800 Lekë


Përshkrimi

Ky libër paraqet një sintezë mbi partitë politike dhe problematikën e tyre. Ai përmban materiale të përditësuara, si dhe mjaft paragrafë të nënvizuar, që kanë për qëllim thellimin dhe ilustrimin e argumenteve.

Lexo përshkrimin e plotë
Dergohet nga 3-48 ore

I ri

Kanë mbetur 2 ne stok

Referenca: 40080

Shto në Listën e Dëshirave

Porosit me 1 Klik

Përshkrimi

Partitë politike përbëjnë kushtin sine qua non të funksionimit të regjimit përfaqësues. Përgjatë historisë, sa herë që vdiste një demokraci liberale, qoftë nga goditjet e disa luftëtarëve të çartur apo të disa guerileve nostalgjikë të absolutes rusoiane, vendimi i parë i padronëve të rinj ishte të shfuqizonin partitë në rastin e parë dhe /ose pluralizmin e partive në rastin e dytë. Shpesh herë, kur vuajnë nga mungesa e respektit borgjez nguten të krijojnë imitime partish: organizata pseudo moderniste ose rripa transmisioni në gjirin e një fronti. Dukuria partiake jo vetëm që është e pandashme nga demokracia perëndimore, por edhe përbën një tipar të veçantë të saj. Ndoshta për këtë arsye është e vështirë të përshtatet me klima të tjera. Në Perëndim, SHBA dhe Commonwealthi i Bardhë, bien në ekzotizmin simplist me sistemin e tyre dypartiak, me atë pothuaj dypartiak dhe me sistemin dy parti e gjysëm. Edhe vetë Mbretëria e Bashkuar nuk e njeh sistemin dypartiak: shumë parti arrijnë të kenë një përfaqësim shumë të dobët në parlament falë manipulimeve në mënyrën e votimit. Europa duket se është vendi i parapëlqyer i dukurisë partiake, i cili për më tepër, e kufizon veprimin e tij brenda vendeve perëndimorë. Për shkak të këtyre karakteristikave ai kthehet në një objekt të preferuar për dijen politike. Cilat mund të ishin konturet e një sociologjie politike të partive? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje do të na lejojë të përkufizojmë partitë dhe të organizojmë gjithë librin.

Reviews (0)