Para se të flesh është historia e një gruaje ekscentrike dhe të mrekullueshme nga familja Blom. Në një sagë, që ngacmon me mençuri, mprehtësi dhe stil, Linn Ullmann-i hulumton truallin e martesës e të amësisë me një humor të pamëshirshëm dhe me një vështrim të butë të dobësisë njerëzore.
I ri
Një histori rrëmbyese, melankolike, e prindërve që enden nga një vend në tjetrin. E fëmijëve që kërkojnë rrugën e tyre, dhe e rrugëve nëpër të cilat ata depërtojnë në të shkuarën dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Libri është befasues... një histori rrëmbyese dhe melankolike e prindërve, që enden nga një vend në tjetrin - dhe e fëmijëve, që kërkojnë rrugën e tyre - dhe e rrugëve, nëpër të cilat ata depërtojnë në të shkuarën dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Është një meditim i shkruar në mënyrë serioze për ngashënjimin, familjen dhe nevojën për të pasur një shtëpi. Stili i tij shkon prej shthurjes karnavaleske deri te realizmi i ftohtë dhe i kthjellët, i ndriçuar prej një përdorimi shpërfillës të fantazisë. Një roman i jashtëzakonshëm. Ai ka gjithçka prej asaj freskie (të stilit, tonit dhe këndvështrimit), që gjendet në romanet më të mira të përkthyera... Sepse është një krijim letrar i ri, i vërtetë, i mençur dhe zbavitës i një gruaje, që nuk ka nevojë të negociojë shumë për çështjet e gjinisë.