...të dy më këmbë, të rinj e të bukur, përballë fotografit, me një hije serioziteti solemn (ndoshta shprehje frike nga “makina”), që është e pamundur të ndalet, e cila mbërthen figurën, mbi fytyrat e ruajtura përjetësisht të ngurosura kësisoj, ngaqë parandienin se dita që do të vinte më pas do të ishte pashma-ngshmërisht e ndryshme, një tjetër ditë...
Ime më e ka bërrylin e djathtë të mbështetur mbi një kolonë të lartë, ndërsa në dorën e majtë, të flakur çrregullt përgjatë trupit, mban një lule. Im atë e kalon krahun e djathtë pas shpinës së mamasë e dora e tij me kallo shfaqet mbi shpatullën e saj si të ishte një flatër. Të dy qëndrojnë, të trembur, mbi një tapet me degëzime. Në sfond, pëlhura vë në dukje arkitektura të vagëlluara neoklasike.”
Dhe arrita në përfundimin: “Duhej të vinte patjetër dita kur do t’i rrëfeja këto gjëra. Asnjëra prej tyre nuk ka rëndësi, veçse për mua.
Një gjysh berber nga Afrika e Veriut, një tjetër gjysh bari derrash, një gjyshe mrekullisht e bukur, dy prindër hijerëndë e të sjellshëm, një lule në një portret – cila gjenealogji tjetër mund të më interesojë? Te cili dru më i mirë se ky mund të mbështetem?”
[Nga fjala e mbajtur në ceremoninë e laureimit me çmimin Nobel.]