I ri
Arexons Rain Off është një trajtues i veçantë për xhamin e makinës.
Aplikohet para ekspozimit ndaj reshjeve.
Krijon një shtresë të hollë ndaj ujit, ku uji nuk mund të qëndrojë në xhama sepse largohet lehtësisht nga era që fryn kur makina është në lëvizje me shpejtësi nga 50-60 km/h.
Formula speciale e Rain Off siguron që uji të shpërhapet në pika të vogla përpara se të grumbullohet.
Përdorimi i tij është i shpejtë dhe i thjeshtë.
TIPARET TEKNIKE
Transparent, pa ngjyrë
Erë alkoli
pH <1
MËNYRA E PËRDORIMIT
Në fillim duhet që të ngrini fshirëset e xhamit lart.
Pastrojeni xhamin plotësisht (rekomandohet.: SOLUCION XHAMI AREXONS GLASS CLEANER 500ML-31006/ 8367).
Thajeni me një pecetë të pastër xhamin.
Hiqeni kapakun mbrojtës transparent që mbron furçen e RAIN OFF.
Vendoseni aplikatorin me furçen që takon në xham dhe duke e shtypur aplikatorin lehtë shpërndajeni produktin duke kryer lëvizje në formë rrathësh.
Duhet të shpërndahet në mënyre uniforme.
Lëreni të thahet për 5 minuta.
Luçidojeni xhamin me një pecetë pastrimi siç është “PECETE PASTRIMI AREXONS PANNO MAGICO VETRI-1617”
PARALAJMËRIME
Fshijeni dhe mos lini asnjë gjurmë të RAIN OFF në trupin e makinës dhe në gominat izoluese.
Nuk duhet aplikuar në xhama që janë të ekspozuar në diell sepse mund të jenë të nxehtë.
Nuk aplikohet me furçë.
RUAJTJA
Në paketim të pahapur, në temperaturë ambienti dhe larg rrezeve të diellit, ruhet të paktën 3 vjet.
PAKETIMI
Aplikator plastik PE.
Sasia: 100 ml
Funksioni | Xhami, Lucidues |