1 000 Lekë


Përshkrimi

Shqiponjat janë burrat dhe gratë që gjatë 50 viteve ishin mbyllur në kafaz e që u hodhën në Europë në vitet ‘90. Shqiponjat janë 3 milionë qytetarë të rrënuar që e plaçkisin vetë vendin e tyre. Një roman realist e autentik. Katër fate të tmerrshme që dëshmojnë egërsinë dhe vetminë. Si Shqiponjat. Nga i madhi, shumë i madhi Zykë.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

I disponueshem

Referenca: 41638

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

14 produkte te tjere ne te njejten kategori:

Përshkrimi

Cizia Zykë është aventurieri i fundit i shek. 20-të. Ai vjen si kërkues i arit me librin "Oro", si kontrabandist me librin "Saharaja", si gangster me librin "Parodia" dhe si romancier i suksesshëm me librat "Paranoïa", "Fièvres", "Alixe"...

Ky njeri u nis në kërkim të rrënjëve të tij: Shqipërisë, Tokës së Shqiponjave. Po takimi me të nuk i eci mbarë. Kur po përfundonte xhirimin e një filmi dokumentar, Cizia Zykë akuzohet për spiunazh dhe kontrabandë veprash arti. I fshehur si refugjat në Ambasadën e Francës në Tiranë, ai u largua me ndihmën e Quay d’Orsay-it.

Shqiponjat janë ata që ai kishte ndeshur gjatë peripecive të tij. Burra të tmerrshëm që një diktaturë e hekurt i kishte bërë si të marrë. Dinoja, ndërmjetësi i mallkuar, Skënderi, vrasësi me buzëqeshje prej engjëlli, Bunki, varfanjaku dhe Dhimitri, financieri i pamëshirshëm.

 

Është e rëndësishme të njohësh origjinën tënde. Diktatura paranojake e Enver Hoxhës vonoi takimin tim me tokën ku lindi im atë. Ishte 1990-a kur për herë të parë shkela tokën shqiptare. Shqiponjat është një roman. Personazhet janë të frymëzuar nga persona që kam takuar. Veprimtaritë e paligjshme që kam përshkruar, kanë ekzistuar.

Të gjitha vazhdojnë të ekzistojnë dhe sot. Faktet historike që kam përmendur janë të vërteta. Me Shqiponjat, unë mbyll portën e aventurës sime të gjatë sentimentale me Shqipërinë.

Cizia Zykë

Reviews (0)