1 200 Lekë


Përshkrimi

Një përshkrim i detajuar i Shqipërisë nga Diktatura në Demokraci, ku përmes dokumentesh, arkivave të deklasifikuara dhe dëshmive personale autori trajton në mënyrë origjinale, pa pasion, raportet mes Tiranës dhe Uashingtonit. Kush do të kuptojë përmasën reale të legjitimitetit të elitës politike shqiptare dhe sjelljen ndaj fuqive të mëdha, duhet ta lexojë me patjetër këtë libër

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 41623

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

14 produkte te tjere ne te njejten kategori:

Përshkrimi

Në fillim të viteve ’90, Shqipëria, shteti më i mbyllur dhe më represiv i Europës, nisi një trazicion befasues pasi e kishte mbyllur veten për dyzet vjet në izolim komunist. Më përpara, nën një pushtet të rreptë diktatorial, shqiptarëve nuk iu lejohej të ushtronin fenë, të udhëtonin jashtë vendit, të vishnin xhinse apo të lexonin letërsi “dekadente” perëndimore. Duke përqafuar rishtas tregun e lirë dhe mundësitë e qeverisë së zgjedhur, shqiptarët filluan t’i përthithnin me uri risitë nga bota e jashtme. Ata hapën kafene, dyqane dhe gazeta. Muzika rok, më përpara e ndaluar, gjëmonte rrugëve. Por për Shqipërinë e ditëve tona hallet nuk kanë të sosur: në vitet që vazhduan, kombit do t’i binin në kokë zgjedhje të vjedhura, skandale korrupsioni, protesta të dhunshme dhe fantazmat e së ardhmes së pasigurt.

 “Shqipëria e Re” paraqet një histori të gjallë të rënies së regjimit komunist dhe të sprovave e mundimeve që e kanë bërë vendin të shndërrohej në shtetin që është sot. Libri jep një vështrim në thellësi të takimeve të fundit të Byrosë Politike dhe të revoltave të para studentore, rënien e regjimit stalinist, vërshimin e lumit të refugjatëve, shembjen e skemave masive piramidale, luftën në Kosovën fqinje dhe marrëdhëniet në zhvillim të pandërprerë me Amerikën. Fred C. Abrahams gërsheton përvojën personale prej më shumë se njëzet vjetësh punë në Shqipëri; intervista me shqiptarë dhe të huaj me pozita vendimtare që luajtën rol në politikën e vendit, duke përfshirë ish-anëtarë të Byrosë Politike, udhëheqës të opozitës, agjentë të zbulimeve, diplomatë dhe themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës; si dhe një hulumtim nga afër të qindra dokumenteve qeveritare, që më parë ishin sekret, nga Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara. Duke dokumentuar rrugën që ka bërë kombi nga diktatura e izoluar në një demokraci pluraliste në hapat e saj të para, Abrahams-i shqyrton me mjeshtëri se sa larg ka ecur Shqipëria dhe sa rrugë i mbetet ende për të bërë.

Në formën e një ligjërimi të pasur, “Shqipëria e Re” u jep lexuesve një vend në rreshtin e parë përballë betejës së fundit të Europës së Luftës së Ftohtë.

Thanë për librin

Tërësia e veprave për historinë politike të Shqipërisë në anglisht është e vogël, por libri i Fred C. Abrahams-it aktualisht është një kontribut i madh ndaj saj. I shkëlqyer dhe. para së gjithash, i lexueshëm; kushdo që ka interes për historinë e bashkëkohore të Shqipërisë dhe Ballkanit duhet të jetë mirënjohës që ai ia ka përkushtuar hedhjes në letër dijet e tij të thella për vendin dhe punën e palodhur në vitet ‘90.

– Tim Judah, autor i “Kosova: luftë dhe hakmarrje

Para një shekulli, Edit Durhami priu lexuesit në një udhëtim të gjatë nëpër vendin më të izoluar të Europës. Tani, te “Shqipëria e Re”, Fred C. Abrahams shërben si dëshmitar i luftës së dhimbshme të popullit të po atij vendi për të kapërcyer dekada terrori stalinist dhe për të zënë, për herë të parë, vendin që atij i përket me të drejtë në bashkësinë e Europës

– Chuck Sudetic, autor i “Gjak dhe hakmarrje: historia e familjes sonë për Luftën e Bosnjës

 

Reviews (0)