1 000 Lekë


Përshkrimi

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr...

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 39301

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

5 produkte te tjere ne te njejten kategori:

1 000 Lekë
Shitur (4)
2 ne stok
800 Lekë
I disponueshëm
800 Lekë
I disponueshëm
1 300 Lekë
Shitur (1)
I disponueshëm

Përshkrimi

Pragë, një ditë pas grushtit të shtetit të vitit 1948. Gremisja e studentit Ludvik fillon me një shaka, një pusullë ironike mbi optimizmin socialist dërguar një vajze bukuroshe, e cila e merr këtë shumë seriozisht. Ai përjashtohet nga partia dhe detyrohet të braktisë studimet. Punon dy vjet në miniera, ku jeta e tij merr një drejtim krejt të ndryshëm nga çka djaloshi kishte përfytyruar për të ardhmen e vet. Kur gjithë fijet e ekzistencës së tij duken të këputura, takon Luçian, "të cilës ia kishin prerë ëndrrën në mes". Ajo vjedh për të lule në varreza dhe i ofron një dashuri të ëmbël, enigmatike dhe të papërshkueshme. E humbet, sepse nuk di ta kuptojë. Do ta kuptojë, vite më vonë, Helena, gruaja të cilën, me ftohtësi, Ludviku do ta përdorë si mjet për hakmarrjen e tij. Shakaja, romani më i mirë i Kunderës, një radiografi e sistemit komunist në Çekosllovaki, i botuar e i ribotuar edhe në shumë vende të tjera të botës. "Historitë personale, kur ndodhin, a duhet të thonë diçka? Me gjithë skepticizmin tim, më ka ngelur pak supersticion irracional, siç është kjo bindje e çuditshme që çdo ngjarje që më ndodh duhet edhe të ketë një domethënie; që jeta na flet nëpërmjet aventurës së saj, na zbulon pak nga pak një sekret; paraqitet si një fjalëkryq që duhet zgjidhur, që historitë që ne jetojmë krijojnë njëherazi mitologjinë e jetës tonë dhe se kjo mitologji mban çelësin e të vërtetës dhe të misterit. A është një iluzion? Mundet, madje ka të ngjarë, por s'e shtyp dot këtë nevojë për të deshifruar vazhdimisht jetën time." Fragment nga libri

Produktet që keni parë

Reviews (0)